NËSE E BLLOKOJNË NDËRRIMIN E ZVËRLEVSKIT, PARLAMENTI DO TA SHKARKOJË KËSHILLIN E PROKURORËVE

NËSE E BLLOKOJNË NDËRRIMIN E ZVËRLEVSKIT, PARLAMENTI DO TA SHKARKOJË KËSHILLIN E PROKURORËVEQeveria dje filloi procedurën për shkarkimin e Zvërlevskit dhe vendosi të kërkojë mendim nga Këshilli i prokurorëve publikë. – Prokurori publik Marko Zvërlevski dhe kryetari i Këshillit të prokurorëve publikë Petar Anevski (Foto: SDK.MK)

Në rastin se Këshilli i prokurorëve publikë nuk jep mendim për shkarkimin e prokurorit publik të Maqedonisë, Marko Zvërlevski, apo për kandidatët për prokuror shtetëror të ri duke e bllokuar procesin nga fillimi dhe duke e zgjatur ndërrimin, qeveria do të inicojë ndryshime ligjore drejt Parlamentit, me anë të të cilave urgjentisht do ta përfundojë mandatin për anëtarët e Qeverisë aktuale të prokurorëve publikë, zbulon SAKAMDAKAZAM.MK. Kjo bëhet me votim në Parlament me shumicë të thjesht të deputetëve, thonë burime nga koalicioni i qeverisë.

Në Këshill do të kishte shumicë e cila iu përshtatet afateve ligjore të Qeverisë, nëse aty menjëherë përzgjidhet anëtar i ri në vendin e Zoran Sulejmanov, të cilit mandati i ka kaluar prej shumë kohësh.
Varianta e tretë është Qeveria e kryeministrit Zoran Zaev të lërë gjërat ashtu siç janë tani, të mbështetet tek ndërgjegja e përbërjes aktuale të Këshillit të prokurorëve publikë dhe të shpesojmë se në afate do të japë mendim për Zvërlevskin dhe trashëgimtarin e tij, i cili do të jetë sugjerim i Qeverisë së re.

Sipas lajmërimit të qeverisë, vendimi që të shkarkohet prokurori shtetëror Marko Zvërlevski është për shkak të kryerjes joligjore dhe jo në kohë të funksionit të tij. Qeveria dje e filloi procedurën e shkarkimit të Zvërlevskit dhe vendosi të kërkojë mendim nga Këshilli i prokurorëve publikë për këtë, pasi ashtu thuhet në Ligjin e prokurorisë publike. Për këtë mendim të parë që duhet ta japë Këshilli, nuk ka afate të shkruara, ndërsa nuk shkruan as se Qeveria është e detyruar të presë pafundësisht.

Me ose pa mendimin e Këshillit, Qeveria sugjerimin për shkarkim do ta dorëzojë te Parlamenti. Pasi Zvërlevski të jetë shkarkuar, Qeveria dorëzon sugjerim për zgjedhje të Prokurorit të ri shtetëror të Maqedonisë drejt Parlamentit, ndërsa parlamenti shkruan shpallje në Gazetën zyrtare.
Pas botimit në gazetën zyrtare, vazhdojnë 15 ditët për paraqitjen e kandidatëve që njëkohësisht është edhe afat gjatë të cilit Këshilli për prokurorë publikë duhet të japë mendim drejt Qeverisë, pozitiv ose negativ, për të gjithë kandidatët e paraqitur.

Problemi qëndron se në rast se Këshilli nuk jep mendim pozitiv për asnjë nga kandidatët e paraqitur, Qeveria do të duhet ta përsërisë të gjithë procedurën e zgjedhjes së Prokurorit të ri shtetëror të Maqedonisë, e cila zgjat më së paku 4 muaj.

Pas shkarkimit të Zvërlevskit, Qeveria dorëzon sugjerim për zgjedhjen e prokurorit shtetëror nga kandidatët e përzgjedhur, për të cilët Këshilli ka dhënë mendim pozitiv. Nëse Këshilli për shkaqe të arsyetuara, nuk dorëzon mendim në afatin e caktuar drejt Qeverisë, duhet shkuar menjëherë në përzgjedhjen e Prokurorit publik. Nëse i arsyeton, do të marrë edhe 15 ditë ligjore që të shpjegohet në lidhje me kandidatët. Nëse përsëri ka heshtje, konsiderohet që mendimi është pozitiv.

“Qëllimi ëshë të fillojnë reformat nga çdo aspekt dhe veçanërisht në pjesën e drejtësisë. Hapi i parë i rëndësishëm në këtë fushë është zgjidhja eksperte e cila duhet të vendoset në vendin e prokurorit publik. Nga këtu do të tregojmë se sa jemi të përgatitur si shoqëri të fillojmë me reformat me efekt të fundit drejtësi të pavarur, gjyqësi dhe prokurori publike. “Nuk duartrokas e as nuk mendoj për një gjë të tillë dhe pres që zgjidhjet të dalin në sipërfaqe në përputhje me procedurat nga momenti kur përfundon procedura për shkarkimin e prokurorit publik Marko Zvërlevski”, tha Zaevi dje.

S. K. DELEVSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира