BOMBA E IMPROVIZUAR NË PARLAMENT NUK KA MUNDUR TË VRASË, POR VETËM TË BËJË PANIK, THONË NGA SIGURIMI

BOMBA E IMPROVIZUAR NË PARLAMENT NUK KA MUNDUR TË VRASË, POR VETËM TË BËJË PANIK, THONË NGA SIGURIMINë korridorin e katit të parë, pas 4 ditësh nga sulmi i organizuar në Parlament është gjetur një petardë e improvizuar eksplozive me fitil që ka qenë i lidhur me ngjitës tek boca e plinit për mbushje të shkrepseve. (Foto: printsktin nga AlsatM)

Pajisja eksplozive e cila ishte gjetur të martën në njërin prej korridoreve të Parlamentit, nuk ka qenë e vendosur më 27 prill, por disa ditë pas sulmit të organizuar të Parlamentit, thonë nga burimet e Parlamentit.
“Përse është vendosur disa ditë pas sulmit të Parlamentit? Duket se dikush do të nxisë frikë dhe panik tek të punësuarit, pasi nëse me të vërtetë duan,lehtësisht mund të zbulohet se kush i ka vendosur, sepse ka kamera”, deklaruan të punësuarit për SAKAMDAKAZAM.

Një pjesë e të punësuarve me të cilën kemi biseduar thanë se kanë qenë të befasuar që sigurimi i Parlamentit ka gjetur një pajisje të improvizuar, pasi menjëherë pas sulmit të Parlamentit, më 27 prill, asnjëri nga të punësuarit nuk ka vënë re se ka pasur diçka të dyshimtë në korridoret.

Pajisja është gjetur në pjesën e kabinetit të spikerit. Burimet nga sigurimi i Parlamentit na kanë deklaruar që ajo nuk ka qenë e rrezikshme për jetë por ka mundur të shkaktojë panik dhe djegie tek ata që mund të kenë qenë në afërsi nëse do të kishte eksploduar. Të njëjtat burime thonë se kamerat e parlamentit kanë punuar dhe se nëse dikush ka dashur ka mundur të shikojë se kush e ka vendosur pajisjen.
Nga MVR kanë deklaruar se bëhet fjalë për petardë me fitil të ngjitur për një bocë plini për mbushjen e shkrepseve.

G. TËRPENOSKI

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира