FROSINA, FERIDI DHE STEVO JANË DOKTORË NË PARLAMENT

FROSINA, FERIDI DHE STEVO JANË DOKTORË NË PARLAMENTNë biografinë e shkurtër të të tre deputetëve shkruan vetëm se janë “doktorë”. (Foto: printskrin/Sobranie.mk)

Nën fotografitë e deputetëve të pavarur, profesorët Stevo Pendarovski dhe Ferid Muhiq, por edhe deputetja e LSDM-së Frosina Remenski, e cila gjithashtu është profesoreshë, në uebfaqen e Parlamentit qëndron vetëm fjala “doktor”.
Nga kabineti i kryetarit të Parlementit Talat Xhaferi thonë që nuk dinë se pse biografitë e këtyre deputetëve, të cilat kanë qenë të dorëzuara në kohë, kanë qenë shumë të pasura dhe kanë pasur përmbajtje së paku prej një apo dy faqesh, janë shkurtuar në “doktor” dhe kaq.
“Është i njëjti shërbim që me vite i bën biografitë e deputetëve në të gjitha përbërjet e deputetëve”, thonë bashkëbiseduesit.

Grupet e deputetëve në ueb faqen e Parlamentit edhe më tej janë të pakompletuara. Ato akoma azhurohen. Për dallim nga Remenski, Muhiq dhe Pendarovski, tek deputetja e pavarur Irena për shembull, qëndron i gjithë emri i titullit të saj, gjegjësisht i profesionit. Tek Stefanoska, nën fotografinë shkruan: Doktor i shkencave historike, Instituti i historisë kombëtare. Dhe te Renata Deskovska – Trenevska, para se të përzgjidhet ministre për arsim, që nga fillimi biografia ishte në rregull dhe qëndronte doktor i shkenvace të drejtësisë, Fakulteti i drejtësisë në Ljubjanë.

Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, nga ana tjetër, akoma figuron me vetëm 35 deputetë edhe pse ka fituar 51, me gjithë partitë e koalicionit. Nikolla Gruevski, Emill Dimitriev dhe Elizabeta Kançeska janë deputetë të VMRO-DPMNE-së, të cilët gjashtë muaj pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, akoma nuk dorëzojnë fotografi dhe biografi në ueb faqen e Parlamentit.
Në ueb faqen e Parlementit me përbërjen e deputetëve qëndron se të dhënat nuk janë të plota dhe që përgatitjet janë në proces e sipër.

S. K. DELEVSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира