ARSOVSKA LËSHOI PËR KOMUNIKACION DY KORSI TË URËS SË DJEGUR “BELLASICA”, THOTË SE ESM-JA DO TA SANOJË KUR TË VENDOSË TUBA TË RINJ

ARSOVSKA LËSHOI PËR KOMUNIKACION DY KORSI TË URËS SË DJEGUR “BELLASICA”, THOTË SE ESM-JA DO TA SANOJË KUR TË VENDOSË TUBA TË RINJNga ESM para tri ditësh për SAKAMDAKAZAM.MK deklaruan se i kanë hequr tubat e dëmtuar, por tani presin që Qyteti të bëjë sanimin, pas të cilit ata do të vendosin tuba të rinj. (Foto: Qyteti i Shkupit)

Nga sot, nëpër dy korsitë e jashtme të urës “Bellasica”, mund të qarkullojnë automjete të lehta, njoftuan nga Qyteti i Shkupit. Në kumtesën e dërguar drejt mediave, thonë se ura nuk ka dëmtime më të rënda dhe se ESM-ja do ta sanojë kur t’i vendosë tubat e rinj për ujë të ngrohtë. Shtojnë gjithashtu se do të lëshohet krejtësisht në qarkullim kur ESM-ja të përfundojë me vendosjen e tubave.

Nga kompania shtetërore ESM, para tri ditësh për SAKAMDAKAZAM.MK deklaruan se ata i kanë hequr tubat e dëmtuar, por tani presin Qytetin të bëjë sanim, gjë pas së cilës do t’i vendosin tubat e rinj. Thanë se nuk e dinë se kur do të fillojë sanimi sepse akush nuk i ka informuar.

“Sipas raportit ekspert për gjendjen e urës në bulevardin Bellasica, është vërtetuar se ai nuk ka dëmtime strukturore të cilat e cenojnë sigurinë e urës. Nga raporti është konstatuar se ka plasaritje të sipërfaqes në shtesën e jashtme të betonit në pjesën e mesme të një ane të urës, të shkaktuar nga djegia e izolimit të tubave të ngrohjes nga ESM-ja, të cilën ajo do ta sanojë me qëllim vendosjen e tubave të rinj të ngrohjes si detyrim i tyre për sigurimin e furnizimit të pandërprerë të qytetarëve me energji ngrohjeje”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Ura “Bellasica” pësoi djegie më 12 maj.

Ekspertizën e urës, të cilën e bënte profesori Mihaill Garevski nga Instituti privat për ndërtime rezistente dhe ndryshime klimatike, është përfunduar dhe i është dorëzuar Qytetit të Shkupit para dy muajve. Ai thotë se ura nuk ka dëmtime serioze, nuk janë dëmtuar kabujt dhe nevojitet sanim i lehtë, i cili do zgjatë rreth një muaj.

Mirëpo ndaj rezultateve të këtilla nga Garevski reaguan edhe ekspertë në vend dhe të jashtëm të ndërtimit dhe ndërtimit të urave, të cilët konsiderojnë se ekzaminimet nuk janë kryer në mënyrën e duhur.

  • PROJEKTUESIT TË URËS “BELLASICA” NUK KANË DHËNË RAPORTIN PËR GJENDJEN E SIGURISË, ME INCIZIME TË DRONIT NUK MUND TË EKZAMINOHEN KABUJT PËR PARATËRHEQJE
  • PËR LLOJIN E KABUJVE TË VENDOSUR NË URËN “BELLASICA” EKZISTOJNË TEKNOLOGJI PËR HETIM TË GJENDJES, THOTË EKSPERTI FRANCEZ PËR URA ME PARATËRHEQJE
  • NUK JANË BËRË TË GJITHA EKZAMINIMET E URËS “BELLASICA”, THOTË DEKANI I FAKULTETIT TË NDËRTIMTARISË MARKOVSKI


    A. ANTEVSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира