GJYKATA E STRUMICËS KA FSHEHUR 2.000 PADI PËR FATURA TË PAPAGUARA, QYTETARËT DO TË PAGUAJNË EDHE INTERES SHTESË

GJYKATA E STRUMICËS KA FSHEHUR 2.000 PADI PËR FATURA TË PAPAGUARA, QYTETARËT DO TË PAGUAJNË EDHE INTERES SHTESË“Pasojat e një vullnetarizmi dhe jopune të këtille, në rast se ndërkohë nuk pranohen, do të jenë në dëm të drejtpërdrejtë të qytetarëve, pa fajin e tyre. Gjëja që duhet të na shqetësojë është fakti se asnjëri nga institucionet kompetente, mbi të gjitha Këshilli i Gjykatës së Maqedonisë, nuk e ka vënë re këtë gjë, edhe pse bëhet fjalë për një periudhë të gjatë kohore dhe për një numër të madh lëndësh”, thotë Avokati i popullit Ixhet Memeti (Foto: SDK.MK)

Mbi 2.000 padi për fatura të papaguara nga viti 2005 e deri më 2011 të cilat Gjykata themelore e Strumicës me vite i ka fshehur nga kontrolli, tani ua dërgon qytetarëve borxhlinj. Duke mos pasur faj që gjykata nuk ka marrë masa në bazë të këtyre lëndëve, këta qytetarë do të duhet t’i paguajnë faturat e mbetura me shkallat e interesit që janë mbledhur. Shumat totale të padive të fundit të kësaj gjykate janë 10 deri në 120 herë më të mëdha se sa borxhi fillestar, ndërkohë që mes ndërmarrjeve ka dhe ndërmarrje joekzistente tashmë si ESM – Elektranat e Maqedonisë (ELEM-i i tanishëm)

Një pjesë e qytetarëve të paditur nga Strumica dhe rrethina e Strumicës kanë ngritur padi deri te Gjykata supreme për gjykim në një afat të arsyeshëm, një pjesë tjetër kanë parashtruar parashtresa deri te Avokati i popullit, Ixhet Memeti. Mirëpo, as njëra dhe as pala tjerët nuk mund të shpëtojë nga detyrimi për të paguar borxhet me shuma të mëdha, pasi Gjykata themelore e Strumicës nuk ka punuar aspak mbi këto lëndë. Ka edhe nga ata të cilët akoma nuk e dinë se kanë pasur padi në gjykatë dhe tani duhet të paguajnë shuma të mëdha për shkak se ato padi janë mbajtur të fshehura në sirtarë.

Memeti pyet nëse ato lëndë kanë qenë të listuara në arkivin e gjykatës dhe se si është e mundur të mos i ketë në AKMIS (sistemi për shpërndarje elektronike të lëndëve gjyqësore), pasi aty duhet të vihen të gjitha lëndët gjyqësore, deri te lënda më e vjetër. Ai përkujton se mosrespektimi i AKMIS-it është vepër penale. Këshilli gjyqësor i Maqedonisë ekziston që nga viti 2006, por anëtarët nën kontrollin e të cilit ka qenë Gjykata themelore e Strumicës e kanë neglizhuar krejtësisht këtë shumë të madhe lëndësh të fshehura me vite të tëra.

“Pasojat e një vullnetarizmi dhe jopune të këtille, në rast se ndërkohë nuk pranohen, do të jenë në dëm të drejtpërdrejtë të qytetarëve, pa fajin e tyre. Gjëja që duhet të na shqetësojë është fakti se asnjëri nga institucionet kompetente, mbi të gjitha Këshilli i Gjykatës së Maqedonisë, nuk e ka vënë re këtë gjë, edhe pse bëhet fjalë për një periudhë të gjatë kohore dhe për një numër të madh lëndësh”, thotë Avokati i popullit Ixhet Memeti.

Përveç nga ESM e dikurshme, banorët e Strumicës kanë pasur padi dekadash nga operatori i VIP, SH.A. Pyjet e Maqedonisë – Bellasicë, Telekomunikacioni i Maqedonisë, kurse sipas zv. Avokatit të popullit Sllavço Timov, me sigurai ka dhe të tjerë. Vetë kompanitë i kanë ngritur paditë me kohë, por problemi ka qëndruar te fakti se gjykatësit nuk i kanë përpunuar ato.

Në përgjigjen e Avokatit të popullit, kryetarja e re e gjykatës së Strumicës, Marina Abrasheva konfirmon se në maj i ka zbuluar këto lëndë të harruara, por thotë se gjykatësit që kanë bërë këtë faj tani janë në pesnion, madje njëri nga ata ka ndërruar jetë. Në zyrë ajo ka gjetur dhe çështje të vjetra tregëtare dhe ekonomike, të paprekura fare, në dëm të shumë qytetarëve dhe kompanive.

Në shkresën e saj Abrasheva thotë se lëndët e vjetra të sapozbuluara tashmë i ka shpërndarë te gjykatësit e sektorit civil, që me fjalë të tjera do të thotë se në rast se ato hynë në fyqi, qytetarët në fund do të duhet që borxhet t’i paguajnë me shkalla interesi tejmase të larta, ngaqë kompanitë nuk nënshkruajnë borxhe sepse fajin e ka gjykata e Strumicës.

Abrasheva konsideron se përgjigja se përse këto qindra lëndë nuk janë marrë për përpunim dhe se si ato kanë hyrë tani në fuqi duhet të kërkohet tek kryetarët e mëparshëm dhe tek mënyra e organizimt të punës në gjykatë para se të zgjidhej Abrasheva.

Avokati i popullit thekson gjithashu se ata qytetarë të cilëve u është cënuar e drejta, që ndërkohë i kanë paguar faturat, nuk kanë se si ta vërtetojnë pagesën, pasi nuk i ruajnë kopjet pas kaq shumë vitesh.

S.K. DELEVSKA

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира