POLICIA FINANCIARE TË HËNËN FUTET NË QYTETIN E SHKUPIT TË KONTROLLOJË SE SA DHE SI I KA HARXHUAR PARATË DANELLA PËR ZBUKURIMIN

POLICIA FINANCIARE TË HËNËN FUTET NË QYTETIN E SHKUPIT TË KONTROLLOJË SE SA DHE SI I KA HARXHUAR PARATË DANELLA PËR ZBUKURIMINKryetarja Danella Arskovska thotë se për zbukurimet janë harxhuar 30.000 euro, por nuk kanë publikuar asnjë tender, as thirrje publike. (Foto: K. Popov)

Policia financiare të hënën futet në Qytetin e Shkupit për të kontrolluar se si dhe sa para janë harxhuar nga buxheti i qytetit për zbukurimet e Vitit të Ri për qytetin.
Kryetarja e komunës Danella Arsovska thotë se për zbukurimin e qytetit janë harxhuar 30.000 euro, ndërkohë që nuk është publikuar as tender, as thirrje publike.

SAKAMDAKAZHAM.MK dy ditët e fundit ka shkruar dhe hetuar se për zbukurimet e vitit të ri të qytetit nuk ka pasur as thirrje publike, as konkurs publik. Arsovska thotë se ka pasur thirrje publike, por nuk e tregon dhe nuk u përgjigjet pyetjeve tona për atë se kush e ka fituar thirrjen, cila është firma që i bën zbukurimet, kush i vendos shtëpizat në Sheshin Maqedonia, kush do të këndojë në fesën e vitit të ri dhe sa do të paguhen këngëtarët.

Në ueb-faqen e Qytetit të Shkupit në të cilën janë publikuar të gjitha thirrjet publike në bazë të çkaje informohet publiku për të gjithë ata që duan të konkurrojnë, nuk ka thirrje për zbukurim për vitin e ri. Redaksia SAKAMDAKAZHAM.MK vazhdimisht ka kontrolluar ueb-faqen e Qytetit të Shkupit në pjesën kur qëndrojnë thirrjet publike. Por aty nuk ka thirrje për zbukurim apo për organizim të pazarit të vitit të ri dhe festës.

Tender për zbukurimin e vitit të ri nuk ka as nga ana e Byrosë për prokurime publike. Qyteti i Shkupit nuk ka bërë marrëveshje vetëm për blerjen e paqetave të vitit të ri. Edhe po të ishte dhuratë zbukurimi i vitit të ri nga ana e firmave me përgjegjësi shoqërore, siç thoshte Arsovska dy vjetët e fundit, kjo gjë duhet të deklarohet, sepse ekziston rreziku i korrupsionit nëse këto firma marrin tendere nga Qyteti në të ardhmen. Veç kësaj, ai që ka vendosur të dhurojë, duhet të paguajë tatim. Ai që ka vendosur të japë dhurim në përputhje me Ligjin për donacion dhe sponsorim duhet të zbatojë procedurë për të marrë vendim nga Ministria e drejtësisë.

A. ANTEVSKA

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира