EDHE SHEQERINSKA ME KOKË TË THYER NGA SULMI I PARLAMENTIT

EDHE SHEQERINSKA ME KOKË TË THYER NGA SULMI I PARLAMENTITSheqerinska nuk arriti t’iu ikë dhunuesve në pres-qendrën, ndërsa në videot duket edhe sulmuesi. (Foto: Radio Slobodna Evropa/printskrin)

Deputetja dhe zëvendës kryetarja e LSDM-së Radmilla Sheqerinska sonte ka pasur intervenim kirurgjik në kokë për shkak të lëndimeve të marra në sulmin e Parlamentit Nga ajo që kuptuam nga burimet e spitalit, Sheqerinska sonte është dërguar në Qendrën e urgjencave të klinikave të Shkupit ndërsa plagët në kokë është dashur të qepen.

Siç mund të duket në videot e sulmit, Sheqerinska në Parlament në fillim u godit nga këmbët e stativit, kurse më pas ishte e sulmuar nga një njeri i moshuar, i cili ia tërhoqi flokët në mënyrë brutale. Në filmimet duket edhe sulmuesi.

Edhe Sheqerinska, ashtu si deputetët e tjerë, mes të cilëve edhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe lideri i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela, të cilët janë të lënduar më rëndë nga të gjithë, janë larg rrezikut të jetës.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира