KSHZ PËR DY VJET U KA BORXH TETË TË ANGAZHUARVE QË SIGURUAN DËSHMITË PËR MASHTRIMET E ZGJEDHJEVE

KSHZ PËR DY VJET U KA BORXH TETË TË ANGAZHUARVE QË SIGURUAN DËSHMITË PËR MASHTRIMET E ZGJEDHJEVENë korrik, DSK e pranoi mendimin e Avokatit të Popullit dhe kryetari Aleksandar Çikçakovski kërkoi pajtim nga Ministria e financave që të mund të kryejë marrëveshje me këta dy persona që të sigurojë bazë për pagesë, por paratë akoma nuk u janë dhënë; - Ministri i financave, Dragan Tevdovski (Foto: SDK.MK)

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve (KSHZ) dy vjet u ka borxh para tetë personave të cilët që nga koha e ish kryetarit Nikolla Rillkovski kanë qenë të angazhuar për hapjen e materialit të printuar zgjedhur, me fleta zgjedhore, për sigurimin e dëshmive në hetimin e parregullësive zgjedhore. Me muaj të tërë, kryetari aktual, Aleksandar Çiçakovski ka refuzuar t’ua paguajë honorarin të angazhuarve që kanë përfunduar punën e tyre, me arsyetimin se nuk kanë bazë për ta bërë këtë gjë, pasi ish kryetari i ka angazhuar gojarisht, pa marrëvshje, për shkak se kanë dërguar parashtresë te Avokati i popullit.

Avokati i popullit, nga ana tjetër ka vendosur të ngrejë procedurë, pasi, edhe pse pa një marrëveshje të shkruar, këta njerëz me thirrjen e kryetarit të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, me lejen e Ministrisë së mbrojtjes që të hyjnë në depon e materialeve zgejdhore në kazermën “Ilinden”, e kanë përfunduar punën në dobinë e hetimit dhe të shtetit.
Bëhet fjalë për sigurimin e dëshmive për dyshim për krim të kryer gjatë kohës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe presidenciale të cilat u mbajtën në vitin 2014. Hetimi filloi në Prokurorinë thelemore publike – Shkup.

Këshilltari shtetëror Zoran Billbillovski te Avokati i popullit Ixhet Memeti thotë se këta njerëz, të arrestuar me anë të angazhimit me gojë nga Rillkovski, kanë punuar në kazermën “Ilinden” nga 1.12.2015 deri 20.01.2016. Kanë dërguar material zgjedhor, kanë ruajtur dhe i kanë kryer të gjitha punët për nevojat e hetimit të Prokurorisë publike.
“Këta persona për 33 ditë e kanë përfunduar punën, por nuk i kanë paguar. Ndërkohë është ndryshuar kryetari i KSHZ-së, e prej atij kanë kërkuar pagesën e honorarit. U ka shpjeguar se për shkak se kanë qenë të angazhuar gojarisht, pa marrëveshje me shkrim, tani ai nuk ka asnjë bazë ligjore për t’ua paguar honoraret”, thotë Billbillovski.
Avokati i popullit e ka fituar marrëveshjen e njëjtë nga Çiçakovski, kur ka ngritur procedurën dhe i është drejtuar mbi këtë rast atij.

Avokati i popullit, duke konsideruar se këta persona janë të dëmtuar, pasi gjithsesi kanë kryer pune në Komisionin shtetëror të zgjdhjeve, i cili është organ i shtetit, ka dhënë mendim që në maj paratë t’iu paguhen edhe pse nuk kanë marrëveshje me shkrim, kjo nuk do të thotë se nuk do të marrin honorarin e tyre.
“Pas dy muajve, në korrik të këtij viti, KSHZ e pranoi mendimin e Ombudsmanit. Nga lajmërimi që bëmë aty, Çiçakovski tashmë ka kërkuar pajtim nga Ministria e financave që të mund të kryejë marrëveshje me këta njerëz që t’iu sigurohet pagesa në mënyrë ligjore. Por, në atë ditë, këto para nuk u janë paguar”, thotë Billbillovski.

Ljupçvo Struzhanev, i punësuar në Parlament, të cilin KSHZ si këshilltar shtetëror e ka angazhuar për dhjet vjet si person përgjegjës për të gjitha zgjedhjet, është një prej atyre që ka ngritur parashtresën.
“Kryetari i mëparshëm më angazhoi për një nevojë urgjete të PThP Shkup. Gjeta njerëz, nga Ministria për mbrojtje, morëm leje që të hymë tek materialet e printuara zgjedhore në kazermën “Ilinden”, praktikisht aty ku nuk mund të futet askush. Na i kërkuan të gjitha listat zgjedhore nga të gjitha 3 480 vende zgjedhore në Maqedoni. E përdundunr punën tonë në mënyrën më profesionale të mundshme. Njerëzit që i gjeta erdhën aty për një cope bukë, sipas orëve që punuan. KSHZ u ka borxh më së shumti. Rreth 39.000 denarë për njeri. Ne nuk kemi faj që KSHZ nuk ka kryer marrëveshje me ne. Morëm urdhër për punë urgjente për sigurim të dëshmive për procedurë penale dhe ne e përpunuam”, thotë Struzhançev për SAKAMDAKAZAM.MK.

Ai shpreson se Ministria për financa do të japë pajtimin për kryerje të marrëveshjes me të dhe me njerëzit e angazhuar më aktivitetet sepse do të hyjnë në malin me para të pagesave nga zgjedhjet lokale që duhet të mbahen më 15 tetor këtë vit.
Në të kundërt, lajmëron padi, me të cilën të dëmtuarit do t’i kërkojnë honoraret nga KSHZ nëpërmjet rrugës të gjyqit.

S.K. DELEVSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира