QË KUR BDI-JA DHE PDSH-JA AKUZUAN PËR DISKRIMINIM, QYTETI I SHKUPIT I KTHEU AUTOBUSËT SHTETËRORË 9 DHE 19

a:2:{s:16:"td_post_template";s:22:"single_template_civica";s:9:"td_source";s:45:"Скопје,(САКАМДАКАЖАМ.МК)

    QË KUR BDI-JA DHE PDSH-JA AKUZUAN PËR DISKRIMINIM, QYTETI I SHKUPIT I KTHEU AUTOBUSËT SHTETËRORË 9 DHE 19

    Autobusët e JSP Shkupit do të kthehen në linjat nëntë dhe nëntëmbëdhjetë, sipas kërkesës së këshilltarëve të BDI-së dhe PDSH-së në Këshillin e Shkupit. Nga fillimi i muajit këta autobusë nuk ecnin nëpër  këto linja ngaqë me Vendimin për transport në linjë, tashmë të votuar nga Këshilli i Qytetit të Shkupit, linjat u janë dhënë ekskluzivisht transportuesve privatë.

    Këshilltarët nga BDI-ја dhe PDSH-ја е akuzuan kryetarin e Shkupit, Koce Trajanovskin dhe drejtorin e JSP-së, Igor Janushevin për diskriminim.

    “Ky është një skandal për të cilin, fajin e kanë kryetari i Shkupit dhe drejtori i JSP-së. T’i përkujtoj që me këtë politikë të ulët diskriminuese tregojnë nivelin më të skajshëm të nënçmimit dhe nënvlerësimit për të gjithë ata që nuk janë maqedonas. Me këtë mentalitet fashist, fshataresk dhe shumë dyftyrësh e treguan fytyrën e tyre të vërtetë. Ky është kulmi i një marrëdhënieje pa parime, nënçmues dhe diskriminues i partive qeverisëse BDI dhe VMRO-DPMNE. Pas kush e di se cilës herë, qyteti i Shkupit i ndau qytetarët në dy kampe turpëruese.” Insistoj që të ndryshohet Vendimi i Qytetit të Shkupit, të rikthehet mundësia e përdorimit të autobusëve të rinj të JSP-së, të blerë me paratë e qytetarëve shqiptarë, të cilët i paguajnë tatime shtetit, dhe 80 përqind nga numri i caktuar i autobusave të jenë në JSP, ndërsa 20 përqind të jenë autobusë privatë”, kërkoi këshilltari i PDSH-së në Këshillin e Shkupit, Idriz Orana.

    Kërkesë të njëjtë te Këshilli i Shkupit ka dërguar edhe grupi këshillues i BDI-së dhe kështu, në seancën e sotme, këshilltarët e këtyre dy partive sulmonin njëri tjetrin në lidhje me se kush ka votuar, e kush jo, për vendimin tashmë të marrë, në dëm të shfrytëzuesve të linjave nëntë dhe nëntëmbëdhjetë.

    Këshilli ka votuar për ndryshim të Vendimit për transport në linjë, me të cilin autobusët e JSP-së do të rikthehen në linjat e vjetra.

    Симнете ја мобилната апликација

    ©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира