TRAU I HEKURUDHËS NË FSHATIN LLOPATE TË KUMANOVËS NGRIHET KUR KALON TRENI DHE ULET KUR NUK KA TREN

    TRAU I HEKURUDHËS NË FSHATIN  LLOPATE TË KUMANOVËS NGRIHET KUR KALON TRENI DHE ULET KUR NUK KA TRENTrau ishte i ngritur dhe komunikacioni zhvillohej normalisht. Në një moment kaloi treni. Vetura ndaloi papritur para nesh, e më pas edhe ne. Ja si ndodhin fatkeqësitë në hekurudhat e Maqedonisë. Nuk e dimë nëse ka dikush që është përgjegjës për këto punë”, thotë një dëshmitar i cili në mes të atij paniku ka arritur të bëjë fotografi të kalimit (Foto: foto amatore)

    Për fare pak është shmangur fatkeqësia në fshatin e Kumanovës Llopate, që kur është prishur sinjalizimi hekurudhor në udhën hekurudhore Shkup-Beograd. Një tren i cili ka ecur në hekurudhën Shkup-Tabanovcë pa lajmëruar, ka prerë rrugën e makinave të cilat kanë ecur në rrugën rajonale Kumanovë-Lipkovë, ndërkohë që trau ka qenë i ngritur dhe nuk kanë qenë të ndezura dritat dhe sinjalizimi me tingull.

    “Duhej fare pak që të na shkelte treni. Trau ishte i ngritur dhe komunikacioni zhvillohej normalisht. Në një moment u shfaq treni. Makina para nesh bëri një ndalje të papritur dhe pas saj edhe ne. Ja se si ndodhin fatkeqësitë nëpër hekurudhat e Maqedonisë. A ka dikush përgjegjës për këtë punë”, thotë një dëshmitarët i cili në gjithë atë panik kishte arritur të bënte një fotografi të kalimit.

    Trau ishte i ngritur dhe komunikacioni zhvillohej normalisht. Në një moment kaloi treni. Vetura ndaloi papritur para nesh, e më pas edhe ne. Ja si ndodhin fatkeqësitë në hekurudhat e Maqedonisë. Nuk e dimë nëse ka dikush që është përgjegjës për këto punë”, thotë një dëshmitar i cili në mes të atij paniku ka arritur të bëjë fotografi të kalimit (Foto: foto amatore)

    Për fare pak është shmangur fatkeqësia në fshatin e Kumanovës Llopate, që kur është prishur sinjalizimi hekurudhor në udhën hekurudhore Shkup-Beograd. Një tren i cili ka ecur në hekurudhën Shkup-Tabanovcë pa lajmëruar, ka prerë rrugën e makinave të cilat kanë ecur në rrugën rajonale Kumanovë-Lipkovë, ndërkohë që trau ka qenë i ngritur dhe nuk kanë qenë të ndezura dritat dhe sinjalizimi me tingull.

    “Duhej fare pak që të na shkelte treni. Trau ishte i ngritur dhe komunikacioni zhvillohej normalisht. Në një moment u shfaq treni. Makina para nesh bëri një ndalje të papritur dhe pas saj edhe ne. Ja se si ndodhin fatkeqësitë nëpër hekurudhat e Maqedonisë. A ka dikush përgjegjës për këtë punë”, thotë një dëshmitarët i cili në gjithë atë panik kishte arritur të bënte një fotografi të kalimit.

    Sipas banorëve problemi është krijuar atëherë kur është vendosur një pajisje elektrike për menaxhimin e traut. (Foto: SDK.MK)

    Nëpër fshatin Llopate brenda ditës kalojnë pesë trena me pasagjerë, katër në Tabanovcë dhe një tren ndërkombëtar për në Beograd, plus ata të mallrave. Rruga drejt Lipkovës, është shumë më e frekuentuar, pasi u shërben 30.000 banorëve të fshatrave dhe prandaj ky problem duhet të zgjidhet sa më shpejtë të jetë e mundur pa ndodhur ndonjë fatkeqësi tjetër.

    Banorët janë paraqitur disa herë për këtë problem në Hekurudhat e Maqedonisë të cilët kanë ardhur dhe e kanë rregulluar traun, por për një kohë të shkurtër ai është kthyer ashtu siç ka qenë.

    Ndërmarrja publike Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura Shkup, e cila është përgjegjëse për menaxhimin dhe rregullimin e pajisjeve të infrastrukturës dhe sistemeve të saj, pranon se njëkohësisht paraqiten edhe defekte, por pohojnë se ekipet e intervenimit punojnë 24/7 dhe përpiqen që të reagojnë menjëherë pas dëmtimit të pajisjeve në rastin kur ato nuk punojnë normalisht.

    Që aty fillimisht thanë se nuk është e mundur të ketë ndodhur një incident në Llopate, por u vërtetuan kur ia dërguam fotografinë e dëshmitarit.

    “Hekurudha ka nënshkruar mënyrë për të punuar dhe në rast defekti të kalimit rrugor, gjegjësisht kur kalimi rrugor nuk punon, vozitësi i makinës merr urdhëresë sipas të cilës duhet të ndalet para kalimit, që të mund të sigurojë kalimin dhe me 5km/orë të mund të kalojë. Besoj se fotografia që mora për lëvizjen e makinës nëpërmjet kalimit është në bazë të procedurës së lartpërmendur dhe me një shpejtësi minimale, pasi kalimi rrugor ka qenë me defekt. Rasti për të cilin flisni ju në shkresën tuaj është evidentuar, janë marrë masa dhe problemi është zgjidhur. Urojmë që probleme të këtilla të ketë gjithmonë e më pak, por nga ana tjetër përpiqemi që me ndërtimin e një rruge hekurudhore nga Korridori 8 i cili kalon në vendin e njëjtë dhe që është në fazë ndërtimi e sipër, të mund ta zgjidhim në mënyrë tjetër, gjegjësisht të mos ketë takim të rrugës dhe hekurudhës”, tha në përgjigjen e tij Petar Spasovski, ndihmës drejtor në Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastrukturë.

    Në territorin e Hekurudhave të Maqedonisë – Insfrastruktura janë evidentuar 300 kalime rrugore, nga të cilat 200 janë siguruar me shenja komunikacioni dhe sinjalizim rrugor, përderisa 100 të tjerat janë siguruar me sinjalizim drite dhe tingulli dhe me trarë siç është kalimi rrugor Llopate dhe hekurudha Kumanovo-Tabanovce.

    “Duhet përmendur se pavarësisht vjetërsisë së aparateve dhe vështirësive me të cilat përballemi rreth blerjes së pjesëve rezervë ato funksionojnë dhe e kryejnë punën e tyre. Edhe ne përkujdesemi që aparatet të jenë gjithmonë të rregulluara dhe me funksion të mirë, që në fund të fundit do të thotë siguri në komunikacionin hekurudhor”, shton Spasovski.

    S. NIKOLIQ

    Симнете ја мобилната апликација

    ©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира