Kryetari i Vevçanit, Sasho Jankovski, i cili vjen nga LSDM, sot ka caktuar për drejtoreshë të përkohshme të Ndërmarrjes komunale publike “Eremija” aktivisten e VMRO-DPMNE-së Jasmina Bebekovskën.
Deri më tani nuk mbahet mend të ketë pasur parti fituese të zgjedhjeve lokale që të vërë drejtor ndërrmarrjeje publike një pjesëtar të partisë tjetër.
Kryeatri i Vevçanit ka një shpjegim të thjeshtë për vendimin e tij.
“Bebekovskën e caktova për drejtoreshë të përkoshme të “Eremija” për një arsye shumë të thjeshtë. Kjo është një ndërmarrje dhe Bebekovska vetëm po i përmbushte kushtet për të kryer funksionin si drejtor. Veëm ajo ka të mbaruar arsimin e lartë. Është ekonomiste e diplomuar, e cila ka kryer fakultetin ekonomik në Prilep. Nuk është e vërtetë se në këto zgjedhje lokale ka qenë në listën e këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së”, na deklaroi Sasho Jankovski.
Ai thotë se tani për tani nuk ka pasur reagime në lidhje me vendimin e tij.
D. ÇUBRIQ