NDËRTESA E BAROKUT PREJ 15 MILIONË EUROSH TE HEKURUDHA E VJETËR RRI E ZBRAZUR ME GJITHË MOBILJE SEPSE NUK MUND TË FITOHET LEJE PËR PËRDORIM

NDËRTESA E BAROKUT PREJ 15 MILIONË EUROSH TE HEKURUDHA E VJETËR RRI E ZBRAZUR ME GJITHË MOBILJE SEPSE NUK MUND TË FITOHET LEJE PËR PËRDORIMProcesi është bllokuar pasi qeveria e kaluar gjatë ndërtimit ka bërë disa ndryshime në ndërtim, gjë për të cilën nuk kanë dorëzuar kërkesë për miratim nga ana e Ministrisë së transportit dhe lidhjeve. (Foto: K. Popov)

Ndërtesa e re e barokut të SHA Elektrana të Maqedonisë së Veriut prej 15 milionë eurosh do të qëndrojë e zbrazur pasi nuk mund të fitohet leje për ta përdorur. Udhëheqësia dhe të punësuarit në ESM nuk mund të shpërngulen në këtë ndërtesë të re, e cila ndodhet përballë Hekurudhës së vjetër sepse qeveria e kaluar gjatë ndërtimit ka bërë një serë ndryshimesh për të cilat nuk është dhënë kërkesë për miratim nga ana e Ministrisë së transportit dhe lidhjeve. Ndërtesa është pjesë e projektit “Shkupi 2014”

Tani, siç thonë nga ESM për SAKAMDAKAZAM.MK, “puna ka ngecur”. Personat kompetentë nga Ministria e transportit dhe lidhjeve nuk japin miratimet pasi sipas ligjit kjo gjë bëhet para fillimit të zbatimit të ndryshimeve, e jo kur ato kanë përfunduar.

Për këtë ndërtesë janë blerë mobilje me vlerë prej 470.000 eurosh dhe ato tashmë ndodhen brenda ndërtesës. (Foto: K.Popov)

“Kur ndërtesa ishte në proces të ndërtimit, ndryshimet kanë vazhduar të bëhet pa respektuar ligjin. Nga Ministria e trasnportit dhe lidhjeve u kanë thënë që të vazhdojnë, se në fund do t’ua japin ata të gjitha lejet e nevojshme. Përballë një situate të tillë, ne formuam një grup i cili do të hetonte mbi situatën e ndërtesës së re, të shkaktuar me ardhjen e qeverisë së re në vitin 2017. Bashkë me institucionet e tjera kompetente, një zgjidhje kërkohet edhe nga Qeveria, në mënyrë që objekti në të ardhmen të përdoret sipas të gjitha rregullave”, thonë nga ESM.

Tani kompania është vendosur në ndërtesën e EVN në qendër të qytetit, ku gjithashtu u fillua një rinovim i fasadës në stil neoklasik, por u ndalua me rënien e Gruevskit. Kompania austriake para dy javësh në ankandin publik të Qytetit të Shkupit, bleu Shtëpinë e Qytetit buzë Vardarit. Hapësira e tanishme e EVN do të shitet. Ndaj pyetjes së SAKAMDAKAZAM.MK se a do t’i blejë ESM hapësirat e EVN, duke pasur parasysh se ata nuk mund të shpërngulen në ndërtesën e barokut, ata përgjigjen: “Përderisa EVN vendos t’i shesë ato kate, gjegjësisht pjesën e tyre të ndërtesës, ESM do të jetë e para që do të interesohet për ta blerë”.

Ndërtesa e pashfrytëzuar në stil baroku e ESM filloi të ndërtohet në vitin 2013 në suaza të projektit “Shkupi 2014”, të cilin e zbatonte qeveria e atëhershme e VMRO-DPMNE në të gjithë qendrën e qytetit.

Ky objekt disa herë ka shtyrë afatin kur duhet të përfundonte me ndërtimin si dhe shumën e parashikuar për ndërtim. Fillimisht ai duhej të kushtonte 9,8 milionë euro. Gjatë ndërtimit çmimi u rrit për 14, 6 milionë euro, gjegjësisht për 48,4 përqind. Veç kësaj, këtu përfshihen edhe shpenzimet për përpunimin e projektit bazë, rreth 50 mijë euro, mbikqyrja e ndërtimit, e cila kryhet nga ana e institutit Maqedonia SHA Shkup për 30 mijë euro dhe mobilja prej 470.000 euro.

Me ndryshimin e qeverisë, udhëheqësia e re e ESM bëri marrëveshje të re meqë një pjesë  e madhe e punëve ndërtimore nuk kanë qenë të kryera siç duhet. Për shembull nuk ishin vendosur instalimet e nevojshme dhe akoma korrigjoheshin gabimet gjatë ndërtimit.

Në ndërtesë nuk ka as qasje drejt parkingut . Qeveria e kaluar planifikonte që të hapë një rrugë mes parkut, pas ndërtesave të Градски зид.

A. ANTEVSKA 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира