PERSONAT QË KANË KALUAR KOVID-19 DO TË VAKSINOHEN PAS KONSULTIMIT ME SPECIALISTIN OSE MJEKUN AMË, THOTË MINISTRIA E SHËNDETËSISË

PERSONAT QË KANË KALUAR KOVID-19 DO TË VAKSINOHEN PAS KONSULTIMIT ME SPECIALISTIN OSE MJEKUN AMË, THOTË MINISTRIA E SHËNDETËSISËNga fillimi i koronavirusit në shtet janë regjistruar 94.798 të infektuar dhe 83.999 të shëruar. (Foto: Gj. Liçovski)

Personat të cilët e kanë kaluar koronavirusin, nëqoftëse duan të vaksionohen, mund ta bëjnë vetëm në konsultim me mjekun amë apo me specialistin, thonë nga Ministria e shëndetësisë për SAKAMDAKAZAM.MK.

Sipas sistemit nacional për imunizim kundër kovid-19, në fazën e parë do të vaksionohen punonjësit shëndetësorë të cilët punojnë me pacientë të infektuar me kovid dhe personat mbi 70 vjeç, ndërsa në fazën e dytë do të vaksionohen punonjësit shëndetësorë me rrezik mesatar, të punësuarit në institucionet vitale, personat mbi 65 vjeç dhe në fazën e tretë do të vaksinohen të rinjtë me komorbiditet dhe të gjithë të tjerët që kanë dëshirë.

Ministria thotë se, në bazë të mendimit profesional të mjekut amë apo specialistit, nëse pacienti u takon grupeve prioritare, vaksinimi mund t’i shtyhet në varësi të periudhës kur pacienti e ka kaluar sëmundjen.

“Vaksina do të mund të merret një muaj pas shërimit të përgjithshëm nga koronavirusi, kur është vërtetuar gjendja e mirë shëndetësore dhe mungesa e komplikimeve dhe gjendjeve të zakonshme post-kovid”, thonë nga kabineti i ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe, ndaj pyetjes sonë nëse do të ketë një kornizë kohore pritjeje.

Vaksinimi për kovid-19 do të cakohet nëpërmjet Moj Termin, ndërsa këtë javë do të publikohet ueb-faqja se kur qytetarët do të mund të paraqiten në mënyrë elektronike, me qëllim që t’u lehtësohet puna mjekëve amë, deklaroi Zhaklina Çagorovska nga Sistemi nacional elektronik Moj Termin.

“Deri më tani janë evidentuar 170 qytetarë mbi 70 vjeç. Apeli është që ky grup i parë i qytetarëve ta bëjë paraqitjen nëpërmjet ueb faqes dhe anketimin nga ana a mjekëve amë deri në fund të muajit. Nevojitet të përfundojnë anketimet,  në mënyrë që të mund të planifikohen oraret, gjegjësisht të mund të marrim një informacion sa më të saktë për planifikimin e pjesës tjetër të sistemit. Kemi të bëjmë me një sistem të integruar ku kryhet një ndjekje e gjithë evidentimit të vaksinimit, sasive që harxhohen, paraqitjes së pacientëve”, thotë Zhaklina Çagorovska nga Moj termin.

“Së pari do të fillojmë me mjekët amë, pasi kateogria e parë është grupi i qytetarëve më të moshuar, të cilët nuk mund të paraqiten vetë, por duhet ta bëjnë këtë me ndihmën e fëmijëve apo familjarëve të tyre. Sidoqoftë, nevojitet që paraqitjen ta bëjë secili personalisht, që të mos ngelen të pavaksinuar”, tha Çagorovska në prezantimin e Planit nacional.

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe sot e nënshkroi marrëveshjen për blerjen e 200 mijë vaksinave kineze që duhet të mbërrijnë këtë muaj.

Nga fillimi i krizës së koronës në shtetin tonë janë regjistruar 94.798 të infektuar, janë shëruar 83.999, kanë ndërruar jetë 2.924, ndërsa 7.875 janë raste aktive.

B. NESTOROSKA

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира