Armela, vajza nga Gostivari, ka mundësi të jetë një nga viktimat e sulmit terrorist në Mynih, deklarojnë mediat kosovare.
Nëna e Armelës, Nazmie Segashi, deklaroi për Gazeta Express: “Ime bijë ishte në dyqan në qendrën tregtare. Nga momenti i sulmit, celulari i saj ishte i fikur. Im bir menjëherë u nis ta kërkojë në spital.”
Në lidhje me gjendjen e vajzës akoma nuk ka asnjë informacion. Policia gjermane deklaroi që emrat e të vdekurve nuk do të shpallen derisa të jenë lajmëruar familjet e tyre.
Ambasadorja e Kosovës në ShBA, Flora Çitaku, në profilin e saj në twitter lajmëroi se mes viktimave gjendet edhe një shqiptar nga Maqedonia.
Sky News i Kosovës lajmëroi që mes të vdekurve është Sabina Sulaj, vajzë nga Kosova, për të cilën nëna e Armelës thotë se ka qenë shoqe e së bijës.“Gjithçka që di për Sabinën është se nënën e ka nga Shqipëria e babain nga Kosova. Dhe që ishte shoqja e Armelës”, deklaron Nazmija.