ASNJË VIKTIMË E DHUNËS NË FAMILJE NGA RAJONI I STRUGËS NUK KA SHFRYTËZUAR SHËRBIMET E QENDRËS SË STREHIMIT PËR MBROJTJE, MBETEN ME DHUNUESIN

ASNJË VIKTIMË E DHUNËS NË FAMILJE NGA RAJONI I STRUGËS NUK KA SHFRYTËZUAR SHËRBIMET E QENDRËS SË STREHIMIT PËR MBROJTJE, MBETEN ME DHUNUESINGratë në rajon vuajnë dhunën, vazhdojnë të jetojnë me dhunuesin dhe nuk kërkojnë mbrojtje për shkak të traditave, nënshtrimit dhe statusit të gruas në familje, thonë sociologët. (Foto: SDK.MK)

Asnjë femër viktimë e dhunës në familje nga Struga dhe rrethina nuk i ka shfrytëzuar shërbimet e Qendrës Rajonale të Strehimit për Mbrojtje në Ohër. Viktimat vështirë se inkurajohen të raportojnë dhunën, ato shpesh heshtin për shkak të frikës dhe nënshtrimit, si dhe për shkak të kushteve të këqija ekonomike.

Sociologët thonë se arsyet pse gratë në rajon vuajnë dhunën, qëndrojnë me dhunuesin dhe nuk kërkojnë mbrojtje janë traditat e popullsisë, vartësia dhe statusi i gruas në familje.

“Dhuna në familje është prezente në Strugë dhe rrethinë, por fatkeqësisht numri i denoncimeve ka rënë në Qendrën në Strugë. Më së shpeshti viktima është grua dhe arsyet janë ekonomike, sociale, alkoolizmi e të tjera”, thotë Mevmed Halili, drejtor i Qendrës për Çështje Sociale në Strugë.

Qendra për Çështjet Sociale po zhvillon një fushatë për të parandaluar dhunën me bazë gjinore për të inkurajuar gratë viktima që të kërkojnë ndihmë.

“Aktualisht është duke u zhvilluar fushata “Ne jemi me ju – së bashku kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave”. Si institucion promovojmë barazinë gjinore dhe eliminimin e stereotipeve për rolet gjinore bazuar në kulturë, zakone, besim, traditë dhe praktika të tjera“,shton Halili.

Në një rajon me mbi gjashtëdhjetë mijë banorë, mesatarisht ka vetëm dhjetë raportime për dhunë në familje në vit. Në muajin e fundit, në rajonin e Strugës ka pasur dy raportime për dhunë në familje. Në njërin rast viktima është një grua që ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj në shtëpinë e familjes dhe në rastin e dytë një grua nga Serbia ka rrahur vajzën e saj.

S. VRENCOVSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира