Deputetët e VMRO-DPMNE edhe pas pesë muajsh nga konstituimi i Parlamentit, akoma nuk formojnë grup deputetësh.
Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, disa herë i ka bërë thirrje VMRO-DPMNE-së opozitare që ta formojë dhe oficializojë grupin e deputetëve. Dje në Parlament pyetën nëse deputetët e kësaj partie kishin dorëzuar listë të deputetëve që do ta përbëjnë grupin e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, me koordinator dhe zëvendës-koordinator të emëruar. Përgjigja ishte që akoma nuk kanë as lajmërim për një detyrim të tillë.
“Deputetët e VMRO-DPMNE-së me sjelljen e këtillë tregojnë se kanë strategji dhe qëllim t’i bllokojnë njësitë e parlamentit me vërejtje të pafundme procedurale. Nëse formojnë grup deputetësh, rregullat dihen. Vërejtje procedurale dhe replika mund të bëjnë vetëm koordinatorët e grupeve të deputetëve dhe eventualisht zëvendësit e tyre. Kështu, Parlmenti duhet të funksiojë normalisht. Mirëpo, në rast se deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni mbeten deputetë të pavarur atëherë secili prej tyre do të ketë të drejtën për vërejtje proceurale dhe për gjënë më të vogël të bëjë replikë apo kundër-replikë ndaj kujt të dojë dhe për çfarë të dojë, gjë që është mundësi e shkëlqyer për ta bllokuar sjelljen e ligjeve në Parlament. Pasi në rastin e tillë të deputetit individual, kryetari i parlamentit nuk mund të mos t’ia japë fjalën dhe t’ia marrë të drejtën e replikës, vërejtjes procedurale dhe të drejtat e tjera që do t’i kishte pasur vetëm koordinatori i tyre”, shpjegojnë nga Parlamenti.
Jemi munduar të marrim përgjigje nga VMRO-DPMNE se pse nuk është formuar akoma grupi i tyre i deputetëve dhe se kur do të ndodhë ajo gjë, por nuk arritëm të vihemi në kontakt. Gjithashtu nuk kemi marrë as përgjigje të sms-ave. Nuk ka koment për akuzimet se me këtë lloj sjelljeje, deputetët e VMRO-DPMNE-së, në krye me liderin e partisë, Nikolla Gruevski, kanë për qëllim që në periudhën e ardhme ta bllokojnë rrjedhën normale të seancave të parlamentit dhe në përgjithësi funksionimin e tij.
Nuk mund të përditësohet as përbërja e Parlamentit 2016-2020 në ueb faqen e tij. Pas pesë muajsh nga konstituimi i tij, 15 deputetë nga VMRO-DPMNE, mes të cilëve janë Nikolla Gruevski, Elizabeta Knaçeska-Milevska dhe Emill Dimitriev, nuk kanë dorëzuar fototgrafi dhe biografi deri tek shërbimet e parlamentit, kështu përmbërja e deputetëve të VMRO-DPMNE-së në ueb faqen e parlamentit, në vend që të ketë 51 deputetë, ka vetëm 36.
S.K. DELEVSKA