NJËRI NGA SULMUESIT I PUTH DORËN MINISTRESHËS BETI GJATË SULMIT NË PARLAMENT

NJËRI NGA SULMUESIT I PUTH DORËN MINISTRESHËS BETI GJATË SULMIT NË PARLAMENTNë video duket se si ministresha dhe deputetja Elizabeta Kançeska Mileska përshëndetet dhe përqafon njërin nga sulmuesit në sallën plenare gjatë sulmit të deputetëve dhe gazetarëve në Parlament. (Foto: Fejsbuk/printskrin)

Deputeti nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së Ljupço Dimovski publikoi një video të re nga sulmi në Parlament, në të cilën duket ministresha e kulturës dhe deputetja Elizabeta Kançeska-Milevska se si përshëndetet dhe i përqafon me sulmuesit në sallën plenare, ndërsa njëri ia puthi dhe dorën.

Shumica e protestuesve, si dhe organizatorët e “Za zaednicka Makedonija”, të cilën sulmuan Parlamentin të enjten janë punëtorë kulturorë, të punësuar dhe ata të cilët marrin honorar në institucione nën kompetencat e Ministrisë së kulturës. Aktorët Vllado Jovsnovski dhe Vasill Zafirçev, kryesuesi i MOB Igor Durllovski dhe artistja nacionale Elena Misirkova janë pjesë e tyre.

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира

Коментари