DOKTORI I PENSIONUAR ABDULXHELAL ESATI NGA TEARCA NË MAKINË KA NJË MINI INFERMIERI ME TË CILËN SHPËTON JETË

DOKTORI I PENSIONUAR ABDULXHELAL ESATI NGA TEARCA NË MAKINË KA NJË MINI INFERMIERI ME TË CILËN SHPËTON JETË Xheki thotë se gjatë gjithë periudhës së tij si doktor, kurrë nuk ka marrë një ditë pushim dhe kurrë nuk ka shkuar për pushime, kështu që ka fituar një zakon pune dhe mund t’i ndihmojë në çast kujdto që e thërret. (Foto: SDK.MK)

Në prag të 21 nëntorit, një dramë e vërtetë u zhvillua në Tearce, kur një punëtor i EVN-së po riparonte një rrjet elektrik me defekt. Për shkak të kohëzgjatjes riparimit, në një moment shtylla thyhet dhe punëtori bie nga disa metra e lartësi. Përveç rënies, shtylla e thyer ia kapi këmbën. Kështu, mbeti i pafuqishë, ndërsa njerëzit që u gjendën aty në atë kohë nuk dinin si ta ndihmonin. Bënë thirrje për ndihmë të shpejtë, por automjeti do të merrte të paktën gjysmë ore për të shkuar në fshat dhe deri atëherë ndoshta elektriçisti nuk do të mbijetonte. Pastaj dikush u kujtua dhe menjëherë thirri Dr. Abdulxhelal Esati, i njohur për banorët e Tearces si Dr. Xheki.

Dr. Esati, në pension për shumë vite, është gjithmonë i gatshëm të ndihmojë njerëzit në telashe. Atij iu deshën vetëm pak minuta me automjetin e tij për të shkuar në vendin ku kishte rënë elektriçisti.

“Më 21 nëntor në orën 18:37, mu lajmërua një fqinj tërë panik. Më tha se një shtyllë kishte rënë mbi një punëtor të EVN-së. Me një përvojë mjekësore 36-vjeçare, e dija se çfarë duhej të bëja. Kam një mini infermieri në makinën time dhe gjithçka që më duhet për ndërhyrje të tilla. Hipa në makinë dhe shkova në vendin e ngjarjes brenda një kohe shumë të shkurtër. Atje hasa errësirë, erëra të forta, shi dhe shumë veta që ishin mbledhur e që krijonin panik.  Elektriçisti i rënë ishte në një gjendje të vështirë nga dhimbja e madhe. Shtylla kishte kapur femurin e majtë dhe rrethanat pozitive ishin se elektriçisti nuk e kishte lënduar kokën, por ishte në shok traumatik,” tha Dr Xheki për ngjarjen e asaj dite traumatike.

Vite përvoje mjekësore, si anesteziolog në spitalin e Tetovës dhe si një person mjekësor i cili ka pasur ndërhyrje të panumërta në lëndime të rënda, e ndihmoi me sukses, pra ndërhyri në kohë që të shpëtojë jetën e punëtorit.

Me ndihmën e njerëzve që u gjendën këtu, ngritëm me kujdes shtyllën që ishte mbi trupin e punëtorit dhe e lëvizëm. Kjo duhej marrë me shumë kujdes, pasi rënia mund të kishte shkaktuar një dëmtim në shtyllën kurrizore dhe nëse i dëmtuari lëvizte në mënyrë jo të duhur, dëmi mund të ishte shumë i madh dhe ai mund të mbetej i paaftë. Pasi e hoqëm shtyllën e rënë, filloi lufta me kohën, pasi ishte më urgjente t’i ndihmonim të plagosurit. Përvoja ime mjekësore më tha se për ta ndihmuar duhej të gjeja venën për t’i dhënë infuzion. Ne e quajmë ‘vena e jetës’ dhe nëse nuk arrijmë ta gjejmë, atëherë nuk kemi bërë asgjë dhe të plagosurit mund të vdesin. U detyrova të prisja uniformën e të plagosurit dhe arrita të gjeja venën. E parandalova dhimbjen, këmbën e majtë të thyer e çmobilizova, me infuzionin e ktheva pacientin nga gjendja e shokut dhe shpejt u bë i kontaktueshëm. Kudo që udhëtoj gjithmonë në bagazhin e makinës, mbaj pajisjet më të nevojshme për kujdes mjekësor. Kjo më ndihmoi t’i shpëtoja jetën këtij djali këtë herë,” thotë Dr. Xheki.

Dr. Abdulxhelal Esati – Xheki ka specializuar në Akademinë Mjekësore Ushtarake në Beograd dhe ka punuar si anesteziolog në spitalin e Tetovës për 36 vjet. Ndonëse ka dalë në pension për disa vite, ai vazhdon t’i përgjigjet rregullisht çdo telefonate kur dikush ka nevojë për ndihmë. Thotë se nuk ka marrë një ditë pushimi dhe nuk ka shkuar asnjëherë për pushime, kështu që ka fituar një zakon pune dhe tani arrin të sigurojë ndihmë sa herë që dikush e thërret.

“Unë kam statusin e pensionistit, megjithatë, nuk e kam ndjerë ende se ç’do të thotë të jesh pensionist, sepse shpesh ndodh natën të më thërrasin për t’i dhënë dikujt infuzion ose për ta ndihmuar në mënyra të tjera.  Nuk kam refuzuar askënd dhe nuk e kam fikur kurrë celularin. Jam i bindur se një mjek nuk mund të shpëtojë një jetë. Një mjek mund ta bëjë jetën më të bukur, e në rastin specifik, por gjithashtu edhe në raste të tjera paprake, ka ndodhur pikërisht kjo”, shton ai.

Në familjen e ngushtë të Dr. Xheki ka dhe gjashtë mjekë të tjerë, dhe për këtë arsye ideja e tij dhe një dëshirë e madhe, është të krijojë një “klinikë” në të cilën njerëzit do të ndihmohen mbi një bazë të pastër vullnetare.

Z. ANDONOV

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира