Rruga Kozara në Kapishtecin e Shkupit këtë mëngjes sërish filloi të gropohet. Me maqina shkulet asfalti sepse është i realizuar në mënyrë jocilësore dhe rrugës nuk mund t’i bëhet kontroll teknik.
“Realizuesi ka urdhër t’i korrigjojë gabimet gjatë realizimit. Tani punohet në pjesën e rrugës ku kishte mangësi”, thonë nga komuna Qendër.
Kjo është gropimi i tretë në një rrugë që filloi të bëhet prej para disa viteve, gjatë kohës së mandatit të ish-kryetarit Sasha Bogdanoviq dhe akoma nuk ka përfunduar.
- RRUGA KOZARA NË KAPISHTEC TË SHKUPIT SËRISH DO TË ASFALTOHET SEPSE ASFALTI SËRISH KA PLASUR
- DY JAVË PAS ASFALTIMIT, SHKULET ASFALTI NË RRUGËN KOZARA NË KAPISHTEC TË SHKUPIT
- ME RRUGËN I KANË ASFALTUAR EDHE PUSETAT, KRYETARI I QENDRËS GERSIMOVSKI PREMTOI SE NË TË ARDHMEN DO T’I DËNOJË REALIZUESIT
Realizuesi, firma “Gama gradba”, si fillim vjet gjatë vendosjes së shtresës së dytë të asfaltit i asfaltoi edhe pusetat. Pas reagimit të banorëve, e shkuli asfaltin. Pastaj, në nëntor u vendos një shtresë e dytë mbi gjithë rrugën. Por, vetëm dy javë pas asfaltimit me urdhër të Komunës filloi ta shkulë asfaltin sepse rruga ishte e realizuar në mënyrë joadekuate. Këtë pranverë, asfalti filloi të shkërmoqet sërish, por nuk u sanuan gabimet sepse firma e njëjtë fitoi tender të ri nga Komuna Qendër për rikonsturimin e Leninovës dhe makinat u transferuan atje. Para disa javësh mbaroi rikonstruimi i Leninovës dhe tani firma filloi ta rregullojë Kozarën.
Dënime për firmën relaizuese nuk ka. Tenderi për rikonstruimin e Kozarës kushton 130.000 euro, ndërsa ëshët realizuar dhe një marrëveshje shtesë prej 22.000 eurove. “Gama gradba” për rekonstruimin e rrugës Leninova fitoi 670.000 euro.
A. ANTEVSKA