MINISTRI I ARSIMIT LUTFIU E PENGON DREJTËSINË PËR NJË STUDENTE TË VARFËR, SË CILËS I ËSHTË REFUZUAR BURSA

Studentja e cila tani do të magjistrojë, si një nxënëse e shkollës së mesme me sukses të shkëlqyeshëm, nga një familje e varfër, ka konkurruar për bursë dhe pasi është refuzuar 7 herë, kërkon drejtësi. Rasti ka ngelur në Gjyqin аdministrativ, sepse Ministria e arsimit dhe shkencës refuzon t’ia dorëzojë lëndën gjyqit dhe njëkohësisht nuk i përgjigjet as Avokatit të popullit.

MINISTRI I ARSIMIT LUTFIU E PENGON DREJTËSINË PËR NJË STUDENTE TË VARFËR, SË CILËS I ËSHTË REFUZUAR BURSANga viti 2014, lënda gjendet në Ministrinë e arsimit. Vjet në shkurt, ish ministri Abdylaqim Ademi iu përgjigj Ombudsmanit se do ta rishikonte lëndën, por ministri pasues Pishtar Lutfiu, e cili erdhi në funksion vjet në 5 prill, nuk ka bërë asgjë deri më sot, thotë Avokati i Populli (Foto: SDK.MK)

Studentja nga Shkupi, e cila ndjek studime postdiplomike dhe së shpjeti do të magjistrojë, për shtatë vjet kërkon drejtësi nga Ministria e arsimit dhe shkencës, Qeverisë dhe Gjyqit administrativ, pasi me justifikimin se “është bërë një gabim me rastin e saj”, në 2010 i janë refuzuar dy bursa studentore. Si një nxënëse e shkollës së mesme me sukses të shkëlqyer dhe duke ardhur nga një familje e varfër, ajo ka konkurruar për të dy llojet e bursave, për bursën të kategorisë A, sipas meritës dhe të kategorisë B, për shkak të gjendjes së rëndë materiale në familje.

Rezultati i kërkimit të saj për drejtësi është një vazhdimësi refuzimesh ndaj ankesave të saj, situata absurde dhe justifikime nga institucionet kompetente, duke mos pasur përgjigje se për çfarë arsye, pa argumente e kanë refuzuar dhe rasti i saj ka mbetur bllokuar edhe sot e kësaj dite në Gjyqin administrativ, pasi Ministria e arsimit dhe shkencës refuzon që t’ia dorëzojë gjyqit lëndën mbi rastin.

“Rasti edhe sot e kësaj dite është ka ngelur i bllokuar në Gjyqin administrativ, sepse Ministria e arsimit dhe shkencës refuzon që gjyqit t’ia dorëzojë lëndën për studenten e refuzuar. (Foto: SDK.MK)

Për shkak të kësaj, prindi i kësaj vajze ka ngritur parashtresë tek Avokati i popullit, si shpresë e fundit  se drejtësia do të fitojë, thotë ai për SAKAMDAKAZAM.MK.

“Në fund, edhe po të kemi sukses, dhe fëmija im t’i fitojë paratë të cilat ky shtet ia vodhi, nuk mund t’i thajnë ata lot të saj, por shpresa mbetet e fundit”, thotë babai i vajzës. Ai kërkon anonimitet, ashtu sikurse edhe për vajzën e tij, sepse ajo si një studente e diplomuar me nota të larta, më në fund ka gjetur punë në një institucion delikat, dhe kanë frikë se mos zbulohet dhe pushohet nga puna.

Në 2010, në fillim të studimeve, vajza ka konkurruar në kategoritë A dhe B. Konkursi ka qenë i shpallur nga Ministria e arsimit dhe shkencës. Ka konkuruar me të gjitha dokumentet e nevojshme. Bursën e parë e refuzuan, me arsyetimin se ka pasur kandidatë me kualifikime më të larta se ajo, kurse dokumentet për bursën e kategorisë B, i quajtën të pakompletuara.

“Vajza ime qante për shkak se u refuzua, pyeste se pse nuk e pranuar, kur sipas të dyja kategorive ishte në krye të listës. Nuk kisha përgjigje dhe shkova në Ministrinë e arsimit, u dëshmova se si dokumentacionet e njëjta i shikojnë me sy të ndryshëm. Më thanë që do ta korrigjonin gabimin dhe më drejtuan që të ankohesha në komisionin e atëhershëm qeveritar të shkallës së dytë. Vendosëm të ankoheshim vetëm në bazë të kategorisë B, të gjendjes materiale, si një variantë më e sigurt, pasi fëmija im i plotësonte kushtet”, thotë prindi.

Mirëpo, shoku më i madh për familjen ndodhi në Qeveri.

“Ashtu si Ministria e arsimit, dhe komisioni qeveritar na e refuzoi ankesën me justifikimin se “suksesi i kandidates ka qenë i tillë, dhe është dashur që të jetë ndryshe për t’u pranuar”. Jam shokuar se sa njerëz analfabetë paska pasur në Qeveri. Ne ankohemi vetëm për bursat e kategorisë B, sipas gjendjes së rëndë materiale, ndërsa ata na përgjigjen për suksesin. Paramendoni, ata aspak nuk e kanë lexuar ankesën tonë. Veç sa kanë shkruar një budallallëk, sa për të pasur një farë arsyetimi. Ju ankoheni për një gjë, kurse te arsyetimi shkruhet diçka krejtësisht tjetër”, thotë i revoltuar babai i nxënëses së refuzuar.

Ai tha që kur ka parë se me ç’njerëz ka të bëjë, ka ngritur padi në Gjyqin administrativ. ”Nuk kisha librezë partiake që të mund të fitoja 5 minuta vëmendje në komisionin qeveritar dhe aty hoqa dorë nga të luftuarit për drejtësi.”

“Fill pas kësaj, prindi i vajzës, në vitin 2011 shtron çështje në Gjyqin administrativ. Aty lënda ngel, sepse Ministria e arsimit dhe shkencës nuk ia dërgon shkrimet, që të mos merret vendim. Një praktikë që përdoret me vite”, thotë Zoran Billbillovski, këshilltari shtetëror tek Avokati i popullit.

“Fill pas kësaj, prindi i vajzës, në vitin 2011 shtron çështje në Gjyqin administrativ. Aty lënda ngel, sepse Ministria e arsimit dhe shkencës nuk ia dërgon shkrimet, që të mos merret vendim. Një praktikë që përdoret me vite”, thotë Zoran Billbillovski, këshilltari shtetëror tek Avokati i popullit. (Foto SDK.MK)

Kur Ombudsmani ka reaguar tek Gjyqi administrativ dhe nga aty i është thënë se Ministria e arsimit nuk e ka dorëzuar lëndën për bursisten e refuzuar, ai është drejtuar edhe në Ministri, por më kot.

“Gjyqi aministrativ në vitin 2014 vendos,  e dhe e pranon padinë dhe e shkarkon vendimin e qeverisë së shkallës së dytë.  Gjykimi i parë ka qenë në 9.01.2014”, thotë Billbillovski.

Atëherë pushoi së vlejturi ky komision i shkallës së dytë, por as Komisioni i ri Shtetëror nuk ka dashur të marrë vendim të ri mbi rastin, sipas gjykimit të Gjyqit administrativ.

“Pala,  sipas sugjerimit të Avokatit të popullit, përsëri drejtohet në Gjyqin administrativ, me kërkesë që gjyqi të sjellë akt për përmbushjen e gjykimit. Në tetor të po atij viti, Gjyqi  administrativ e pranon këtë kërkesë dhe dërgon vendim. E pranon ankesën dhe e anulon vendimin e Ministrisë së arsimit për refuzim të bursës B sipas kategorisë së gjendjes materiale. Ai thërret që rasti të kthehet për rishikim dhe vendim”, thotë Billbillovski.

Studentja e refuzuar, normalisht me sukses të lartë, ndërkohë i përfundon studimet, kurse kërkimi i saj për drejtësi nëpër institucionet të cilat duhej ta motivonin dhe t’i ndihmonin, kthehet nga fillimi.

Sërish, Avokati i popullit ndërhyn, përkrah ndërrimit të ministrave të arsimit dhe shkencës.  

“Nga viti 2014, lënda gjendet në Ministrinë e arsimit. Nuk është zgjidhur deri sot. Nuk lëviz që aty. Në shkurtin e vitit të kaluar, ish ministri Abdulaqim Ademi, iu përgjigj Ombudsmanit se do ta rishikonte lëndën. Nga ministri pasues, Pishtar Lutfiu, i cili  hyri në funksion në 5 prill, 2016, nuk  ka akoma asgjë deri më tani. Studentja ka diplomuar, tani do të magjistrojë”, thotë këshilltari shtetëror Zoran Billbillovski.

S.K. DELEVSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира