“STEVÇO LLOPOV”, BËRTISNIN BANORËT E TAFTALIXHES NË PROTESTËN KUNDËR MAFIAS URBANE NË KARPOSH

“STEVÇO LLOPOV”, BËRTISNIN BANORËT E TAFTALIXHES NË PROTESTËN KUNDËR MAFIAS URBANE NË KARPOSH Kryetari Jakimovski nuk erdhi as në protestën e sotme, ndërsa nuk ishin as përfaqësuesit e Komunës, për t’i dëgjuar mesazhet e banorëve të cilët janë të vendosur të bëjnë gjithçka që nevojitet që të mbarojë sundimi i mafias urbane (Foto: RadioMof)

 Me portretet e kryetarit Stevçe Jakimovski në duar dhe mesazhin se ai është shkatërruesi i zonave të gjelbra në Karposh, sonte marshonin nëpër lagjen e tyre banorët e Taftalixhes. Kryetari Jakimovski nuk erdhi as në protestën e sotme, ndërkohë nuk erdhën as përfaqësues të Komunës për t’i dëgjuar mesazhet e banorëve të cilët ishin të vendosur të bënin gjithçka që nevojitej që të ndalonte sundimi i mafias urbane.

Shoqata e qytetarëve “Zeleno Taftalixhe” është organizatore i marshit të sotëm. Ajo kërkon të pushojë së rëni cilësia e jetës në Karposh (Foto: RadioMof) 

U mblodhën në rrugën Llondonska, vijuan drejt rrugës Varshavska deri te kompleksi “Nastell” dhe duke kaluar nga rruga Prashka mbërritën deri te parku në rrugën Bukureshka, e cila u bë simbol i luftës për gjelbërim. Duke kaluar pranë ndërtimeve të pallateve të reja, banorët bërtisnin: “Stevço llopov” duke thënë se si në disa prej lokacioneve ku tani ndërtoheshin shumëkatëshe, pronarët e mëparshëm nuk kanë arritur të merrnin miratime as për ndërtimin e ndërtesave trekatëshe.

Shoqata e qytetarëve “Zeleno Taftalixhe” është organizatore i marshit të sotëm. Ajo kërkon të pushojë së rëni cilësia e jetës në Karposh.

Duke kaluar pranë ndërtimeve të pallateve të reja, banorët bërtisnin: “Stevço llopov” duke treguar se si në disa prej lokacioneve ku tani ndërtoheshin shumëkatshe, pronarët e mëparshëm nuk kanë arritur të merrnin miratime as për ndërtimin e ndërtesave trekatëshe (Foto: RadioMof)

“Infrastruktura dhe kanalizimi i lagjes, pikë së pari, nuk mund të përballojnë tempon e re të ndërtimeve dhe si pasojë e këtij veprimi paraqiten vërshime, rrënim i tokës, asfalte të plasaritura, rritje në ndotjen e ajrit dhe në përgjithësi të lagjes, prerje e druve, uzurpim i parqeve, kërcënime ndaj qytetarëve dhe një veprim i bazuar krejtësisht mbi dëshirat personale”, thonë nga “Zeleno Taftalixhe”.

Shoqata qytetare para një jave e organizoi protestën e parë kësaj vere, që kur aktivistët numëruan plot 25 ndërtime të pallateve të reja vetëm në Taftalixhe.

Në atë protestë, qytetarët i lanë mesazhe kryetarit të shkruara në tabelat e kallajit : “Stevçe Jakimovski është shkatërrues i parqeve dhe gjelbërimit në Karposh”, “Stevçe Jakimovski: Askush nuk mund të na bëjë asgjë, jemi më të fortë se vetë fati – e betonove dhe shkatërrove Taftalixhen”. Gjithashtu ngjitën disa portrete të tija me fytyrën e zhgarravitur.

Portrete të tilla me fytyrë të zhgarravitur të kryetarit ndodhen edhe në marshin e sotëm kundër mafias urbane.

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира