Kryetarja Danella Arsovska për një vit e gjysëm nga mandati i saj ka ndërruar 15 drejtorë të ndërmarrjeve publike dhe institucioneve. Ka shkarkuar 7 drejtorë që ajo vetë i vendosi në funksion, ndërsa 8 kanë dhënë vetë dorëheqje. Dy drejtorë i ka kaluar nga një ndërmarrje publike në një tjetër.
Praktika e ndryshimeve të pozicioneve drejtuese filloi nga NP “Parkingu i qytetit”, ku vetëm dhjetë ditë nga emërimi i Filip Pashut si drejtor e ndërroi dhe në vendin e tij e vuri Bojan Hristovskin nga VMRO-DPMNE-ja.
I pari që dha dorëheqje nga funksioni ishte drejtori i JSP “Skopje” Ivan Ilievski, në maj të vitit të kaluar, vetëm 5 muaj pasi erdhi në funksion. Në vendin e tij më pas Arskovska e emëroi Aleksandar Stojkovskin.
Në fillim të korrikut, kryetarja e shkarkoi drejtorin e NP “Higjiena komunale” Zudi Enuz, pas incidentit në Sheshin Skenderbe, kur lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski akuzoi se një person i armatosur ka dashur ta vrasë gjatë protestës kundër propozimit francez, e bëhet fjalë për Cufi Kokën, vëllanë e drejtorit Enuz Koka. Pas kësaj, Aleanca për shqiptarët e përfundoi bashkëpunimin me Arsovskën. Për drejtoreshe të re të “Higjienës komunale” u emrua Kosana Mazneva, e cila akoma është në funksion.
Dy javë më pas, Arsovska e shkarkoi edhe drejtorin e Kopshit zoologjik Hristijan Stamenov, sepse në kopsht vrau 12 kuaj dhe një gomar. Një muaj më Arsovska kërkonte zëvendësim për Stamenovin, gjë pas së cilës për drejtor e vuri Dragan Ilievskin.
Në shtator të vitit të kaluar filloi zënka oficiale mes Arsovskës dhe VMRO-DPMNE-së me shkarkimin e Zllatko Perinskit nga vendi drejtorial në “Ujësjellësi dhe kanalizimi”. Arsovska tha se e ka kapur Perinskin duke vjedhur, gjegjësisht se ka dashur ta kursejë tenderin për stacionin e pastrimit të ujërave të zeza, ndërsa nga VMRO-DPMNE-ja janë përgjigjur se ajo dëshiron ta kurdisë tenderin në dobi të firmës turke. Në vendin e Perinskit për drejtor ushtues detyre e ka caktuar Marjançe Mitovskin.
Disa ditë më pas, vijojnë dorëheqjet e kuadrove të drejtorëve të VMRO-DPMNE-së, gjegjësisht dorëheqje dhanë drejtorët e NP “Parkingu i Shkupit” Bojan Hristovski dhe i “Drislla” Jane Micesvski, i “Rrugë dhe rrugica” Boris Nastov, i “Parqe dhe gjelbërime” Angell Sotirovski, i “Llaja” Voisllav Dimitrovski, i JSP “Turs“ Filp Vasilevski. Të gjitha thanë se Arsovska fare nuk ka komunikauar me ta dhe se nuk interesohet për qytetin.
Pas dorëheqjeve grupore, Arsovska në NP “Llajka” për drejtoreshe ushtruese të detyrës e emëroi aktivisten për mbrojtje të kafshëve Radmilla Pesheva, në “Parkingun e qytetit” Kërste Petreskin nga GROM, ndërsa në “Drislla”, Aleksandar Kuzinakovin. Me ndryshimet e reja të vendeve drejtoriale, fitojnë kuadro të BDI-së dhe atë në “Rrugë dhe rrugica” për drejtor është emëruar Said Said dhe në “Parqe dhe gjelbërim” Zuhejr Rexhepi.
Në janar të këtij viti, Arsovska sërish ka vendosr drejtor të ri të “Ujësjellësi” që është drejtori i tretë brenda një viti. E shkarkoi Mitovskin, e në vend të tij erdhi drejtori i Kopshtit zoologjik Dragan Ilievski. Edhe Kopshti zoologjik ka drejtorin e tretë, gjegjësisht Zoran Popovi i cili erdhi si pjesë e kipit të Ilievskit.
Në ditën e njëjtë, kryetaja shkarkoi dhe drejtorin e Qendrës kulturore rinore (MKC) Vanço Bogoev dhe në vendin e tij e vuri Nikolla Aleksovin.
Para 20 ditësh, drejtor të tretë fitoi edhe NP “Skopje”. Arsovska nuk ia vazhdoi kontratën Aleksandar Stojkovskit dhe në vend të tij emëroi drejtorin e “Parkingut të Shkupit” Kërste Petrevski. Me kalimin e tij në ndërmarrjen e komunikacionit, “Parkingu i Qytetit” fitoi drejtorin e katërt, Mihaill Petrovski.
Arsovska në prill për herë të parë dha kontrata menaxheriale prej 4 vjetësh dhe atë kuadrove të BDI-së Said dhe Rexhepi. Por, vetëm dy javë pas refuzimit të marrëevshjes menaxheriale, drejtori i “Parqe dhe gejlbërime” më 30 prill dha dorëheqje.
Me gjithë këro dorëheqje dhe shkarkime, asgjë drejtor nuk ka mbetur i njëjtë nga fillimi i mandatit të Arsovskës e deri më tani.
A. ANTEVSKA