DIMITRIEV, TODOROV, KANÇESKA-MILEVSKA DHE GRUEVSKI FSHEHIN SE JANË DEPUTETË, NUK DORËZOJNË FOTOGRAFI NË PARLAMENT

DIMITRIEV, TODOROV, KANÇESKA-MILEVSKA DHE GRUEVSKI FSHEHIN SE JANË DEPUTETË, NUK DORËZOJNË FOTOGRAFI NË PARLAMENTMinistri teknik, Nikolla Todorov në seancë në ParlAment (majtas); Ministrja teknike Eliabeta Kançeska-Milevska përqafon njërin nga sulmuesit e maskuar në Parlament në 27 prill (mes); deputeti Nikolla Gruevki në seancë konstitutive (djathtas); (Foto: SDK.MK dhe Fejsbuk/printskrin)

Që nga përbërja e parlementit në 30 dhjetor vjet, kryeministri teknik, Emill Dimitriev, ministrat teknikë Elizabeta Kançeska -Milevska dhe Nikolla Todorov, por edhe deputeti Nikolla Greuvski, deri më sot nuk kanë dorëzuar fotograFi dhe të dhëna perosnale në ueb faqen e Parlamentit.

“Pothuajse të gjithë deputetët e përbërjes së re parlamentare kanë dorëzuar fotografi, të dhëna personale, si dhe nivelin e arsimit të kryer. Vetëm udhëheqësia më e lartë e VMRO-DPMNE-së në krye me liderin Nikolla Gruevski, kryeministrin teknik Emill Dimitriev, ministrat teknikë Elizabeta Kançeska- Milevska, Nikolla Todorov dhe funksionarët e tjerë të cilët ishin të përzgjdhur për deputetË, nuk dorëzojnë të dhëna deri të shërbimet e parlamentit.

Pa fotografitë dhe të dhënat e tyre bazore, nuk mund ta përditësojmë ueb faqren e Parlamentit”, thonë shërbimet e parlamentit, në pyetjen se pse përmbajtja e deputetëve 2016-2020 të grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së ka vetëm 36 deputetë.

Për dallim nga udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së dhe liderit Nikolla Gruevski, 49 deputetët e LSDM-së, të gjithë janë me fotograFi dhe të dhëna në ueb faqen e Parlamentit. Në përmbajtjen e deputetëve të LSDM-së ndodhet edhe lideri Zoran Zaevi, i cili 4 muaj priste mandat nga kryetari Gjorge Ivanov për formimin e qeverisë së re.
“Gruevski deri në momentin e fundit mendonte se do të formojë qeveri ose se do të ketë zgjedhje të reja. Të njëjtjen gjë e mendonin dhe ministrat teknikë, të cilët nga 12 dhjetori ishin përzgjedhur për deputetët dhe nuk donin të dorëzonin fotografi që t’i vëmë si anëtarë të grupit të deputetëve, me kolegët e mbetur të partisë së tyre, të cilët në kohë e kanë përmbushur këtë detyrim ndaj Parlamentit. Më 17 maj, Ivanovi ia dha mandatin Zaevit, por që atëherë nuk kanë mbërritur fotografi prej këtyre deputetëve”, thonë në shërbimet e Parlamentit.

Mes atyre 15 deputetëve, të dhënat e të cilëve mungojnë në përbërjen parlamentare të VMRO-DPMNE-së 2016-2020, ka pasur dhe zëvendës-ministra të planifikuar, drejtorë dhe funksionarë shtetërorë të tjerë potencial, në rast se deputeti Nikolla Gruevski formon qeveri.

S.K. DELEVSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира