QEBAPTORJA “SHARRI” NË TETOVË ÇDO DITË OFRON NJË RACION FALAS PËR TË VARFËRIT DHE TË PASTREHËT

QEBAPTORJA “SHARRI” NË TETOVË ÇDO DITË OFRON NJË RACION FALAS PËR TË VARFËRIT DHE TË PASTREHËTPara 4 muajve, Husamet Murtezani, pronari i qebaptores “Sharri”, të cilin të gjithë të rrethinës e njohin me emrin Samet, vendosi këtë tabelë para portës së restorantit të tij, me qëllim që t’u mundësojë të gjithë personave në pafuqi për të gjetur ushqim një racion për të ngrënë të paktën një herë në ditë.

“Këtu mund të merrni racion ushqimi falas nga ora 9.00 deri në orën 13.00”, shkruan në gjuhën shqipe dhe maqedonase në një tabelë të vogël të kuqe në hyrjen e qebaptores “Sharri” në rrugën e Ilindenit, një nga rrugët më të frekuentuara në afërsi të urës së lumit Pena. Bëhet fjalë për një objekt shumë të vogël ushqimor i cili me zor zë shtatë deri në tetë tavolina, por me sa duket një vend që ka një pronar me zemër të madhe. Para 4 muajve,  Husamet Murtezani, pronari i qebaptores “Sharri”, të cilin të gjithë të rrethinës e njohin me emrin Samet, vendosi këtë tabelë para portës së restorantit të tij, me qëllim që t’u mundësojë të gjithë personave në pafuqi për të gjetur ushqim një racion për të ngrënë të paktën një herë në ditë.

“Idenë për të ofruar racione pa pagesë e fillova së realizuari para 4 muajsh pa asnjë tendencë për t’u reklamuar apo për të pasur më shumë klientelë. Ne të fesë myslimane këtë e quajmë “sadaka”, që do të thotë t’i ndihmosh dikush me gjithë zemrën dhe shpirtin tënd. Unë jam i lumtur kur ofroj dhe kjo gjë më plotëson. Të ndihmosh dikë që nuk ka për ngrënë, duke i mundësuar një pjatë me fasule apo një racion me qebapa, e ta bësh që të dalë i ngopur nga ky vend, kjo për mua është kënaqësia më e madhe, është “sadaka”-ja ime”, thotë Sameti.

Ai shton se nuk mban llogari për racionet e tilla që ndan çdo ditë, pasi kjo nuk ka rëndësi. Ushqimi që marrin personat e pafuqishëm dhe të varfër për të nuk duhen llogaritur. Çdo njeri i cili është në pamundësi të sigurojë një racion në ditë, pavarësisht i çfarë përkatësie etnike, është i mirëseardhur.

“Këta njerëz të varfër janë njerëz shumë krenarë dhe shumica prej tyre e ka shumë të vështirë të vijnë dhe të kërkojnë diçka falas. Unë e dalloj këtë dhe bëj kujdes që të mos i vë në situatë të vështirë. Prandaj i trajtoj si mysafirët e rregullt. Kur vijnë te qebaptorja jonë dhe ne i shërbejmë siç bëjmë me çdo myshteri tjetër. Askush nuk duhet ta dijë, madje as mysafirët e pranishëm, se kanë marrë një racion pa pagesë. Nuk dua të më keqkuptoni, por këto racione janë për ata që janë me të vërtetë të varfër, jo për ata që lypin. Unë jam një kundërshtar i madh i lypjes”, thotë Sameti.

Sameti i është futur këtij biznesi që në moshë të vogël, duke i ndihmuar babait të tij në dyqanin e farave, derisa u pavarësua duke nisur biznesin e tij.

“Qe 22 vjet punoj në Tiranë, kurse këtë qebaptore e kam hapur para 5 vjetësh dhe tani mund të them se jetoj në relacion mes Tiranës dhe Tetovës. Për tetë vjet kam jetuar në Shtip, ku babai im mbante dyqanin e famshëm të farave “Zlatno zrno”(Fara e artë), në gjimnazin “Vanço Përke”. Në Shtip kemi pasur dhe dy dyqane dhe me atë qytet më lidhin shumë kujtime të bukura dhe shumë miq. Në vitin 1995 na duhej të largoheshim që aty dhe hapëm një biznes në Shqipëri, në Tiranë. Kjo qebaptore është e vogël për nga hapësirsa dhe ndoshta së shpejti do të më duhet të investoj për ta zgjeruar. Me dhurimet e ushqimeve do të vazhdoj edhe më tej por për momentin nuk kam ndërmend të pushoj së ndihmuari të varfërit”, thotë Sameti.

Ndërkohë që ne flisnim me Sametin, para hyrjes së qebaptores së tij, dhjetëra kalimtarë, shqiptarë e maqedonas e përshendesnin, ndalonin për një bisedë të shkurtër dhe të gjithë e lëvdonin idenë e tij bujare për t’u ndihmuar njerëzve në nevojë. Ai thekson se nuk ka rëndësi se cilit komb i përket dikush, por mbi të gjitha i rëndësishëm është respekti dhe mirësjellja.

Z. ANDOV

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира