BANORËT E DEBAR MAALLOS LUFTUAN PËR TË DREJTËN E TYRE PËR MBAJTËSIN E LISTËS SË KËSHILLTARËVE TË LSDM PËR QENDRËN

BANORËT E DEBAR MAALLOS LUFTUAN PËR TË DREJTËN E TYRE PËR MBAJTËSIN E LISTËS SË KËSHILLTARËVE TË LSDM PËR QENDRËNPlatformën nga iniciativa e qytetarëve, e cila u dërgua drejt të gjithë kandidatëve për kryetarë, e ka pranuar vetëm LSDM, të cilët kanë premtuar se do të bëjnë pjesë e programit të tyre të zgjedhjeve lokale – Protesta e qytetarëve për çlirimin e trotuareve dhe ndalimit të ndërtimeve të reja muajin e kaluar (Foto: SDK.MK)

Një mbajtës i listës së këshilltarëve në Këshillin e Komunës së Qendrës do të jetë anëtar i iniciativës së qytetarëve “Në mbrojtje të Debar Maallos”. Kjo marrëveshje është arritur mbrëmë në takimin e kandidatit për kryetar Sasha Bogdaniviq dhe përfaqësuesin e LSDM Damjan Mançevskit, të cilët platformën e iniciativës së qytetarëve e pranuan tërësisht dhe premtuan se ajo do të jetë pjesë e programit të tyre gjatë zgjedhjeve lokale.

Platforma e cila çon drejt një jete më cilësore dhe paraqet një plan për ndalimin e shkatërrimit urbanistik dhe ekologjik dhe që javën e kaluar u publikua nga ana jonë si shenjë mbështetjeje për ndonjë kandidat eventual për kryetar të Qendrës, deri tani, një ditë para skadimit të afatit për kandidim është pranuar vetëm nga LSDM.

Përfaqësuesit e LSDM shprehën gatishmëri që një anëtar i iniciativës së qytetarëve të jetë mbajtës i listës së këshilltarëve për komunën e Qendrës si kandidat i pavarur i koalicionit të udhëhequr nga LSDM”, thonë nga iniciativa qytetare “Në mbrojtje të Debar Maallos”.

Nga LSDM e kanë pranuar sugjerimin për mbajtës të listës, Jana Bellçeva Andreevska si kandidate e pavarur e koalicionit të udhëhequr nga LSDM.

Nga iniciativa e qytetarëve “Në mbrojtje të Debar Maallos” thonë se ata mbeten shoqatë jopartiake e hapur për bashkëpunim me të gjitha subjektet politike, shoqata formale dhe joformale qytetarësh dhe individësh të cilat ndajnë vlerat e njëjta të shprehura në këtë platformë, me një qëllim të përbashkët “Shëndeti para profitit”.

“Në mbrojtje të Debar Maallos” është iniciativë qytetare e formuar në vitin 2015 nga banorët e Qendrës të cilët jetojnë në Debar Maallo dhe në rrethinë me një qëllim të përbashkët – përmirësimin e cilësisë së jetës të lagjes dhe qytetit.

A. ANTEVSKA

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира