FARKËTARI PRET PËR 34 VJET PËR NJË DYQAN TË RI, KURSE SHTETI IA KA SHITUR EDHE TË VJETRIN PA E LAJMËRUAR

FARKËTARI PRET PËR 34 VJET PËR NJË DYQAN TË RI, KURSE SHTETI IA KA SHITUR EDHE TË VJETRIN PA E LAJMËRUARPa asnjëfarë lajmërimi, javën e kaluar, pronari Naser Ramovski ka marrë vendimin, në të cilin kërkohet ta braktisë hapësirën për punë te stacioni i autobusëve, sepse ajo tashmë ka pronar të ri dhe t’i paguajë 1.000 euro dëmshpërblim ndërmarrjes dhe përmbaruesit. (Foto: SDK.MK)

Një farkëtar nga Kumanova ka mbetur pa dyqanin e tij të cilin e ka marrë nga Komuna para 34 vjetësh, pasi një Shoqëri aksionere për ekonomizim me hapësirat e banimit e ka shitur. Pa asnjëfarë lajmërimi, javën e kaluar, pronari Naser Ramovski ka marrë vendimin, në të cilin kërkohet ta braktisë hapësirën për punë te stacioni i autobusëve, sepse ajo tashmë ka pronar të ri dhe t’i paguajë 1.000 euro dëmshpërblim ndërmarrjes dhe përmbaruesit.

I ati i Naserit, farkëtari i njohur Ramo Alievski e ka marrë punëtorinë për përdorim në vitin 1983, kur për shkak të ndërtimit në bulevarin “Treta makedonska udarna brigada” në afrësi të pazarit të gjelbër, ia rrënuan shtëpinë dhe punëtorinë. Pas kësaj iu dha për përdorim pa pagesë dyqani te stacioni i autobusëve, derisa të ndërtohet hapërsira për zyrë në lokacionin e vjetër.

Ramovski do ta kërkojë drejtësinë në gjyq dhe tashmë ka angazhuar një avokat që t’ia kthejë punëtorinë, pasi e ka marrëveshjen origjinale të dyqanit, ndërsa do të gjykohet edhe për borxhin e imagjinuar për shpërngulje të detyrueshme. Rastin e ka paraqitur edhe te Avokati i popullit. (Foto: SDK.MK)

“Për 34 vjet po pres që të më japin dyqan te pazari i gjelbër, ndërsa tani më kanë braktisur në rrugë. Mirë që nuk e zgjidhën problemin tonë, po të paktën të mos na linin këtu. Askush nuk na informoi se shitet, vetëm erdhën të më thonë që të shpërngulem. Dolëm vullnetarisht, vetë u shpërngulëm, ndërsa tani na erdhi edhe një vendim që të paguajmë 900 euro, 500 euro shpërngulje të detyruar dhe 400 euro shpërblim për përmbaruesin”, thotë Ramovski.

Ai do ta kërkojë drejtësinë në gjyq dhe tashmë ka angazhuar një avokat që t’ia kthejë punëtorinë, pasi e ka marëveshjen origjinale të dyqanit, ndërsa do të gjykohet edhe për borxhin fiktiv për shpërngulje të detyrueshme. Rastin e ka paraqitur edhe te Avokati i popullit.

E deri sa të vijë drejtësia, familja 12 anëtarëshe e Ramovskit do të mbesë pa ekzistencë, pasi biznesi i farkëtarisë ishte i vetmi që u siguronte të ardhura. Kemi të bëjmë me një familje të lashtë qytetare farkëtarësh, e cila merret me këtë zanat prej më shumë se 100 vjet.

“Që kur na e mbyllën dyqanin, askush nuk punon. Do ta harxhojmë atë që kemi, e më pas nuk e di se çfarë na pret. Unë nuk dua që shteti të më japë ndihmë sociale dhe të jetoj mbi kurrizin e njerëzve që punojnë, por e dua punën dhe zanatin tim, të cilin e punoj që kur di për veten time. Nga kjo puna jonë nuk mund të bëhesh i pasur, por  mund të kesh bukë”, thotë Ramovski.

Ai shton se edhe po të gjëjë dyqan në vend tjetër, nuk mund ta paguajë, kurse lokacioni pranë stacionit të autobusit më se shumti i përshtatet zanatit, pasi produktet dhe shërbimet e tij më së shumti shfrytëzohen nga njerëzit që vijnë nga fshatet.

I zhgënjyer, apelon drejt shtetit dhe institucioneve kopetente që t’i ndihmojnë për të zgjidhur problemin dhe të mos lejojnë që zanatet tradicionale që dalë ngadalë po shuhen, të zhduken krejtësisht.

S. NIKOLIQ

 

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира