SELA E AKUZOI TEUTËN SE NUK KA MARRË NJË KALË NGA “SHKUPI 2014” PËR TA SHPËTUAR TETOVËN

a:1:{s:9:"td_source";s:45:"Струга,(САКАМДАКАЖАМ.МК)

SELA E AKUZOI TEUTËN SE NUK KA MARRË NJË KALË NGA “SHKUPI 2014” PËR TA SHPËTUAR TETOVËN

Kryetari i Strugës, Zijadin Sela e akuzoi kolegen nga Tetova, Teuta Arifin, se ajo, si deputete dhe zëvendës kryeministër ka mundur të ndikojë, por nuk ka bërë asgjë që një pjesë e parave të projektit të qeverisë, “Shkupi 2014” të  ndahen  për sigurimin e ujit të pijshëm dhe rregullimit të shtatit të lumit në Tetovë.

Në përvjetorin e vërshimeve katastrofike në Tetovë, kur lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski vizitoi fshatin Shipkovicë, Teuta Arifi deklaroi se, që të krijohen kushte që Tetova të mund të mbrohet nga katastrofa të këtilla, është i nevojshëm investim prej 25 milion eurove, që nënkupton një kalë më pak në Shkup. (Foto:Zandon)

Në përvjetorin e vërshimeve katastrofike në Tetovë, kur lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski vizitoi fshatin Shipkovicë, Teuta Arifi deklaroi se, që të krijohen kushte që Tetova të mund të mbrohet nga katastrofa të këtilla, është i nevojshëm investim prej 25 milion eurove, që nënkupton një kalë më pak në Shkup. (Foto:Zandon)

Sela, lider i partisë opozitare, Lëvizje për Reforma, të PDSH-së, të cilën e themeloi vjet pas mospajtimeve me kryetarin e PDSH-së,  Menduh Thaçi, reagoi kundër deklaratës së kryetares së Tetovës, Arifi. Nënkryetarja e partisë qeverisëse BDI, në 4 gusht, në përvjetorin e vërshimeve katastrofike në Tetovë, tha se me një kalë më pak do të zgjidhej problemi i ujit dhe vërshimeve.

“Nëse paska mbetur puna vetëm për një kalë, pse ajo, Teuta Arifi, kryetare e Tetovës, kur ishte deputete dhe gjithashtu pjesë e pushtetit ekzekutiv, votoi për vendosjen e kuajve në projektin “Shkupi 2014”, e nuk votoi që të rregullohej uji për pirje dhe shtrati i lumit në Tetovë?”, thotë Sela.

“Teuta Arifi ishte deputete kur u votua për buxhetin e atyre kuajve. Ajo ishte pjesë e qeverisë – zv. kryeministër. Le të përgjigjet se pse votoi për kalë, e jo për të rregulluar ujin e pijshëm dhe shtratin e lumit në Tetovë, që të mos vijë deri në këtë pikë, e të ishin parandaluar vërshimet”, tha Sela, duke komentuar deklaratën e Teutës se me një kalë më pak në sheshin e Shkupit, do të rregulloheshka gjithçka në Tetovë.

Para disa ditësh, rajoni i Tetovës përsëri u përfshi nga moti i keq. Për fat, kësaj here nuk mori asnjë jetë, por e shkatërroi rrugën Shipkovicë-Brodec. (Foto:Zandon)

Para disa ditësh, rajoni i Tetovës përsëri u përfshi nga moti i keq. Për fat, kësaj here nuk mori asnjë jetë, por e shkatërroi rrugën Shipkovicë-Brodec. (Foto:Zandon)

Projekti “Shkupi 2014”, për të cilin qeveria deri tani ka shpenzuar 640 milion euro, u prezantua në vitin 2010, kur Arifi ishte në mandatin e tretë si deputete në Parlament. Më gusht të vitit 2011, u zgjodh zv. kryeministër, përgjegjëse për çështje evropiane.

Sela ishte deputet i PDSH-së opozitare në Parlament nga 2011 deri 2013. Села беше пратеник на опозициската ДПА во Собранието од 2011 до 2013.

Më 4 gusht, në përvjetorin e vërshimeve katastrofike në Tetovë, kur lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski vizitoi fshatin Shipkovicë, Arifi deklaroi:

“Nga i gjithë projekti, parashikimet dhe analizat tona del që do të na duhet një investim prej 25 milion eurove, për të krijuar kushte që qyteti të mund të mbrohet nga katastrofat e këtilla. Për këtë arsye, iu drejtohemi institucioneve shtetërore, që ta ndajnë këtë shumë, duke qenë se edhe qytetarët e Tetovës kanë të drejtë të përdorin buxhetin që ndahet për të gjithë qytetarët. Kjo nënkupton një kalë më pak në Shkup dhe gjërat do të rregullohen”.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира

Коментари