NJË NXËNËS I KLASËS SË PARË ME NEVOJA TË VEÇANTA EC NGA 13 KM DERI NË SHKOLLË SEPSE NUK KA TRANSPORT

a:2:{s:16:"td_post_template";s:23:"single_template_british";s:9:"td_source";s:49:"Куманово,(САКАМДАКАЖАМ.МК)

    NJË NXËNËS I KLASËS SË PARË ME NEVOJA TË VEÇANTA EC NGA 13 KM DERI NË SHKOLLË SEPSE NUK KA TRANSPORT

    Avokati i popullit nga Kumanova hapi lëndë për t’i zbuluar shkaqet se përse nuk sigurohet transport për Eleonorën (8), e cila është një fëmijë me nevoja të veçanta nga fshati malor i lënë pas dore , Vragoturcë. Ajo ec nga 13 kilometra çdo ditë që të shkojë në fshatin fqinj, Pelincë. Pas publikimit të tekstit në SAKAMDAKAZAM.MK para dy muajve, për familjen e verbër që jeton në kushte të vështira në Vragoturcë, Ombudsmani ka nisur procedurë, e cila duhet të tregojë nëse ka thyerje të të drejtave të nxënësit dhe kush e ka bërë këtë.

    Eleonora që nga fillimi i vitit shkollor ec nga 4 orë nëpër mal që të mbërrijë në mësim, sepse komuna Staro Negoriçane nuk i siguroi transport. Edhe pse kryetari i komunës, Millovan Stojkovski, i cili është në radhët e partisë demokratike të serbëve në Maqedoni, thotë që do ta zgjidhë problemin në semestrin e dytë, nuk e ka realizuar këtë. Për shkak të borës dhe temperaturave ekstremisht të ulta, fëmija nuk mund të udhëtojë vetëm, kështu që në shkollë shkon rrallë.

    Familja nëntëantarëshe Mlladenovski jeton prej ndihmave sociale në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe në varfëri në fshatin malor Vratogurcë, në vetë kufirin maqedono-serb. Eleonorën nuk ka se kush t’a dërgojë në shkollë, sepse i ati, Novko, është i verbër, nëna e saj ka hendikep mendor, kurse 4 fëmijët e tjerë kanë dëmtim të shikimit prej 50 deri më 95 përqind, si dhe pengesa në të folur. (Foto: SDK.MK)

    Familja nëntëantarëshe Mlladenovski jeton prej ndihmave sociale në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe në varfëri në fshatin malor Vratogurcë, në vetë kufirin maqedono-serb. Eleonorën nuk ka se kush t’a dërgojë në shkollë, sepse i ati, Novko, është i verbër, nëna e saj ka hendikep mendor, kurse 4 fëmijët e tjerë kanë dëmtim të shikimit prej 50 deri më 95 përqind, si dhe pengesa në të folur. (Foto: SDK.MK)

    “Më 7 shkurt, shkuam në shkollën qendrore “Hristijan Karposh” në fshatin Dragomancë, që të shohim se a janë të vërteta informacionet të shkruara në tekst. Nga biseda me drejtoreshën dhe mësuesen, zbuluam që fëmijës nuk i është siguruar transporti. Ajo ec nga 12-13 kilometra në të dyja drejtimet që të shkojë në shkollë, ndërsa bëhet fjalë për një fëmijë me pengesa në zhvillim.

    Në shkollë ka dhe dy nxënës që nuk kanë transport deri tek shkollat e tyre, njëri nga ta bën rrugë prej më shumë se 20 kilometrave. Shkolla ka marrëveshje për transport shkollor, por jo edhe për fëmijët nga fshatrat malorë. Sipas ligjit, shkolla është e detyruar të sigurojë transport për të gjithë nxënësit. Këta tre pjesëmarrës janë të cënuar, nuk iu respektohen të drejtat e tyre të garantuara me ligj. Shkolla ose Komuna do të konfirmojë procedurë të mëtejme”, thotë zëvendës Avokati i popullit nga Kumanova, Naser Veseli.

    Pas publikimit të tekstit në SAKAMDAKAZAM.MK para dy muajve, me iniciativën e vet, Ombudsmani ka nisur procedurë e cila është dashur të tregojë se a ka thyerje të të drejtave të nxënësit dhe se kush e ka bërë këtë; - zëvendës Avokati i popullit nga Kumanova, Naser Veseli (Foto: SDK.MK)

    Pas publikimit të tekstit në SAKAMDAKAZAM.MK para dy muajve, me iniciativën e vet, Ombudsmani ka nisur procedurë e cila është dashur të tregojë se a ka thyerje të të drejtave të nxënësit dhe se kush e ka bërë këtë; – zëvendës Avokati i popullit nga Kumanova, Naser Veseli (Foto: SDK.MK)

    Shkolla ka ofruar që Eleonora të mund të vendoset në shtëpinë për nxënës në fshatin Dragomancë, por prindërit nuk kanë pranuar, kurse edhe avokati i popullit konsideron që kjo nuk është një zgjidhje e duhur.

    “Mendimi jonë është që ky fëmijë nuk mund të vendoset të shtëpi për nxënës sepse është shumë i vogël, pluse që ka edhe probleme shëndetësore, mbi të gjitha, nuk mund t’i kontrollojë nevojat fiziologjike. Nga ana tjetër, në shtëpinë nuk ka asnjë kuadër profesional, i cili do të përkujdesej për të për 24 orë. Natën punon vetëm një person, i cili supozohet që është rojtar. Fëmijës në fjalë i duhet përkujdesje e duhur për zhvillim dhe edukim të mirëfilltë”, shton Veseli.

    Avokati i popullit do të takohet me kryetarin e komunës që t’i thotë se duhet ta zgjidhë problemin në përputhje me ligjin. Nëse nuk respektohet kjo, atëherë do të kërkojë ndërhyrjen e inspektoratit shtetëror, sepse kjo gjë është nën kompetencën e tyre.

    Familja nëntëantarëshe Mlladenovski jeton prej ndihmave sociale në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe në varfëri në fshatin malor Vratogurcë, në vetë kufirin maqedono-serb. Eleonorën nuk ka se kush ta dërgojë në shkollë, sepse i ati, Novko, është i verbër, nëna e saj ka hendikep mendor, kurse 4 fëmijët e tjerë kanë dëmtim të shikimit prej 50 deri më 95 përqind, si dhe pengesa në të folur. Dy prej tyre janë të vendosur në shtëpinë për persona të verbër në Shkup.

    Për këtë arsye Novko me vjet të tëra kërkon nga shteti që t’i sigurojë një banesë sociale në Staro Negoriçane, që të mund të jetojë një jetë normale me familjen dhe t’i shkollojë fëmijët e tij. Tri herë ka qenë i refuzuar me justifikimin që nuk ka banesa, kurse pas publikimit të historisë, asnjë nga kompetentët nuk u lajmërua që të ndihmonte. Vetëm organizatat joqeveritare dhe disa individë sollën ndihma sa t’ia lehtësonin sado pak jetën familjes.

    Përktheu: Fjolla Zllatku

    ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

    АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

    Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

    Симнете ја мобилната апликација

    ©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира