DEPUTETËT E VMRO-DPMNE-SË MBAJNË KUJDESTARI NË PARLAMENT DERISA TË LARGOHET SHUMICA

DEPUTETËT E VMRO-DPMNE-SË MBAJNË KUJDESTARI NË PARLAMENT DERISA TË LARGOHET SHUMICAIlija Dimovski dhe Antonio Milloshoski gjatë pauzës së seancës konstitutive në Parlament (Foto: Gj. Liçovski)

Deputetët e VMRO-DPMNE-së këtë javë do të mbajnë kujdestari në mënyrë që shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM të mos mund të hyjë papritur në ndonjërën nga sallat më të vogla të parlamentit dhe nën udhëheqjen e më të moshuarit nga përbërja e deputetëve, Branko Manojllovski nga BDI, si kryesues, të zgjedhë kryetar të Parlamentit.

Disa deputetë nga shumica paralementare thonë se kanë vënë re se kanë qenë vazhdimisht të përndjekur, ndërsa sytë e deputetëve të VMRO-DPMNE-së kanë qenë gjatë tërë kohës të drejtuar kah salla “Boris Trajkovski”, e cila, përveçse është e madhe, ka edhe foltore dhe pult për kryetar dhe shërbim paralementar, mund t’i mbledhë të gjithë 67 deputetët të shumicës parlamentare dhe është salla e vetme që është gjithnjë e hapur.
Për dallim nga sallat e tjera të parlamentit, të cilat sipas protokollit të sigurimit janë të mbyllura për arsye sigurie, “Boris Trajkovski” mbetet e hapur gjatë seancave plenare, ndërsa pas orës 18 edhe ajo mbyllet. Gjendet mu pranë sallës së madhe plenare.

“Përveçse na ndjekin kur shkojmë për kafe apo për konsultime partiake, ata na ndjekin edhe kur shkojmë në shtëpi çdo ditë gjatë javës së fundit. Në ora 18, ndërkohë që ne, BDI, Aleanca e Shqiptarëve, Besa dhe PDSH, nuk shkojmë në shtëpi pas orës 18, kolegët e VMRO-DPMNE-së nuk shkojnë para nesh. Kanë frikë se do të mbesim dhe do të zgjedhim kryetar pa dijeninë e tyre.”, thonë deputetët e LSDM.
Lideri i LSDM Zoran Zaev, sot, fillimisht në foltoren e parlamentit ndërsa pas kësaj edhe në pres konferencë tha që “kryetari i Parlamentit do të zgjidhet ose në sallën e parlamentit, ose në një sallë tjetër, në shkallë, në amfiteatrin e Fakultetit të Drejtësisë, në MANU, në Pelincë, në Krushevë apo në Stumicën time”.

S.K.DELEVSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира