Deputeti i VMRO-DPMNE-së i mbron kolegët e plagosur të LSDM-së, Zoran Zaev dhe Petre Shilegov, thonë gazetarët të cilët si deputetët, janë të robëruar në një zyrë dhe apelojnë për ndihmë nga policia.
“Në çdo anë ka gjak dhe copë të thyera pajisjesh dhe mobiliesh”, lajmërojnë gazetarët. Disave prej tyre ua kanë marrë telefonat dhe ua kanë ndaluar komunikimin.
Me gazetarët e robëruar gjenden edhe disa deputetë të VMRO-DPMNE-së që po mundohen ta qetësojnë turmën.
Më rëndë nga të gjithë është lënduar Zijadin Sela.