PROFESORESHA DHE AKTIVISTE FILLUAN FUSHATËN #TANITREGOJ KUNDËR SHQETËSIMIT SEKSUAL

    PROFESORESHA DHE AKTIVISTE FILLUAN FUSHATËN #TANITREGOJ KUNDËR SHQETËSIMIT SEKSUALShumë shoqata qytetare po publikojnë postimin me tekstin: “Organizatoret e pavarura të fushatës #TaniTregoj ju bëjnë thirrje, përderisa keni ndonjë histori personale tuajën apo të ndonjë të afërmi që ka të bëjë me keqpërdorim sekual, abuzim, apo detyrim nga një pozicion fuqie, të cilën do të donit ta ndanit, se tashmë mund ta bëni me anë të këtyre hashtageve.

    Shumë profesoresha, aktiviste, shkrimtare, persona publikë dhe qytetarë sot në rrjetet sociale kanë nisur fushatën e pavarur #Tani Tregoj, kundër shqetësimit seksual.

    Në Fejsbuk dhe Tuitër, në maqedonisht dhe shqip, ato ndajnë histori personale të tyret apo të ndonjë të afërmi, të cilat kanë të bëjnë me keqpërdorim seksual, detyrim nga një pozicion fuqie, ofendim apo diskriminim gjinor.

    Mes emrave të cilët, nën hashtagun #Tani Tregoj #СегаКажувам ndajnë qëndrimet dhe historitë e tyre, gjenden shkrimtarja dhe profesoresha Rumena Buzharovska, aktivistja Irena Cvetkoviq, aktorja Irena Ristiq, profesoresha Ana Martinoska, dizajnerja e modës Ivana Knez, kompozitorja Darija Andova, aktorja Jasmina Vasileva, producentja Marija Zafirova.

    Shumë shoqata qytetare po publikojnë postimin me tekstin: “Organizatoret e pavarura të fushatës #TaniTregoj ju bëjnë thirrje, përderisa keni ndonjë histori personale tuajën apo të ndonjë të afërmi që ka të bëjë me keqpërdorim sekual, abuzim, apo detyrim nga një pozicion fuqie, të cilën do të donit ta ndanit, se tashmë mund ta bëni me anë të këtyre hashtageve.

    Ndërkohë që nëpër rrjetet sociale po zhvillohet një diskutim i madh dhe mendimet mbi atë se çfarë është e nevojshme për një fushatë të këtillë janë të ndryshme, aktivistja Ana Vasileva, shkruan në Fejsbuk: “Qëllimi i fushatës nuk është që të dënohen apo të hakmerremi ndaj disa dhunues të caktuar, por të krijohet një fokus dhe de-normalizim i dhunës dhe mikroagresiviteteve që kryhen mbi gratë dhe vajzat, si dhe të nxitet të ndryshojë kultura që kultivon dhe ndërton në mënyrë implicitesjelljen mashkullore prej “fraeri”.

    Debati mbi temën nëse duhet të publikohen emrat dhe mbiemrat e sulmuesve është i madh.

    Profesoresha Katerina Kollozova e mbështet fushatën, por insiston që meqë bëhet fjalë për thirrje, në rrëfimet personale nevojitet që sulmuesit të deklarohen me emër dhe mbiemër. “#TaniTregoj nuk vlen përderisa ju nuk e thoni emrin. Nuk ka kuptim. Synimi i kësaj fushate është pikërisht emërimi. Kjo është një fushatë “calling out” e në fund të fundit në frengjisht quhet “Deklaroje derrin”, shkroi ajo në profilin e saj të Fejsbukut dhe në disa komente.

    Fushata e Maqedonisë ndjek shembullin e fushatës amerikane “MeToo”, e cila u shfaq gjatë muajve të fundit, pas zbulimit të skandalit me producentin hollivudian Harvi Uajnstin

    B. NESTORSKA

    Симнете ја мобилната апликација

    ©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира