NUK MUND T’U NDALOHET NXËNËSVE MBAJTJA E SHAMISË, REAGOI AVOKATI I POPULLIT

NUK MUND T’U NDALOHET NXËNËSVE MBAJTJA E SHAMISË, REAGOI AVOKATI I POPULLITKufizimet e këtilla nuk kanë parashikuar me Ligjin për arsimin fillor dhe me rregulloret e tjera ligjore”, thuhet në kumtesën e Avokatit të popullit (Foto: SDK.MK)

Avokati i popullit e gjykoi procedurën e Ministrisë së arsimit e cila me shkresë i ka lejuar drejtorit të shkollës fillore të Ohrit “Bratstvo i Edinstvo” ta ndalojë mësimin për nxënëset të cilat mbajnë shami dhe ka kërkuar që menjëherë të mundësohet ndjekja e mësimit, lajmërojnë nga zyra e Avokatit të popullit.

“Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë dhe Konventa evropiane për të drejtat e njeriut parashikojnë dhe lejojnë lirinë e besimit dhe shfaqjes së religjionit. Kurse sipas Konventës për të drejtat e fëmijës, liria për manifestim të besimit mund të bjerë vetëm nën kufizimet sipas ligjit, ndërsa kufizimet e këtilla nuk janë parashikuar me Ligjin për arsimin fillor dhe me rregulloret e tjera ligjore”, thuhet në kumtesën e Avokatit të popullit dhe theksohet nevoja respektimin e ligjeve dhe zbatimit të detyrueshëm të akteve të lartpërmendura të ratifikuara ndërkombëtare, si pjesë përbërëse e sistemit tonë të drejtësisë.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира