ÇDO FËMIJË I DYTË NË MAQEDONI MJEKOHET NGA SËMUNDJET E FRYMËMARRJES PËR SHKAK TË NDOTJES

a:1:{s:9:"td_source";s:24:"Shkup,(SAKAMDAKAZAM.MK)

    ÇDO FËMIJË I DYTË NË MAQEDONI MJEKOHET NGA SËMUNDJET E FRYMËMARRJES PËR SHKAK TË NDOTJES

    Fëmijëve në Maqedoni u është cenuar e drejta më elementare – e drejta për jetë, reagoi organizata joqeveritare SOS – Ambasada e parë e fëmijëve, me rastin e ndotjes masive të ajrit.

    Sipas të dhënave të Bankës Botërore, ndotja e ajrit në Maqedoni vret 1.350 njerëz në vit. Fëmijët janë grupi më i ndjeshëm, sepse organizmi i tyre është në zhvillim dhe marrim frymë më shpesh dhe si pasojë thithin më shumë materie të ndotura në trup.

    “Çdo fëmijë i dytë, vitin e kaluar është mjekuar nga sëmundje të frymëmarrjes më së shumti si pasojë e drejtpërdrejtë e ajrit të ndotur”, thotë dr. Dragan Gjorges nga Instituti për shëndet publik.

    Sipas tij, fëmijët janë më të rrezikuarit, sidomos në sezonin e ngrohjes, kur përqëndrimi i grimcave pm rritet.

    Dr. Gjorgev shpjegon se fëmijët janë më të ndjeshëm se sa të rriturit në moshë kundrejt ndotjes së brendshme dhe të jashtme të ajrit, sepse mushkëritë e tyre, truri dhe sistemi i imunitetit akoma janë në zhvillim e sipër, kurse trakti i tyre i frymëmarrjes ka më shumë pore. Gjithashtu, fëmijët e vegjël marrin frymë më shpejt se sa të rriturit dhe thithin më shumë ajër në krahasim me madhësinë e tyre trupore.

    Hulumtimi “Pastroni ajrin për fëmijët” (UNICEF), tregon që ndotja e ajrit është faktor i rëndësishëm për pothuajse 600.000 fëmijë, më pak se 5 vjeç, çdo vit dhe është kërcënim për jetët dhe të ardhmen e miliona të tjerëve çdo ditë.

    Maqedonia është nënshkruese e Konventës për të drejtat e fëmijës. Sipas nenit 6 nga Konventa, Republika e Maqedonisë, si nënshkruese e Konventës, është e detyruar që fëmijëve t’iu sigurojë një jetesë ku të mund të zhvillohen normalisht, rikujton SOS.

    Симнете ја мобилната апликација

    ©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира