PAS ZGJEDHJEVE DO TË ZGJIDH MONUMENTET E “SHKUPI 2014”, THOTË KRYETARI SHILEGOV

PAS ZGJEDHJEVE DO TË ZGJIDH MONUMENTET E “SHKUPI 2014”, THOTË KRYETARI SHILEGOV Në debat morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Qendrës Sasha Bogdanoviç, Presidenti i Shoqatës së Arkitektëve të Maqedonisë Martin Panovski, Janeta Trajkoska, Drejtore e Institutit të Studimeve të Komunikimit (IKS) dhe Ana Radonjiç, Nënkryetare e Shoqatës së Arkitektëve të Maqedonisë. Shilegovi u shpreh se projekti "Shkupi 2014", të cilën e trashëgoi kjo qeveri është dhunim i hapësirës publike. (Foto: SDK.MK)

Kryetari i Shkupit Petre Shilegov kërkon që Komuna e Qendrës t’ia dorëzojë pronësinë e monumenteve nga projekti “Shkupi 2014”, që siç shprehet “t’i zgjidhë” pas zgjedhjeve parlamentare të 12 prillit. Shilegov e bëri këtë deklaratë në panelin e organizuar nga redaksia digjitale SAKAMDAKAZAM.MK, me temë “Fuqia e gjelbër qytetare – Ndikimi i qytetarëve në ruajtjen e interesit publik në planifikimin urban”.

Në debat morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Qendrës Sasha Bogdanoviç, Presidenti i Shoqatës së Arkitektëve të Maqedonisë Martin Panovski, Janeta Trajkoska, Drejtore e Institutit të Studimeve të Komunikimit (IKS) dhe Ana Radonjiç, Nënkryetare e Shoqatës së Arkitektëve të Maqedonisë. Shilegovi u shpreh se projekti “Shkupi 2014”, të cilën e trashëgoi kjo qeveri është dhunim i hapësirës publike.

“Qyteti i Shkupit ka bërë një marrëveshje me Komunën e Qendrës për mirëmbajtjen e monumenteve. Kërkoj që pronësia e monumenteve të më transferohet mua dhe pas zgjedhjeve do t’i zgjidh ato. Nuk ngurroj të mbaj përgjegjësi politike ose ndonjë përgjegjësi për eleminimin e këtij helmimi nga Shkupi, i cili nuk është vetëm helmim ajëror, por edhe mendor dhe quhet ‘Shkup 2014’. Çdo ditë që ne shikojmë në ato monumente atë krijesë të shëmtuar prej qyteti që na është lënë si trashëgimi, është një ditë ku ne i helmojmë fëmijët tanë mendërisht”, tha Shilegov.

Monumentet nga projekti “Shkupi 2014” u ngritën në kohën kur kryetar i Komunës së Qendrës ishte Vlladimir Todoroviq. Që kur në vitin 2013, kandidati i LSDM-së Andrej Zhernovski e mori postin e Kryetarit të Komunës bashkë me kryetarin e atëhershëm të Shkupit, Koce Trajanovski, u nënshkrua një kontratë ku mirëmbajtja e monumenteve i takonte Qytetit, por pronësia e monumenteve mbeti nën ingerencat e Komunës.

Që kur në vitin 2013, kandidati i LSDM-së Andrej Zhernovski e mori postin e Kryetarit të Komunës bashkë me kryetarin e atëhershëm të Shkupit, Koce Trajanovski, u nënshkrua një kontratë ku mirëmbajtja e monumenteve i takonte Qytetit, por pronësia e monumenteve mbeti nën ingerencat e Komunës.

A. ANTEVSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира