JU NJOFTOJMË ME SËMUNDJET E RRALLA: HIPEROKSALURIA PRIMARE TIP 1

JU NJOFTOJMË ME SËMUNDJET E RRALLA: HIPEROKSALURIA PRIMARE TIP 1

Hiperoksaluria primare tip 1/Primary hyperoxaluria type 1

ICD: E 72. 53

Incidenca: 1/120.000 në vit

Hiperoksaluria primare tip 1 (PH1) është forma më e zakonshme e hiperoksalurisë primare. Është një sëmundje e rrallë e trashëguar që prek kryesisht veshkat. PH1 ndodh në një në 120.000 lindje dhe transmetohet në mënyrë autosomale recesive. Rezulton nga akumulimi i një substance të quajtur oksalat, e cila normalisht filtrohet nga veshkat dhe sekretohet në urinë. Te pacientët me PH1, oksalati i akumuluar deponohet në veshka dhe traktin urinar, lidhet me kalciumin dhe formon një përbërje të patretshme të quajtur oksalat kalciumi. Kjo përbërje krijon gurë në veshka dhe traktin urinar.

Simptomat:

PH1 mund të shfaqet në çdo moshë, por simptomat dhe ashpërsia e sëmundjes ndryshojnë. Rreth 20% e pacientëve me PH1 kanë një formë të rëndë të sëmundjes që fillon në moshën e foshnjes. Në të kundërt, disa pacientë me PH1 jetojnë pa asnjë simptomë deri në moshën 50 vjeç. Mosha mesatare në të cilën fillon sëmundja është rreth 5 vjet.

Shenjat e përfshirjes së veshkave mund të shkojnë nga nefrokalcinoza dhe zhvillimi i insuficiencës renale në moshën e foshnjës deri në simptoma të paskoshme nga gurët në veshka tek të rriturit. Gurët në veshka zakonisht janë shenja e parë e sëmundjes. Ata përfshijnë shfaqjen e papritur të dhimbjeve të barkut ose ijeve, gjak në urinë, urinim të shpeshtë dhe të dhimbshëm, ethe dhe temperaturë.

Hiperoksaluria primare e patrajtuar çon në isuficiencë renale që është një gjendje e rrezikshme për jetën. Për shkak se simptomat e sëmundjes mund të shfaqen relativisht vonë dhe të shoqërohen me komplikime serioze, atëherë të gjithë pacientët pediatrik me gurë në veshka duhet të testohen për PH1. Simptoma të tjera të PH1 të shkaktuara nga akumulimi i oksalatit në organet e tjera mund të jenë rritja dhe zhvillimi i ngadaltë, depozitimi i kalciumit në murin e enëve të gjakut, çrregullim i ritmit të zemrës, insuficiencë kardiake, probleme me të pamurin, ulja e funksionit të tiroides, artrit dhe ndryshime të lëkurës. Nëse nuk trajtohet, jetëgjatësia e këtyre pacientëve është rreth 20 vjet, dhe shkaku kryesor i vdekjes është faza terminale e insuficiencës renale.

Etiologjia:

Hiperoksaluria primare tip 1 trashëgohet në mënyrë autosomale recesive dhe shkaktohet nga një mutacion në gjenin AGXT, i vendosur në kromozomin 2q37.3. Kjo do të thotë që një person të sëmuret, duhet të ketë mutacione në të dy kopjet e gjenit AGXT, të cilat ai i ka trashëguar nga të dy prindërit.

Ky gjen është përgjegjës për prodhimin e një enzime të quajtur alaninë-glioksalat aminotransferaza, e cila gjendet në qelizat e mëlçisë në strukturat qelizore të quajtura peroksizome. Enzima është përgjegjëse për shndërrimin e përbërjes glioksalat në aminoacidën glicinë, si kofaktor është e nevojshme vitamina B6 (piridoksina). Mutacionet në gjenin AGXT çojnë në uljen e niveleve ose në dëmtimin e funksionit të enzimës, duke parandaluar shpërbërjen e glioksalatit. Kjo rezulton në akumulimin e glioksalatit, i cili më pas shndërrohet në oksalat e jo në glicinë. Oksalati i tepërt që nuk hiqet nga trupi më vonë lidhet me kalciumin dhe formon oksalat kalciumi, një përbërës kryesor i gurëve në veshka.

Diagnoza:

Diagnostifikimi i një sëmundjeje gjenetike ose të rrallë është shpesh një sfidë. Diagnoza përcaktohet bazuar në historikun e pacientit, ekzaminimin klinik, ekzaminimet laboratorike dhe radiologjike dhe analizat gjenetike. Gjetja më e rëndësishme laboratorike është eleminimi i rritur i oksalateve në urinë. Nuk ka teste radiologjike specifike për të zbuluar hiperoksalurinë. Gurët e oksalatit të kalciumit zbulohen nga tomografia e kompjuterizuar. Një diagnozë e saktë e PH1 mund të bëhet vetëm me konfirmimin gjenetik të një mutacioni në gjenin AGXT ose me analizën e aktivitetit të enzimës në mostrën nga biopsia e mëlçisë.

Trajtimi:

Trajtimi i PH1 ka për qëllim zvogëlimin e prodhimit të oksalatit dhe rritjen e eliminimit të oksalatit të kalciumit. Te 30% të pacientëve, terapia me vitaminë B6 zvogëlon nivelet e oksalatit në plazmë. Në mënyrë që të parandalohet formimi i gurëve në veshkat dhe traktin urinar, është e nevojshme të konsumohet një sasi të madhe e lëngjeve, terapi me citrat kaliumi, alkalizim të urinës, suplementin i fosfateve, marrje e kufizuar e vitaminës C dhe vitaminës D dhe shmangia e disa ilaçeve (p.sh. diuretikë të lakut të Henlit). Gurët urinar duhet të trajtohen nga urologë me përvojë. Dializa është e nevojshme te pacientët me PH1 dhe insuficiencë renale më të përparuar. Transplantimi i veshkave ose veshkave dhe mëlçisë është një trajtim përfundimtar për disa pacientë me PH1, veçanërisht tek fëmijët me një formë të hershme të sëmundjes. Lumasiran është një terapi më e fundit e gjeneve dhe është aprovuar për trajtimin e pacientëve me PH1 nga Administrata e Zbatimit të Barnave në SHBA.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира