KATICA DO TË HYJË NË TELEKOM ME NDIHMËN E DREJTORËVE GJERMANË

KATICA DO TË HYJË NË TELEKOM ME NDIHMËN E DREJTORËVE GJERMANË Prokurorja speciale Katica Janeva në 19 tetor të vitit të kaluar hyri në DSK që të kryejë bastisje dhe kontrollë të sistemeve të përndjekjes së komunikimeve. (Foto: Gj. Liçovski)

Prokuroria speciale publike para një majit do të mbajë takim me tetë anëtarët e bordit të drejtorëve të Telekomit të Maqedonisë nga Gjermania dhe Hungaria, pasi edhe pas katër tentimeve, nuk është marrë urdhëresë e gjyqit për bastisje në kornizat e dy hetimeve të lidhura me përgjimet masive nga viti 2008 deri më vitin 2015, zbulon SAKAMDAKAZAM nga burimet e kompanisë, të cilat për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe pasi nuk janë të autorizuar të flasin në publik, duan të mbeten anonime.

PSP ka konfirmuar se që kur është përballur me pengesa nga përfaqësuesit e kapitalit shtetëror në kompani dhe nga gjyqi i cili shpik arsye të ndryshme për të mos dhënë urdhëresë për bastisje, tani kërkon pajtim për qasje drejt të dhënave të operatorit, në kornizat e hetimeve të hapura të përgjimeve masive të qytetarëve nëpërmjet operatorit më të madh telefonik në Maqedoni.

Kompania e Maqedonisë Telekom, në të cilën Dojçe Telekom ka shumicën e pronësisë, nëpërmjet kompanisë hungareze, refuzon të bashkëpunojë dhe t’ia dorëzojë PSP-së të dhënat, të cilat Katica Janeva i ka kërkuar me shkrim menjëherë pas hapjes së hetimit për përgjimet. Për dallim nga ky operator telekomunikimi, në të cilin ka dhe një paqetë pakice aksionesh, të kontrolluara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, operatori tjetër i telekomunikimit ka bashkëpunuar me Prokurorinë speciale publike, lajmëroi PSP që në nëntor vitin e kaluar.

Nga PSP kanë konfirmuar që kanë kërkuar nga Uallter Golldenic, Mihael Frank, Andrea Shagi, Peter Zhom, Karoj Shvejninger, Andreas Maierhofer, Suzane Krogman dhe Atila Keseg, anëtarë joekzekutivë dhe të pavarur të Bordit të drejtorëve, që të japin pajtimin e tyre që prokurorët të kryejnë bastisje në kompani, dhe konfirmuan që është caktuar takim me ta. Ata thonë se kanë marrë vendimin për këtë lloj qasjeje pasi Nebojsha Stajkoviq, Zharko Lukovski, Vlladimir Zdravev, ish ministri i arsimit Pançe Kralev dhe Aleksandar Stojkov, anëtarët maqedonas të Bordit, për disa muaj me radhë refuzojnë të nënshkruajnë një pajtim të tillë.

Kjo prokurori po përpiqet të hyjë në Telekom nga 18 nëntori i vitit të kaluar, kur e hapi hetimin “Target” për përgjimin masiv në Maqedoni, mirëpo Gjyqi themelor Shkupi 1 katër herë refuzon t’i japë urdhëresë për të hyrë në kompani.

Stajkoviq, bashkë me ish drejtorin e Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, Sasho Mijallkov, është i dyshuar për rastin “Trezor” që PSP e hapi për keqpërdorimet me blerjen e pajisjeve të përgjimit në DSK. Mijallkovi është kumbari i Llukovskit, Zdravevi është ish kryesues i VMRO-DPMNE-së i Këshillit të komunës Qendër, kurse Kralevi është ish ministër në qeverinë e ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Ndërsa, Stojkovi është docent në Fakultetin e drejtësisë në Shkup, ish anëtar i Këshillit të Bankës popullore të RM dhe Komisionit i letrave me vlerë.

Sipas informacioneve të publikuara deri më tani, PSP për momentin ka dëshmi për rreth 5.000 telefonata jolegalisht të përgjuara, të cilat i siguroi në 19 tetor vitin e kaluar, kur me urdhëresë nga gjyqi hyri në DSK që të kryejë bastrisje dhe kontrollë të sistemeve për përndjekje të komunikimeve. Mirëpo, ky numër nuk përkon me njëzet mijë numrat e përgjuar të cilët lideri i opozitës, Zoran Zaev i ka dorëzuar në PSP, thonë në prokurori.

Dëshmitë që në këtë moment gjenden në dispozicion të PSP udhëzojnë drejt një dyshimi të bazuar që nëpërmjet sistemeve për ndjekje të komunikimeve, në periudhën nga 2008 deri më 2015, janë përgjuar jolegalisht më së paku 4286 numra telefonikë, për të cilëtt nuk janë dhënë aspak urdhëresa gjyqësore, ndërsa edhe 1541 telefonata të tjera janë përgjuar pas përfunidmit të urdhëresës gjyqësore për përgjim. Përveç kësaj, janë përgjuar jolegalisht dhe të gjithë personat të cilët kanë komunikuar me numrat telefonikë, që kanë qenë target për përgjim jolegal gjatë asaj periudhe. Supozohet që rreth 20.000 persona kanë folur me të përgjuarit, por numri i saktë nuk dihet dhe pikërisht për këtë arsye PSP dëshiron të hyjë në Telekom.

“Qytetarët janë përgjuar masovisht pa urdhëresë gjyqësore, dëshmitë gjenden në Telekom dhe kjo prokurori nuk heq dorë nga bastisja në kompanitë dhe gjendjen e dëshmive të mbetura të nevojshme për hetimet “Target” dhe “Tvrdina”, thonë në PSP.

S.K. DELEVSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира