AMERIKANËΤ U DHURUAN UJËMATËS, NË PALLÇISHTË MBETET VETËM TË KENË UJË TË PASTËR

a:2:{s:16:"td_post_template";s:22:"single_template_civica";s:9:"td_source";s:45:"Тетово,(САКАМДАКАЖАМ.МК)

AMERIKANËΤ U DHURUAN UJËMATËS, NË PALLÇISHTË MBETET VETËM TË KENË UJË TË PASTËR

Në fshatrat Kamenjabe, Pallçishtë të poshtme, Kallnik dhe Sininçane të komunës së Bogovinjës do të fillojë montimi i 2.800 ujëmatësve në kornizat e projektit për përdorim të qëndrueshëm të ujit për pirje dhe për zmadhim të ekfasitetit të sistemit për furnizim të ujit, të financuar nga USAID. Projekti, siç u tha, pritet të sigurojë përdorim të kontrolluar dhe të balancuar të ujit të pirjes në komunë. Donacionin me vlerë prej 4.5 milionë denarëve e dha ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli.

”Për zvogëlimin e rrezikut gjithmonë e më të madh nga kushtet ekstreme natyrore, nevojiten qasje të reja dhe të integruara, që do t’u ndihmojnë bashkësive lokale të funksionojnë në mënyrë më efektive. Siç rritet cenueshmëria e burimeve të ujit ndaj ndryshimeve klimatike, ashtu edhe ne duhet të zhvillojmë praktika më të qëndrueshme për menaxhimin dhe përdorimin efikas të burimeve ujore”, tha ambasadori Bejli.

”Këtu në Bogovinjë, si rezultat i punës tuaj me mbështetje të USAID-it, jo vetëm që keni përmirësuar furnizimin e ujit, por gjithashtu, keni siguruar përdorimin racional dhe të qëndrueshëm të ujit për pirje. Keni rritur efikasitetin e gjithë sistemit për furnizim me ujë në bashkësi, dhe njëkohësisht keni zvogëluar rreziqet nga mungesa potenciale e ujit”, shtoi ai.

Megjithatë, banorët e Pallçishtes së poshtme e shohin me dyshim këtë dhuratë.

“Nuk e kuptoj, si do të na vënë ujëmatës, kur ne akoma nuk kemi ujë të pastër për pirje. Ja, lëshoni ujin nga ujësjellësi i fshatit dhe shikoni se çfarë uji rrjedh në rubinetat tanë. Për vite me radhë, ne nuk e pijmë ujin e ujësjellësit sepse është i ndotur, sidomos kur ka shi më të madh dhe ai mbushet me dhe dhe gjethe”, thotë i revoltuar Xhabiri nga Pallçishtja e poshtme, me të cilin biseduam në kafen afër xhamisë së fshatit. Ai na e tregoi filtrin për ujë që e kishte vënë në rubinetin e kafes.

“E pastrova filtin para dy orëve dhe shikoni se si duket tani – i tëri me baltë. Këtë ujë nuk mund ta pish. Veçse për ujitjen e oborreve, për asgjë tjetër nuk mund ta përdorim”, shton Xhabiri.

Banorët e Pallçishtës së poshtme furnizohen me ujë për pirje nga fshati Novake ose blejnë ujë në shishe.

Faktin që uji nga ujësjellësi është i ndotur, e vërtetuan edhe nga Qendra për shëndet publik në Tetovë.

”Qendra për shëndet publik, 4 herë në vit kryen analiza të ujit në ujësjellësin e Pallçishtes së poshtme dhe analizat kimike dhe biologjike gjithmonë tregojnë që uji i ujësjellësit nuk është për pirje. Uji nuk klorohet  dhe ujëmbledhësit nuk mirëmbahen. Për këtë arsye, ndalimi i pirjes së ujit vlen në vazdhimësi, tashmë disa vjet. Problemi qëndron te neglizhenca njerëzore dhe te plani i keq i rrjetit të ujësjellësit, i cili është vendosur në nivel të ulët, kështu shpesh herë vjen deri te thyerja e tubave dhe futja e dheut brenda tyre.”, na deklaroi dr. Ratko Davidovski nga Qendra për shëndet publik në Tetovë.

Jo shumë kohë më herët, ujësjellësi në Pallçishten e poshtme kalon nën kompetencat е komunës së Bogovinjës, ndërsa kryetari i saj, Hasbi Idrizi thotë se së shpejti ky problem do të zgjidhet.

”Projekti në fshat pothuajse ka përfunduar dhe duhet vetëm të pastrohen ujërat. Është e vërtetë që uji është i ndotur, por ne duhet të instalojmë ujëmatës, kurse kur ta ndërtojmë ujësjellësin do të ketë edhe ujë të pastër për pirje edhe ujëmatës të instaluar.”, deklaroi kryetari Hazbi Idrizi gjatë marrjes së donacionit nga USAID-i.

Për këtë projekt pilot, USAID-i ka investuar 4.503.209 denarë (82.942 dollarë), ndërsa komuna merrtë pjesë me 2.712.727 denarë (49.964 dollarë). Pjesëmarrja e komunës në këtë investim dhe përfshirja aktive në aktivitetет e projektit, shfaqin dedikimin dhe angazihimin e madh të komunës në adaptimin dhe zvogëlimin e pasojave nga ndryshimet klimatike, projekt i cili e forcoi shoqërine civile duke nxitur aktivizëm qytetar dhe dedikim të njerëzve për punë të përbashkët për çështje të interesit të përbashkët.

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира