NUK DUHET TË MBAHEN MASKA KUR DIKUSH ËSHTË VETË NË MAKINË, NË OBORR FAMILJAR DHE NË KAFENE DHE RESTORANE – UDHËZUES PËR MASAT E REJA TË KOVIDIT

NUK DUHET TË MBAHEN MASKA KUR DIKUSH ËSHTË VETË NË MAKINË, NË OBORR FAMILJAR DHE NË KAFENE DHE RESTORANE – UDHËZUES PËR MASAT E REJA TË KOVIDITDënimi për mombajtjen e maskave është 20 euro, kurse për grupime pas orës 22, 500 euro. (Foto: K.Popov)

Mbajtja e maskave respirative, kirurgjike për një përdorim, tekstili disapërdorimshe, maskave të mëndafshit apo shalleve, shamive të pambukut etj nga sot bëhet e detyrueshme për të gjithë shtetin.
Ky vendim erdhi që kur Kuvendi miratoi ndryshimet e Ligjit për mbrojtje të popllsisë nga sëmundjet infektive. Shteti mbrëmë ka regjistruar numrin më të madh të të infektuarve me kovid-19, 870 nga 2.647 teste. Gjithsej të diagnostikuar në shtet nga fillimi i pandemisë janë 28.697, të shëruar 19.771, të vdekur 963, ndërsa raste aktive janë 7.963.

  • Maskat duhet të mbahen kur dikush është në lëvizje në vende publike të hapura dhe të mbyllura, në pazar dhe në transport publik.
  • Maskat duhet të mbahen kur dikush hyn në hapësira të mbyllura dhe institucione shtetërore, dyqane, markete, banka, posta, salla pritjeje, intitucione shëndetësore etj.
  • Masat do të vlejnë kur dikush merret me aktivitet sportiv në vend të hapur apo të mbyllur me mbajtjen e protokolleve specifike të mbrojtjes, si dhe gjatë vozitjes së automjetetit nëse personi është vetëm ose me njerëz me të cilës bashkëjeton.
  • Maska nuk duhet të mbahet kur dikush ndodhet brenda oborrit të shtëpisë së tij apo në restorane me respektimin e protokolleve të mbrojtjes.
  • Masat për mbajtjen e maskave nuk vlejnë për persona më të rinj se mosha gjashtë vjeçare dhe për persona me nevoja të veçanta dhe pengesa në zhvillim.
  • Për mosmbajtjen e maskave në të hapur është parashikuar dënim prej 20 eurosh.
  • Ndalohet grupimi në hapësira publike, parqe dhe vende në të hapur dhe dënimi është 500 euro.
  • Vetëizolimi bëhet i detyruar kur personi duhet të testohet për kovid-19 deri në ditën e marrjes së rezultatit. Nëse rezulton pozitiv, atëherë vetëizolimi vazhdon.
  • Për shkelësit e këtij neni të Ligjit parashikohet dënim prej 50 eurosh.

 

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира