LSDM DHE BDI U ZUNË PËR VENDET E PUNËS NË KOMUNËN E KUMANOVËS

a:2:{s:16:"td_post_template";s:22:"single_template_civica";s:9:"td_source";s:28:"KUMANOVË,(SAKAMDAKAZAM.MK)

    LSDM DHE BDI U ZUNË PËR VENDET E PUNËS NË KOMUNËN E KUMANOVËS

    Partnerët e koalicionit në këshillin e komunës së Kumanovës, LSDM dhe BDI, janë zënë për shkak të punësimeve të reja në Komunën e Kumanovës. Mosmarrëveshjet ishin rreth vendeve të reja të punës dhe për ngritjen në detyrë të disa të punësuarve, që i ka kërkuar BDI, dhe nuk i kanë pranuar partnerët e koalicionit, LSDM.

    Këshilltarët e BDI-së sot e kanë braktisur seancën e Këshillit dhe janë kërcënuar që nuk do të kthehen në Këshill deri sa të tërhiqet Plani për punësim, sipas së cilit duhet të punësohen 31 maqedonas, 12 shqiptarë dhe 5 romë. Për propozimin votuan këshilltarët e LSDM-së, VMRO-DPMNE-ja dhe GROM-I, të përmbajtur ishin VMRO-NP dhе DPSM, kurse kundër ishin partitë e shqiptarëve: BDI, PDSH dhe RDK.

    “Grupi këshillues i BDI-së, në shenjë revolte do ta braktisë seancën e sotme dhe nuk do të marrë pjesë në seancat vijuese, ndërsa pika e 12-të nuk do të korrigjohet në bazë të shënimeve që i kishim më parë. Nëse nuk propozohet pika e njëjtë, në seancën e ardhshme me ndryshimet tona të propozuara, nuk do të marrim pjesë në punën e Këshillit”, tha para këshilltarëve Ridvan Asani, koordinator i BDI-së në Kumanovë.
    Nda LSDM-ja thonë që është gjë normale që të ketë mosmarrëveshje mes partnerëve të koalicionit, sepse gjithkush ka qëndrimin e vet në lidhje me çështje të caktuara dhe që ato do të tejkalohen dhe bashkëpunimi do të vazhdojë.
    Në komunën e Kumanovës ka 200 të punësuar: 137 maqedonas, 31 shqiptarë, 26 serbë, 1 rom dhe 5 nga kombësitë e tjera.
    Në këshillin e komunës së Kumanovës koalicioni i LSDM-së ka 12 këshilltarë, njësoj si koalicioni i VMRO-DPMNE-së, BDI ka 4, PDSH 2, RDK 1, GROM 1 dhe një këshilltare, e cila është e pavarur.

    Симнете ја мобилната апликација

    ©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира