GALERAT NË VARDAR DO TË MBETEN DERI NË VITIN 2035, QYTETI NUK KA 6 MILIONË EURO PËR T’I HEQUR EDHE PSE RRJEDHA E VARDARIT ËSHTË REDUKTUAR PËR NJË TË TRETËN

GALERAT NË VARDAR DO TË MBETEN DERI NË VITIN 2035, QYTETI NUK KA 6 MILIONË EURO PËR T’I HEQUR EDHE PSE RRJEDHA E VARDARIT ËSHTË REDUKTUAR PËR NJË TË TRETËNMarrëveshja e Qytetit të Shkupit me firmën “Vodenica” ëashte me kohëzgjatje prej 20 vite, pra deri në vitin 2035, kurse për dy anijet e tjera ka marrëveshje për dhjetë vjet deri në vitin 2016 dhe 2027. (Foto: Gj. Liçovski)

Anijet në shtratin e Vardarit do të qëndrojnë atje deri në vitin 2035. Atëherë përfudon marrëveshja e fundit me kohëzjgatje prej 20 vitesh, e bërë nga Qyteti i Shkupit me firmën “Vodenica”, kur kryetar i komunës ishte Koce Trajanovski. Dy marrëveshjet e tjera, të bëra me firmën “Fallanga” të parukierit Davor Andreevski, aktualisht me pronarë të tjerë, janë për dhjetë vjet dhe përfundojnë në vitin 2026 dhe 2027.

Një mënyrë tjetër për t’i hequr anijet në Vardar është që Qyteti i Shkupit t’i rrënojë ato, por për këtë gjë do të duhet t’u paguajë dëmshpërblim pronarëve. Sipas vlerësimeve ky dëmshpërblim do të kushtonte diku rreth 6 milionë euro, kurse Qyteti nuk ka para që të jape miliona euro për shkatërrim dhe pagesë dëmshpërblimesh.

Anijet në Vardar janë pjesë e projektit “Shkupi 2014” të qeverisë së VMRO-DPMNE në krye me Nikolla Gruevskin, për të cilin ka shpenzuar 700 milion euro për të ndryshuar pamjen e në qendër të Shkupit u harxhuan 700 milionë euro për të ndryshuar pamjen a qendrës së Shkupit. Në njërën nga shumë ndryshimet në planin e detajuar urbanistik Unaza e Vogël, kur kryetar i Qendrës ishte Vladimir Todoroviq, në koritën ishin vendosur 6 pulla për 6 trape, 4 në njërën anë dhe dy në anën tjetër të lumit.

Në ankandin publik të Qytetit të Shkupit në shkurt 2012, u shitën vetëm dy lokacione firmës Falanga, te ndërtesa e MEPSO dhe te hoteli Holiday Inn. Në dhjetor të po këtij viti, u shit edh një lokacioni firmës “Vodenica” mes dy urave këmbësore. Vendndodhjet e tjera të trapeve që më vonë u bënë anije, askush nuk donte t’i blinte  dhe ato nuk u shitën.

Pullat e anijeve në Vardar u futën me një nga ndryshimet e PUD-it të “Unazës së Vogël” i cili u miratua në kohën kur kryetar i Komunës së Qendrës ishte Vladimir Todoroviq. (Foto: Gj.Liçovski)

Për të tre anijet kontratat me autoritetet e qytetit janë për instalimin e pajisjeve urbane me qëllim të furnizimit me ushqim. Pronarët kishin një afat kohor, sipas kontratës fillestare, për t’i vënë ato në funksion për 24 muaj, por ato afate nuk u respektuan, kështu që qyteti zgjati afatet e tyre me marrëveshje të reja aneksi.

Për të tri anijet, marrëveshja me autoritetet e qytetit ka të bëjë me vendosjen e pajisjeve urbane për shërbimet e restoranteve. Pronarët kishin afat, sipas marrëveshjes fillestare, t’i vënë në funkion brenda 24 muajve, por këto afate nuk u respektuan, e kështu qyteti ua vazhdonte afatet me marrëveshje të tjera aneks.

Anija te MEPSO

Afati i përdorimit: 10 vjet nga dita e nisjes me punë. Momentalisht marrëevshja është pezulluar për shkak të punës ndërtimore të Qytetit të Shkupit në lidhje me ndërtimin e urës ku planifikohej rrota panoramike.

Pronari: “Fallanga DIM” DOOEL, e ndryshuar në “Fallanga Heronea” DOOEL.

Qiraja: 76.600 denarë në muaj

  • Kontrata për dhënien e të drejtës dhe lëshimin e aprovimit për instalimin e pajisjeve urbane për kryerjen e veprimtarisë hotelierike në bregun e lumit Vardar Nr.08-1257 / 1, datë 21.03.2012
  • Aneks Kontrata Nr. 1 e Kontratës Nr. 08-1257 / 1, me datë 29.07.2013.
  • Aneks Kontrata Nr. 2 e Kontratës Nr. 08-1257 / 2, me datë 31.01.2014.
  • Aneks Kontrata Nr. 3 e Kontratës Nr. 08-1257 / 3, me datë 29.07.2014.
  • Kontrata për dhënien e aprovimit dhe dhënien e të drejtës dhe lëshimin e pajtimit për instalimin e pajisjeve urbane për kryerjen e veprimtarisë hotelierike në bregun e lumit Vardar Nr.08-4830 / 1, datë 21.03.2014
  • Aneks Kontrata Nr. 3 e Kontratës Nr. 08-1257 / 3, me datë 29.07.2014.

Anija nën MEPSO , lokacionin që e mori kompania “Fallanga” e parukierit Davor Andreevski, tani është në pronësi të kompanisë “Falanga Heronea”. (Foto: Gj.Liçovski)

Anija te Qendra tregtare e Shkupit

Afati i përdorimit: 20 vjet nga dita e fillimit të funksionimit

Përdorues: “Vodenica ONE TP”

Qiraja: 35.990 denarë në muaj.

  • Kontrata për dhënien e të drejtës dhe lëshimin e aprovimit për instalimin e pajisjeve urbane për kryerjen e veprimtarisë hotelierike në bregun e lumit Vardar Nr.08-5112 / 1, datë 06.12.2012
  • Aneks Kontrata Nr. 1 e Kontratës Nr. 08-1012 / 1, me datë 29.07.2015.
  • Aneks Kontrata Nr. 2 e Kontratës Nr. 08-5112 / 2, me datë 31.01.2015.

Anija të cilën pronari i kompanisë “Vodenica” e bëri hotel është dhënë me koncesion prej 20 vitesh me qiranë më të lirë mujore prej 35.990 denarë që është dy herë më pak se sa paguajnë pronarët e dy anijeve të tjera. (Foto: Gj.Liçovski)

Anija te Holidej Ini

Afati i përdorimit: 10 vjet nga fillimi i funksionimit

Përdorues: Fallanga DIM DOOEL, e ndryshuar në “INTEK MAK”, e ndryshuar në “DERVIC AD”.

Qiraja: 64.999 në muaj

  • Kontrata për dhënien e të drejtës dhe lëshimin e aprovimit për instalimin e pajisjeve urbane për kryerjen e veprimtarisë hotelierike në bregun e lumit Vardar Nr.08-1258 / 1, datë 21.03.2012
  • Aneks Kontrata Nr. 1 e Kontratës Nr. 08-1258 / 2, me datë 29.07.2013.
  • Aneks Kontrata Nr. 2 e Kontratës Nr. 08-1258 / 3, me datë 09.09.2014.
  • Aneks Kontrata Nr. 3 e Kontratës Nr. 08-6745 / 3, me datë 03.09.2015.
  • Aneks Kontrata Nr. 4 e Kontratës Nr. 08-2263 / 3, me datë 31.08.2016.
  • Aneks Kontrata Nr. 4 e Kontratës Nr. 08-1258 / 5, me datë 01.02.2017.

Aktualisht zhvillohen bisedime me pronarin e anijes “Sreca” te Hoteli Holiday Inn Shkup, për ta hequr anijen pa paguar penale. (Foto: Gj.Liçovski)

Kryetari Petre Shilegov  në muajt e parë pasi erdhi në postin e kryetarit të komunës, në konferenca për shtyp, në intervista dhe deklarata të mediave, thoshte se do t’i heqë anijet në Vardar sepse paraqesin rrezik.

“Uurdhërova që të fillojnë procedurat për zhvendosjen e anijeve. Procedurat janë në zhvillim e sipër. Vendimet do të bëhen publike ashtu si do merren, ”tha kryetari Petre Shilegov në një konferencë për shtyp duke qëndruar buzë Vardarit përpara një prej anijeve më 7 shkurt 2018, dy muaj pasi mori detyrën.

Por nga deklaratat që Shilegov bëri në fillim të mandatit të tij, asgjë nuk u realizua. Anijet janë ende në Vardar dhe nuk ka gjasa të hiqen sepse Qyteti nuk ka para.

Shilegov tani thotë se nëse Qyteti i heq galerat dhe dëmshpërblen pronarët, do t’i kushtonte rreth 6 milion euro. Këto janë shumë para që Qyteti i Shkupit nuk i ka, dhe ata po negociojnë me pronarët që të heqin dorë nga objektet e tyre.

Kryetari i Qytetit të Shkupit thotë se dy nga tre anijet mund të zhvendosen këtë vit, por të njëjtën e anoncoi edhe për vitin 2019 por kjo nuk ndodhi. (Foto: SDK.MK)

“Një galerë në vendin e ndërtimit të urës nuk mund të hiqet, dhe tani nuk po funksionon për shkak të punëve ndërtimore në urë. Ai shumë shpejt do të lëshohet në përdorim dhe do të duhet të futen në veprimtari të caktuar. Mbetet për tu parë nëse do të fillojë me punë. Për galerën te Hoeli Holiday Inn me pronarët jemi në fazat e fundit të bisedimeve dhe marrëveshjeve. Mund të ndodh që së shpejti të zhvendoset. Mund të ndodhë që sivjet dy nga tri galerat të zhvendosen. Tani për tani, nuk po arrijmë marrëveshje me pronarin e galerës së tretë ‘Vodenica’,” thotë Shilegov.

Pothuajse të njëjtën përgjigje se anijet do të hiqen së shpejti Kryetari Shilegov ia dha SAKAMDAKAJMK.com më 22 dhjetor 2018, duke thënë se “presim që në të ardhmen e afërt  të jemi në gjendje të flasim për heqjen e dy galerave. Mund të ndodh që një anije të hiqet deri në fund të këtij viti “.

Tre anijet në Vardar së bashku me urat e këmbësorëve përbëjnë rrezik që lumi të dalë nga shtrati gjatë reshjeve të mëdha të shiut pasi ato paraqiten si pengesë në shtratin e lumit.    Këtë e tregon edhe studimi për reduktimin e rrezikut nga përmbytja i përgatitur nga UNDP së bashku me Qytetin e Shkupit dhe Qendrën për Menaxhimin e Krizave. Studimi thotë se anijet kanë reduktuar rrjedhën e lumit për një të tretën  dhe se në Vardar nuk duhet të ndërtohen argjinaturat, barriera dhe objekte të tjera.

Anija nën MEPSO aktualisht nuk është në funksion për shkak të punimeve të ndërtimit në urën për rrotën panoramike. (Foto: Gj.Liçovski)

“Shtrati i rregulluar i lumit Vardar përmes zonës qendrore gjatë viteve të fundit ka qenë subjekt i ndryshimeve arkitekturore. Pas vitit 2010, u ndërtuan dy ura të reja për këmbësorë, dhe një me  urë me rrotë panoramike ende është në ndërtim e sipër. Ndryshimet përfshijnë gjithashtu ndërtimin e tre anijeve statike në shtratin e lumit për rekreacion. Nisur nga kjo, gjendja aktuale e shtratit të lumit Vardar në Shkup është ndryshuar dukshëm nga parametrat e projektit, kryesisht për shkak të sasive të mëdha të sedimentit të depozituar në shtratin e lumit dhe infrastrukturës që zë një pjesë të profilit tërthor,” thuhet në studim.

Në Dhjetor 2017, Vardari në qendër të qytetit doli nga shtrati i vogël i lumit pas vetëm një dite shiu.

A. ANTEVSKI 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира