KOMISIONI EVROPIAN I KËRKON MAQEDONISË NGRIRJE DHE KONFISKIM TË PRONËS DHE PASURISË TË FITUAR ME ANË TË KRIMIT

KOMISIONI EVROPIAN I KËRKON MAQEDONISË NGRIRJE DHE KONFISKIM TË PRONËS DHE PASURISË TË FITUAR ME ANË TË KRIMITPërveç konfiskimit të rreth 17 milionë eurove nga biznesmeni me dënim përfundimtar Sead Koçan, nuk ka tjetër konfisinim me aktgjykim të gjykatës për mjete të fituara në mënyrë joligjore. (Foto: SDK.MK)

Konfiskimi i pronës së fituar me anë të krimit dhe korrupsionit duhet të bëhet prioritet strategjik në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe korrupsionit në nivel të lartë, kërkon Komisioni Evropian në Raportin për përparimin e shtetit tonë. Përveç konfiskimit të 17 milionë eurove nga biznesmeni me dënim përfundimtar Sead Koçan, nuk ka tjetër konfiskim me aktgjykim të gjykatës për mjete të fituara në mënyrë joligjore.

Përveç rastit “Talir” për financim të partisë VMRO-DPMNE me anë të shpërlarjes së parave, momentarilisht nuk ka ndonjë procedurë tjetër gjyqësore ku të jetë ngrirë prona e palëvizshme.

Prokurorët tanë praktikojnë që të konfiskojnë vetëm mjetet e paligjshme (si droga, vetura, mekanizma, kamionë, pistoleta, municion, ushqim etj) të cilat i kanë zënë gjatë kryerjes së veprës penale, por jo edhe shtëpi, pallate, parcela, hotele, firma, kompani, pompa të benzinës, automjete të shtrenjta, kursime në bankë, që i kanë “fituar” me anë të krimit. Ajo pronë asnjëherë nuk do të hetohet se si është fituar dhe të dyshuarve u lihet ta mbajnë, pa iu ngrirë.

“Në vitin 2019, konfiskimi i mjeteve kriminele u kufizua në 21 persona. Përfshinte konfiskimin e pronës së palëvizshme në tre raste. Konfiskimi i mjeteve kriminele duhet të bëhet prioritet strategjik në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe korrupsionit në nivel të lartë në shtet. Mjetet e shtetit për të ngrirë, menaxhuar dhe konfiskuar mjete kriminele nuk janë të mjaftueshme. Nevojitet një përdorim sistematik i konfiskimit apo një konfiskim i zgjeruar për një listë të kufizuar të veprave penale. Nevojitet një fokus i vërtetë për të ardhurat e krimit”, kërkon Komisioni Evropian dhe rekomandon të fuqizohen qendrat hulumtuese në mënyrë që të jenë të afta që këto mjete jolegale t’i gjejnë dhe të hetojnë se në ç’mënyrë janë fituar.

Edhe pse në Prokurorinë republikane është formuar Zyra për konfiskim të pronës (APO), në përputhje me ligjet e BE-së, Raporti për përparimin e RMV thekson se ajo nuk është mjaft aktive.

“Janë arritur disa përmirësime në lidhje me propozimin e vitit të kaluar për formimin e zyrës për pagesë të mjeteve në përputhje me ligjin e BE-së. Kjo zyrë tani duhet të tregojë kapacitetin për mbështetje të një politike proaktive për konfiskimin e mjeteve”, kërkon Komisioni Evropian.

Thuhet se është vendosur dhe një sistem elektronik, por edhe ky duhet të jetë më efikas në vazhdim. Gjykatat duhet të ndërmarrin më shumë masa në lidhje me konfiskimin e mjeteve kriminele, pavarësisht trendit pozitiv për marrjen e masave të përkohshme për ngrirjen e llogarive bankare dhe pronës.

Gjatë javës së ardhshme duhet punuar sidomos në drejtimin e hapjes së një numri më të madh të hetimeve financiare. Aktualisht nga gjykatat nuk ka asnjë propozim masë për ngrirje dhe as për konfiskim të të ardhurave nga një vepër penale.

S. K. DELEVSKA

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира