DRINI I ZI U BË I KUQ

DRINI I ZI U BË I KUQShtrati i lumit Drini i zi është fotografuar nga kisha “Shën Petka” në dalje të qytetit. (Foto: SDK.MK)

Uji i lumit Drini i Zi sot u shndërrua në ngjyrë të kuqe nga dheu dhe gurët që u zhvendosën në shtratin e tij. Zazbun Mustafa, kryetari i Strugës tha që uji i lumit është ngjyrosur për shkak se dheu dhe gurët po ngrihen nga shtrati i lumit, për të pasur qasje mekanizmi ndërtues, i cili punonte për rregullimin e një pjese të korzos së Drinit të Zi deri tek ura e poezisë.

“Kishte rrezik se mund të binte kalldërma, për këtë shkak na duhej ta rivendosnim. Sanimi përfundoi, dhe tani dalëngadalë po i kthejmë gurët dhe dheun të cilët i patëm zhvendosur nga shtrati i lumit, që të mund të punonim me makineritë. Ngjyra e kuqe e ujit u paraqit nga dheu nën shtratin e lumit, të grimcave më të vogla. Deri në fund të ditës do ta pastrojmë atë dhe nesër Drini nuk do të jetë më i kuq”, thotë Mustafa.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира