GJITHË VITIN S’PUNON MAMOGRAFI NË SPITALIN E STRUMICËS, TË SËMURËT ME KANCER TË GJIRIT PAGUAJNË PËR ANALIZA PRIVATE

GJITHË VITIN S’PUNON MAMOGRAFI NË SPITALIN E STRUMICËS, TË SËMURËT ME KANCER TË GJIRIT PAGUAJNË PËR ANALIZA PRIVATEPaguajmë nga 1.500 denarë për një incizim në spitale private, thonë nga shoqata “Borka” në Strumicë. (Foto: SDK.MK)

Thuajse gjithë vitin nuk punon mamografi në spitalin e Strumicës që qe dhuruar para më shumë se dhjetë vjetësh dhe pacientet e këtij rajoni dërgohen në qendra tjera shëndetësore. S’është funksionale as eko-ja e gjirit, që funksionon, por që s’ka as dopler e as jep rezultate të shkruara rreth zhvillimit të karcinomëve të mundshëm.

Anëtarët e shoqatës “Borka” në Strumicë me muaj reagojnë kundër gjendjes, pasi s’mund të bëjnë analiza parandaluese e as të mësojnë se në ç’gjendje është sëmundja. Vitin e kaluar, në takim me kryesinë e spitalit të Strumicës dhe me ministrin Venko Filipçe, atyre iu premtua që spitali do të furnizohet me aparatet e nevojshme, por reparti i rentgenit ende nuk ka aparatë të rinj.

S’është funksionale as eko-ja e gjirit, që funksionon, por që s’ka as dopler e as jep rezultate të shkruara rreth zhvillimit të karcinomëve të mundshëm, që i detyron mjekët ta shkruajnë vetë atë që shohin. (Foto: SDK.MK)

“Është e vërtetë që mamografi ka disa muaj që s’punon. Detyrohemi të shkojmë në spitale private për të bërë incizime dhe për ta kuptuar gjendjen e karcinomit. Në spitalin e Strumicës ka radiologë të shkëlqyer, por ata s’i kanë aparatet e nevojshme. Paguajmë nga 1.500 denarë për një incizim në spitale private. Premtimi që spitali i Strumicës do të marrë eko dhe mamograf të ri mbetet i parealizuar, ndërsa përgjigje se kur spitali do të ketë aparate të reja ende s’ka”, tregon Keti Filçeva nga kancelaria e shoqatës “Borka” në Strumicë.

Në spitalin e Strumicës, për momentin, kanceri në gji mund të dallohet veç përmes aparatit të ekos së gjirit. Dr. Katerina Frenkova vërteton që mamografi s’punon, që detyron që pacientet të dërgohen në qendra tjera shëndetësore për t’i kryer analizat më më të hollësishme. Për momentin punojnë veç me eko, por që të fitohet një pasqyrë më e qartë nevojitet edhe mamografi, siç tregon edhe ajo. Sipas saj, nevojiten aparate të reja digjitale në repartin e rentgenit në Strumicë, pasi aparatet ekzistuese tashmë janë mjaft të vjetruara.

Drejtori i spitalit të Strumicës tregon që në afat prej tre muajsh spitali duhet të furnizohet me mamograf digjital, eko për gjirin dhe rezonancë magnetike, me vlerë prej gjysmë milion eurosh, dhurime nga Kuvajti. (Foto: SDK.MK)

“Kur bëhet fjalë për kancer të gjirit punojmë veç me ekon që është mjaft e vjetruar. Detyrohemi të shkruajmë vetë atë që shohim, pasi aparati nuk jep rezultate të shkruara rreth fazës së sëmundjes. Nëse dallojmë diçka, pacienteve iu kërkojmë të bëjnë kontroll mamografik. Nëse duam ta dallojmë dhe ta diagnostikojmë kancerin në kohë na nevojiten aparate të reja”, thotë dr. Frenkova.

Drejtori i spitalit të Strumicës tha që spitali, në afat tremujor, do të furnizohet me aparate të reja të diagnostikimit të kancerit të gjirit. Ai para një kohe qe në Sofje, ku nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me ambasadorin e Kuvajtit dhe ku u vendos që spitalit të Strumicës t’i dhurohet mamograf digjital, eko për gjirin dhe rezonancë magnetike, me vlerë prej gjysmë milion eurosh.

Ndryshe nga gjendja në Strumicë, në Gjevgjeli tashmë masivisht po kryhen analiza falas për zbulimin e hershëm të karcinomëve të gjirit dhe incizimet pritet të përfshijnë 400 gra nga qyteti, nga Bogdanci, Dojrani dhe nga viset rurale të këtij rajoni. (Foto: SDK.MK)

“Ambasadori i Kuvajtit në Bullgari përmes ambasadorit tonë atje, para një viti ishte në spitalin e Strumicës dhe i shqyrtoi nevojat tona. Para një muaji isha në Sofje dhe e nënshkruam marrëveshjen e dhurimeve. Pres që dhurimet t’i marrim me etapa dhe dhurimet do të jenë në shërbim të radiologëve për diagnostikim të hershëm. Pres të marrim mamograf digjital, eko dhe rezonancë magnetike. Sipas njoftimeve, aparatet duhet të mbërrijnë rregullisht nga marsi i vitit të ardhshëm”, deklaroi drejtori Naqe Gogov.

Ndryshe nga gjendja në Strumicë, në Gjevgjeli tashmë masivisht po kryhen analiza falas për zbulimin e hershëm të karcinomëve të gjirit. Bëhet fjalë për analiza në suaza të projektit “Informata rreth shëndetit” me Greqinë, me ç’rast me të ardhura nga BE-ja dhe Ministria e Shëndetësisë, në spitalin e Gjevgjelisë u sollën mamografë dhe eko të rinj. Drejtori i Spitalit, Dimitar Krxhev, tha që incizimet pritet të përfshijnë mbi 400 gra, jo vetëm nga Gjevgjelia, por edhe më gjerë.

“Në gjithë këtë organizim janë përfshirë gra jo veç nga Gjevgjelia, por edhe nga Bogdanci dhe Dorjani dhe nga viset rurale të këtij rajoni. I informuam edhe punëtoret e uzinave të tekstilit dhe ka mjaft interes. Tashmë kemi filluar me analiza falas që kryhen gjatë periudhës së fundjavës, për t’iu shmangur turmave në repartin e rentgenit. Pritet të përfshihen mbi 400 gra në këto incizime dhe tashmë kemi folur edhe me mjekët amë, që në të ardhmen përmes tyre të caktohen terminet për kontrolla parandaluese”, tha Krxhev.

Gjevgjelia dhe Strumica janë mes qyteteve ku numri i të vdekurve nga kanceri i gjirit është i lartë. Sipas të dhënave statistikore nga Instituti i shëndetit publik, nga kanceri i gjirit në vend vdesin rreth 250 gra, ndërsa numri më i madh i të vdekurve janë mes moshave 55-59 vjeç.

V. TRAJKOV

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира