PËRQINDJA E TË SËMURËVE NGA KANCERI ËSHTË E NJËJTË SI VITIN E KALUAR, EDHE PSE KA PASUR MË PAK KONTROLLE PËR SHKAK TË KRIZËS, THOTË DREJTORESHA E GASTROS, D-R GRIVÇEVA-STARDELLOVA

PËRQINDJA E TË SËMURËVE NGA KANCERI ËSHTË E NJËJTË SI VITIN E KALUAR, EDHE PSE KA PASUR MË PAK KONTROLLE PËR SHKAK TË KRIZËS, THOTË DREJTORESHA E GASTROS, D-R GRIVÇEVA-STARDELLOVA“Kjo përqindje e të diagnostikuarve të rinj të raport me numrin e kontrolleve është rezultat i selektimit të kujdesshëm të pacientëve në bazë të indikacioneve dhe prioritetit, si rrjedhojë e të cilit nuk presim të ketë rritje drastike të numrit të sëmundjeve të rënda në fazë të vonuar”, thotë dr. Kalina Grivçeva-Stardelova

Drejtoresha e Klinikës universitare për gastroenterohepatologji, dr Kalina Grivçeva-Stardellova thotë se nuk kanë pritur që numri i të diagnostikuarve të rinj me sëmundje të rënda të rritet, duke qenë se për gjashtë muaj krize, në Qendrën klinike “Nënë Tereza” në Shkup, nuk janë bërë kontrolle, përveç rasteve urgjente.

Dr Grivçeva-Stardellova për SAKAMDAKAZAM.MK thotë se nga fillimi i pandemisë Klinika për gastroenterohepatologji funksionon sipas rekomandimeve dhe protokolleve të Komisionit për sëmundje infektive, Ministrisë së shëndetësisë, Qeverisë, Organizatës botërore të shëndetësisë (WHO) dhe Shoqatës evropiane të gastroenterologjisë, “gjë që nënkupton se me anë të këtij organizimi nga ana jonë, jemi përpjekur t’i mbrojmë pacientët, personelin e punësuar dhe atë shëndetësor, duke pasur kujdes që e gjithë kjo të mos ketë pasoja mbi shëndetin e pacientëve tanë”.

  • Në periudhën nga 1 marsi, janë bërë këto kontrolle endoskopike:
    -631 gastroskopi, prej të cilave 69 kanë qenë të diagnostikuara me sëmundje malinje.
    -619, me 104 udhëzime me sëmundje malinje.
  • Në po këtë periudhlë vjet janë bërë 1.252 gastroskopi, nga të cilat janë diagnostikuar 84 udhëzime malinje dhe 1.259 kolonoskopi, nga të cilat 160 udhëzime me sëmundje malinje.
  • Në periudhën nga 1 marsi e deri më 1 shtator, numri i pacientëve të hospitalizuar është 718, ndërsa në periudhën e njëjtë në vitin 2019, në kushte kur nuk kishte pandemi, numri i pacientëve të hospitalizuar ishte 986.

Momentalisht të gjitha ambulancat funksionojnë me një largësi të zmadhuar kohore mes dy kontrollesh, për shkak të nevojës për dezinfektim të ordinancës pas çdo kontrolli.

“Në ambulancën urgjente të Klinikës gjatë kësaj periudhe ka pasur mesatarisht 35 pacientë në ditë, që është më shumë në raport me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, kur numri ishte 25.
Kontrollet të parashikuara për ambulancat konsultative subspecialiste u shtynë te të gjithë pacientët të cilëve kjo nuk do t’iu bënte dëm, ndërsa te të tjerët kjo zbatohej online apo me vizita të kohë pas kohëshme të pacientëve në Klinikë. Është për t’u theksuar se fluksi i pacientëve në Klinikë është i vazhdueshëm”, thotë drejtoresha.

Në vend të 15 pacientëve në listën e pritjes, thotë dr Grivçeva -Stardellova parashikohet puna me pacientë të përzgjedhur, sipas vlerësimit nga ana e mjekëve, në bazë të diagnozës dhe simptomeve.

“Një pjesë e kontrolleve të cilat janë planifikuar nuk janë realizuar për shkak se pacientët që janë thërritur, nuk kanë ardhur”, u shpreh drejtoresha.

B. NESTOROSKA

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира