STOMATOLOGËT DHE GJINEKOLOGËT AMË DO TË VAKSINOHEN KUNDËR KOVID-19 NË FAZËN E PARË, BËRI TË QARTË MINISTRIA E SHËNDETËSISË

STOMATOLOGËT DHE GJINEKOLOGËT AMË DO TË VAKSINOHEN KUNDËR KOVID-19 NË FAZËN E PARË, BËRI TË QARTË MINISTRIA E SHËNDETËSISËStomatologët dhe gjinekologët amë do të vaksionohen kundër kovid-19 në fazën e parë bashkë me punonjësit shëndetësorë të cilët punojnë me pacientë me kovid, bëri të qartë Ministria e shëndetësisë sa i përket pyetjes së Redaksisë digjitale SAKAMDAKAZAM.MK.

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe para disa ditësh publikoi planin për imunizim kundër kovid -19, sipas të cilit, popullsia do të ndahet në tri grupe, pa theksuar se për cilët mjekë amë bëhet fjalë konkretisht.

  •  Në fazën e parë do të vaksionohen të gjithë punonjësit shëndetësore të cilët kanë të bëjnë me pacientë me kovid-19 dhe personat mbi 70 vjeç.
  •  Në fazën e dytë do të vaksinohen punonjësit me rrezik mesatar, mes të cilëve përmenden edhe farmacistët, stomatologës dhe pjesëtarë të tjerë të personelit shëndetësorë, të punësuarit në institucione vitale, personat mbi 65 vjeç dhe më të rinjtë me komorbitete.
  • Në fazën e tretë do të vaksinohen të gjithë njerëzit që kanë dëshirë.

Megjithatë, pas publikimit të Planit, në rrejetet sociale dhe në profilin e ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe kanë reaguar stomatologët për faktin se janë vendosur në fazën e dytë të punonjësve shëndetësore me rrezik mesatar.

Megjithatë, pas publikimit të Planit, në rrejetet sociale dhe në profilin e ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe kanë reaguar stomatologët për faktin se janë vendosur në fazën e dytë të punonjësve shëndetësore me rrezik mesatar. (Foto: Ministria e shëndetësisë)

“Në konferencën e mbrëmshme të shtypit, ministri i shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi se të parët për t’u vaksinuar janë personat të grupit 1a.  Në të njëjtin grup janë përfshirë edhe mjekët amë dhe personeli shëndetësor i punësuar në ordinancat amë, ku ndodhen stomatologët amë, gjinekologët amë dhe mjekët amë”, bënë të qartë nga M3 në përgjigje të pyetjes sonë se pse konsiderojnë që stomatologët jnaë punonjës shëndetësore me rrezik mesatar dhe janë anashkaluar në përfshirje te faza e parë.

Sa iu përket kategorive, në përputhje me planin, së pari vaksinohen të gjithë njerëzit të grupit 1a, gjegjësisht:

  • Punonjësit shëndetësorë të cilët punojnë drejtpërsëdrejti me pacientët e kovidit nga qendrat e kovidit dhe në shërbimet e gjendjeve emergjente
  • nga spitalet klinike, publike dhe private,
  • nga institucionet e veçanta si shtëpitë e personave të moshuar, shtëpitë me nevoja të veçanta.
  •  Mjekë amë dhe pjesëtarë të tjerë të personeit shëndetësor të punësuar në ordinancat amë
  •  Të punësuarit në laboratorët për testim dhe diagnostikim, publik dhe privat
  • Punonjësit shëndetësorë, të cilët ndodhen në punktet e vaksinimit, gjegjësisht ekipet të cilët e vënë në zbatim vaksinimin.

B. NESTOROSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира