“UNË NUK PO JETOJ, PO VDES”, GRUAJA 82 VJEÇARE ME SËMUNDJEN E PARKINSONIT MES RASTEVE SOCIALE NË BARAKAT E SHKATËRRUARA TË GJYQIT NË BUTEL

“UNË NUK PO JETOJ, PO VDES”, GRUAJA 82 VJEÇARE ME SËMUNDJEN E PARKINSONIT MES RASTEVE SOCIALE NË BARAKAT E SHKATËRRUARA TË GJYQIT NË BUTELMiroslava Matasheva jeton në barakën numër 1, sepse baraka ku ka jetuar më parë për 12 vjet e cila ka qenë ndërtim i paligjshëm, para një muaji është rrënuar që në vend të saj të ndërtohet ndërtesë. Miroslava është detyruar që kushtet tashmë mizore të jetesës t’i ndërrojë me kushte edhe më të këqija. (Foto: SDK.MK)

Një grua tetëdhjetë e dy vjeçare me këmbë të thyer dhe sëmundje të Parkinsonit është vendosur në dhomën më të shkatërruar të ish -barakave të gjyqit, numër 13 në Butel. Ajo ndodhet këtu pasi baraka ku ka jetuar për plot 12 vjet, e cila ka qenë ndërtim i paligjshëm, është rrënuar para një viti që në vend të saj të ndërtohet një ndërtesë. Miroslava Matasheva është detyruar që kushtet tashmë mizore të jetesës t’i ndërrojë për kushte edhe më të këqija.
“Unë nuk po jetoj, po vdes”, thotë Miroslava Matasheva, duke na treguar se ku jeton tani.

Në dhomë nuk ka dritare, në vrimën për xham janë futur disa dërrasa. Nuk ka as derë. Fqinjët i kanë verë një qebe në mur që të mos i fryjë erë e ftohtë. Dhoma nuk ka as tavan. Mbi muret varen mbetje nga leshi i xhamit, kurse nëpërmjet vrimat e tavanit duken pullazet e kulmit. Nuk ka rrymë, kështu Matasheva thotë që nuk mund ta ndezë shporetin ku më parë gatuante.
“Tani shporetin e mbaj këtu, pranë krevatit, ndërsa për të ngrënë ia dal disi. Gjithçka që kam është në një mal gjërash. Më zhvendosën fqinjët, vetë nuk mundem. Ma rregulluan ambientin që të paktën të kisha ku të flija. Kjo këtu nuk është jetë. Në mbrëmje, mblidhem në qebe dhe nuk lëviz deri sa të dalë drita”, thotë Matasheva.

Ajo ec me bastun, e ka këmbën e thyer, por kjo gjë nuk i pengon. Thotë se mbështetet dhe mund të lëvizë. Ka dhe sëmundje të dukshme të Parkinsonit. I dridhet tërë trupi, por edhe kjo thotë, do të kalojë.
“Tani dridhem sepse po jetoj kështu, kjo gjë më shqetëson. Sikur të shpërngulesha diku ku të paktën do të ketë kushte më të mira dhe do të qetësohen dridhjet. Unë do të paguaja një dhomë, vetëm të ketë kush të ma gjejë. Unë nuk mund të vihem në kërkim në këtë gjendje, por pensionin e kam. Marr 7.500 denarë. Do të paguaj, vetëm të jetoj qetësisht. Nuk duhet të jetë qytet, mund të jetë edhe diku në periferi, vetëm të ketë kushte”, thotë Matasheva.
Ajo ka dhe një djalë, i cili është larguar jashtë shtetit para 12 vjetëve dhe asnjëherë më nuk ka dëgjuar për të. Thotë që nuk e di se a është gjallë. Matasheva ka një shoqe në afërsi e cila i ndihmon.
“Tani dukem mirë sepse isha tek shoqja ime. Më lau si një foshnjë, m’i preu pak flokët e m’i ngjyrosi. Këtu nuk ka ujë të ngrohtë për t’u larë. Ka një tualet, ku shkojmë të gjithë dhe kaq”, thotë Matasheva e përlotur.
Është drejtuar për ndihmë kudo që ka arritur, por askush nuk i është përgjigjur thirrjeve të saj.

Ministria e punës dhe politikës sociale i ka neglizhuar pyetjet e SAKAMDAKAZAM.MK në lidhje me problemet e njerëzve të vendosur në ish barakat e gjyqit në Butel. Nuk ka përgjigje se a janë munduar shërbimet e kësaj ministrie t’i sigurojnë një vend jetese 82 vjeçares në shtëpinë e njerëzve të moshuar. Matasheva e ndan fatin me tridhjetë të tjerë, që të gjithë me kushte minimale ekzistence: fëmijë të vegjël, të sëmurë, prindër të vetëm, disa gra shtatzëna, si dhe një fëmijë nga jetimorja, i cili duke mos pasur ku të jetojë, pas largimit nga shtëpia për fëmijë pa prindër, ka gjetur strehim në njërën prej dhomave të barakave.

Për ta ka hapur rast Avokati i popullit.
“Ekipi jonë ka kryer kqyrje në barakat. Ka konstatuar që në tre prej pesë barakave jetojnë njerëz të cilët për veten e tyre thonë se janë raste sociale. E detyruam Qendrën për punë sociale të na japë informacion të saktë për gjendjen financiare dhe kushtet në të cilat jetojnë këta fëmijë dhe në varësi prej kësaj të mund të veprojmë më tej. U lamë afat prej më së shumti tetë ditë që të na japim këto informata. Zakonisht këto lloj raportesh i kërkojmë në afat më të shkurtër, prej 3 deri në 5 ditë, por këtu u kemi lënë hapësirë që të dalin në teren, ta konfirmojnë gjendjen momentale edhe pse është absurde mos kenë bërë kqyrje duke marrë parasysh se njësitë krahinore të Ministrisë së punës dhe politikës sociale janë vendosur në barakat fqinje në të njëjtin lokacion”, thotë Vaska Bajramonska-Mustafa, Zëvendës avokat i popullit.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира