Deri më tani nga shtatë deputetët e opozitës të cilët ishin të zënë nga kamerat e sigurimit se si e hapin derën e Parlamentit dhe i lënë demonstruesit që hynë në ndërtesën e Parlamentit më 27 prill, asnjëheri nuk ka qenë i thirrur për të dhënë deklaratë. Inçizimet nga kamerat e sigurimit, si material dëshmues, i mban Prokuroria publike e udhëhequr nga prokurori shtetëror Marko Zvërlevski, por deri më tani asnjë nga deputët nuk ka qenë i thirrur në dëgjim.
Profesorët e së drejtës penale të cilët i kontaktuam deklaruan që askush nuk e pengon prokurorin publik që të thërrasë në dëgjim deputetët, edhe në rast se ata kanë imunitet. Kufizimi vlen vetëm nëse kërkohet paraburgim për ndonjë deputet në rastin kur ai është i përfshirë në kryerjen e një vepre penale, për të cilën parashikohet dënim me burg me kohëzgjatje prej së paku pesë vjetësh.
Televizionet Telma dhe AlsatM publikuan incizime të reja nga kamerat e sigurimit në hollin e Parlamentit, në të cilat duket se deputetët e VMRO-DPMNE-së Kërsto Mukoski, Sasho Vasilevski hapin dyert e hyrjes, ndërsa në drejtimin e turmës ndihmojnë Johan Tarçullovski, Zhaklina Peshevska, Ilija Dimovski, Ljuben Arnaudov, dhe deputeti i partisë socialiste Ljupço Dimovski. Në inçizimet mes anëtarëve në sulmin e organizuar në Parlement janë edhe funksionerë dhe të punësuar në MPB, ARM dhe DSK.
Sipas kushtetutës, deputeti ka imunitet dhe nuk mund të dërgohet në parabugrim pa miratimin e Parlamentit, përveç se nëse është i përfshirë në kryrjen e ndonje vepre penale, për të cilën i është shkruar dënim me burg në kohëzgjatje prej të paktën pesë vjetësh. Parlamenti mund të vendosë të zbatojë imunitet mbi deputetin dhe kur ai vetë nuk e ka kërkuar atë, nëse ajo është e rëndësishme për shkak të kryerjes së funksionit si deputet”, shkruan në Kushtetutë.
Në Rregullores së Parlamentit shkruan që kërkesën për miratim për paraburgim të deputetit, si dhe lajmërimin që deputeti është i paraburgosur, organi kompetent e dorëzon deri tek kryetari i Parlamentit. Organi kompetent e lajmëron kryetarin e Parlamentit për paraburgimin dhe deputetin edhe kur ai nuk ka kërkuar që të ketë imunitet.
Kryetari i Parlamentit, kërkesën për miratim për paraburgim, gjegësisht lajmërimin që deputeti është i paraburgosur menjherë e dorëzon në Komisionin për Rregulloren, Mandatin dhe Imunitetin. Komisioni është i detyruar ta shikojë kërkesën, gjegjësisht lajmërimin dhe në afat prej dy ditësh të dorëzojë raport deri tek kryetari i Parlamentit.
Në rastin specifik të Maqedonisë, edhe kur ka kërkesë për paraburgim, nuk ka se kush ta shikojë, pasi akoma nuk është formuar ]Komisioni për Rregulloren, Mandatin dhe Imunitetin.
Komisioni i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë ka përgatitur raport të veçantë për sulmin e organizuar dhe brutalitetin dhe dhunën në Parlamentin e Maqedonisë në 27 prill, ndërsa mes veprave të shaktuara penale janë edhe tentimet për vrasje. Raporti i referohet edhe cënimit të të drejtave dhe lirive të garantuara me Kushtetutë dhe të sanksionuara me Rregulloren penale. Përmban gjithsej 28 vepra penale, nga të cilat 18 tashmë kanë një numër të ndjeshëm dëshmish dhe 10 vepra penale për të cilat ekziston dyshim se nuk janë kryer. Shkaktarët e mundshëm janë të ndarë në katër grupe: organizatorët, zbatuesit, shërbimi policor, dhe eprorët e tyre.
Veprat penale dalin nga 8 kapituj të Rregullores penale, ndërsa ishin të drejtuara kundër: 1)jetës dhe trupit 2) lirive dhe të drejtave të qytetarëve, 3) pronës, 4) sigurisë, 5) shtetit, 6) detyrimit zyrtar, 7) drejtësisë 8) rregullit publik, thotë raporti.
Njëkohësht, Komisioni i Helsinikit me raportin nga MPB dhe Prokuroria themelore publike ka kërkuar që të fillojë procedurë parahetimore për vërtetimin e përgjegjësisë penale për veprat penale të përfshira në raport. Ky raport i veçantë i referohet veprave penale të identifikuara nëpërmjet fotografive, materialeve audio dhe video dhe dëshmive, si dhe veprave penale për të cilat ekzistojnë dyshime, por akoma nuk është hetuar nëse kanë ndodhur dhe nga kush.
G. TËRPENOSKI