NË TETOVË BRENDA JAVËS DYFISHOHET NUMRI I TË INFEKTUARVE, PROBLEMI MË I MADH – FSHEHJA E KONTAKTEVE

NË TETOVË BRENDA JAVËS DYFISHOHET NUMRI I TË INFEKTUARVE, PROBLEMI MË I MADH – FSHEHJA E KONTAKTEVEQendra e shëndetit publik thotë se në shkolla dhe kopshe nuk janë regjistruar klasterë, por vetëm raste individuale të infektimit. (Foto: Z. Andonov)

Ashtu si në gjithë shtetin, edhe në Tetovë dhe rajonin e Tetovës përhapja e koronavirusit ka marrë hov. Qendra e shëndetit publik është shumë e zënë, duke kryer deri në 100 testime në ditë. Që andej thonë se gjatë javës së kaluar ka pasur rritje të beftë të numri të personave të infektuar me koronavirus.

“Rajoni i Tetovës dhe qyteti i Tetovës ndodhen në një fazë të rrezikut të lartë dhe të shpërndarjes së madhe të virusit. Javën e kaluar numri i të infektuarve është rritur pothuajse dyfish në krahasim me periudhën e kaluar, duke regjistruar 205 raste të reja të koronavirusit. Kjo na tregon qartë se masat nuk respektohen. Në këtë moment kemi më shumë klasterë familjarë. Nëse gjatë periudhës së verës, 7% e testeve të kryera në nivel ditor ishin pozitive, tani gjendja është përkeqësuar dhe përqindja ka hipur në 30%, njëlloj si në nivle shtetëror. Grupi më i madh i të infektuarve është mbi 60 vjeç, por tani kemi rritje edhe të grupit të moshës 30-39 vjeçe, pas tyre ata të moshës 50-59 dhe 40-49, çka do të thotë se gjatë kësaj periudhe më së shumti infektohet ajo pjesë e popullsisë e cila është aktive në qytet dhe shkon në punë. Është e qartë se përqindje të ulët të infektimit kemi te fëmijët”, thotë Suzana Subashik,, udhëheqëse e Departamentit të epidemiologjisë në Qendrën për shëndet publik në Tetovë.

Nga marsi, Qendra e shëndetit publik në Tetovë ka kryer rreth 8.000 teste. Gjithsej numri i të infektuarve i afrohet 2.000, por shumica e tyre janë me pasqyrë më të lehtë klinike.

“Një nga arsyet kryesore për shpërndarjen e shpejtë të virusit është se shumica i fshehin kontaktet. Ky rast nuk është vetëm te ne, por në të gjithë botën”, bën të qartë Subashiq.

Qendra e shëndetit publik thotë se në shkolla dhe kopshe nuk janë regjistruar klasterë por vetëm raste individuale të infektimit të cilat menjëherë vihen nën izolim.

.Nga Shtabi i krizës së Komunës së Tetovës lajmërojnë se deri në këtë moment, në Tetovë dhe në pesë komunat e rrethinës janë regjistruar 1.923 persona të infektuar, nga të cilët 98 kanë vdekur, kurse numri i rasteve aktive është 408. Në Qendrën klinike në Tetovë për momentin nuk ka probleme sa u përkat kapaciteteve dhe personelit mjekësor.

Z. ANDONOV

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира