ТЕТОVA ËSHTË QYTETI I VETËM PA ZONË PËR KËMBËSORË

ТЕТОVA ËSHTË QYTETI I VETËM PA ZONË PËR KËMBËSORËNuk mund të flasim për jetesë qytetare kur Tetovës i mungojnë zona rekreative, terrene sportive, parqe, etj. Veç kësaj, Tetova është ndoshta qyteti i vetëm në botë që nuk ka një zonë për këmbësorë, apo të paktën një rrugë për këmbësorë”, thotë arktiekti Boshko Vidoeski. (Foto: SDK.MK)

Tetova një herë e një kohë ishte qyteti më i gjelbëruar në shtet, kurse sot është qyteti i vetëm që nuk ka zonë këmbësorësh. Pothuajse në çdo rrugë të vogël apo të madhe më parë kishte pemë të larta, parqe të vogla, kurse në disa vende nëpër qytet kishte zona të gjelbra me bar. Por, në dekadat e fundit, nga ajo oazë jeshile është shndërruar në bunker betoni. Filloi ndërtimi në çdo kënd të mundshëm të qytetit dhe dalëngadalë, sikur të bëhej me qëllim, u uzurpuan një nga një hapësirat e gjelbra të qytetit.

Për të përmirësuar gjendjen, në fillim nevojitet dëshirë dhe vullnet politik. Do të ishte i mirëseardhur edhe ndonjë korrigjim në rregulativën ligjore nëpërmjet të cilit do të kthehej pamja e dëshiruar e qytetit, por edhe ndryshime në ingerencat e profesionit “planner”, thotë arkitekti Vidoeski. (Foto: SDK.MK)

Për gabimet në urbanizëm që janë bërë në qytetin e Tetovës për një kohë të gjatë nuk ka dashur të flasë askush, derisa dolën gjeneratat më të reja të arkitektëve, të cilët filluar më qartësisht dhe me zë të lartë të tregojnë se ku është bërë gabim në urbanizëm, gjegjësisht në ndërtimin jourbanistik të Tetovës. Një nga këta arktiektë të rinj është Boshko Vidoeski, i cili thotë se planifikimi urbanistik i Tetovës ka ardhur në një pikë, nga ku nuk ka më kthim.

Me ligjin e denacionalizimit në Tetovë ka raste kur është kthyer e drejta e pronës pronarëve të kaluar, ndërkohë që këto prona aktualisht janë pjesë parkingu apo terrenesh sportive. Një gjë e tillë nuk duhet lejuar. (Foto: SDK.MK)

“Tetovës tashmë për vite me radhë i mungon një qasje serioze dhe e arsimuar kundrejt planifikimit. Qyteti është një organizëm i gjallë dhe si të tillë duhet ta trajtojmë. Prandaj, në fillim duhet ta anlizojmë për nga kuptimi i tij historik, më pas të regjistrojmë atë që tashmë ekziston, të diagnostikojmë gjendjet, të vlerësojmë nevojat dhe mundësitë për zhvilimet hapësinore, e më në fund të fillojmë programimin e përmbajtjeve dhe masave të zhvillimit të ardhshëm. Problemi është që në Tetovë nuk planifikohet në këtë mënyrë, por gjithmonë planifikimi ka një bazë financiare. Tetova nuk ka sjellë Plan urbanisitik të përgjitshëm që nga viti 2002, prandaj krijohet përshtypja se ky qytet është lënë pas dore për t’u zhvilluar vetë, ashtu siç është zhvilluar deri në Luftën e dytë Botërore. Pikërisht për këtë arsye nuk mund të flasim për një jetesë qytetare, përdrisa Tetovës i mundojnë zonat për rekreacion, terrenet sportive, fushat e lojës, etj. Veç kësaj, Tetova është ndoshta qyteti i vetëm ku nuk ka një zonë këmbësorësh apo të paktën një rrugë këmbësorësh, korzo”, thotë Vidoeski.

Sipas Vidoeskit, sjellja e Ligjit për denacionalizim dhe Ligjit për legalizim të ndërtimeve të paligjshme, gjegjësisht keqpërdorimi i tyre ka kontribuar për degradimin e shumë zonave të qytetit, të cilat në kohën e socializmit kanë pasur një plan konkret të përshtatshëm.

Pastaj, një gabim shumë i madh është lokacioni i objektit të teatrit të ri dhe bibliotekës. Me anë të tij u uzurpua një hapërsirë e çmuar publike e cila kishte për qëllim të mbetej ashtu, e pandëruar – thotë arkitekti Boshko Vidoeski. – Një pjesë të ndërtimeve të reja në qytet. (Foto: SDK.MK)

“Me ligjin e parë u mundësua kthimi i parcelave të caktuara ose pjesë të tyre te trashëguesit apo te pronarët e kaluar. Kështu, në Tetovë kemi raste kur është kthyer pornësia mbi një pjesë e një parkingu aktual apo një terreni sportiv. Kjo ëstë me të vërtetë diçka që nuk duhet lejuar. Me gjithë këtë punë lidhet Ligji për legalizimin e ndërtimeve të paligjshme, dhe fillojnë të ndërtohen gjithnjë e më shumë kate, shpesh herë me kushtet ë paplotësuara projektuese, të cilat legalizohen duke krijuar ndërtesa që kanë marrë hapësira të tëra nga një parking i dikurshëm apo nga një rrugë dhe park i dikurshëm. E gjithë kjo ngarkon edhe më tepër infrasturkutrën. Këtshtu janë shkatërruar shumë segmente në Tetovë, me të cilat individë të caktuar kanë nxjerrë përfitim nga ky ndërlikim ligjesh, në dëm të Planit”, thotë Vidoeski.

Sipas tij, “planifikimi” i këtillë i urbanizmit në qytet si pasojë krijon trafik, numër të pmjaftueshëm të vendeve të parkimit, rrugë të bllokuara nga komunikacioni, dhe sidomos që qyteti bëhet me ajër shumë të ndotur, një pasojë direkte e mënyrës së urbanizimit.

“Mospasja e gjelbërimit të paqeve me qëllim që të ketë më shumë fond për ndërtim do të thotë një temperaturë më e lartë mesatare e ajrit. Rritja e nivelit të gjelbërimit, gjegjësisht të pemëve të larta, përveç rolit të zakonshëm si pordhues të oksigjenit, janë edhe pastrues të pluhurit. Pa to ne thithim më shumë pluhur. Bekatonizimit dhe shtrimi me pllaka i oborreve nënkupon ngarkesë të infrastukutrës mbi kapacitetin tashmë të dobët të kanalizimit atmosferilk. Rrjeti i keq i komunikacionit mundëson më shumë automjete të qëndrojnë në një vend për shkak të trafikut, duke prodhuar gazra të dëmshëm. Këtu është dhe mosmbajtja e llogarisë së drejtimit të erërave karakteristike për Tetovën, duke e bllokuar qarkullimin e tyre me anë të shumë ndërtimeve”, thotë Vidoeski.

Vidoeski vazhdon të numërojë disa shembuj konkretë arkitektonike që janë gabime sipas tij.

“Në një kohë më të vonshme, një gabim trashanik është lokacioni për teatrin e ri dhe bibliotekën. Bashkë me të u uzurpua një hapësirë e madhe publike e cila fillimisht është planifikuar që të mbetej ashtu, e pandërtuar. Pastaj kemi Qendrën tregtare të qytetit. Me ndërtimin e saj, ajo nuk ka kontribuar në asnjë lloj mënyre për qendrën e qytetit. Kolacioni i Pazarit të qytetit përgjatë vitetve është vërtetuar të jetë fatkeq. Në arkitekturën e banesave, është tepërsisht e ngarkuar rruga Domo Gavroski-Kara. Kam vënë re edhe degradime të tjera në planifikim përgjatë bulevardit Bllagoja Toska, rrugët 29 Nëntori, Boris Kidriç, Bulevardi Ilindenska, JNA…Do të kisha përmendur edhe objektin para Shkollës së muzikës, i cili shkëputi një pjesë të madhe nga parku dhe me anë të kësaj e degradoi, dhe për më tepër gjendet në një zonë të dendur në nivel alarmant. E gjithë kjo, e parë nga këndvështrimi urbanistik e ka definuar Tetovën si një konglomerat kaotik të gjërave të papërfunduara”, thotë Vidoeski.

Për të përmirësuar gjendjen, në fillim nevojitet dëshirë dhe vullnet politik. Do të ishte i mirëseardhur edhe ndonjë korrigjim në rregulativën ligjore nëpërmjet të cilit do të kthehej pamja e dëshiruar e qytetit, por edhe ndryshime në ingerencat e profesionit “planner”, thotë arkitekti Vidoeski. Mendoj gjithashtu se për fat të keq të dikujt, Tetovës do t’i duhet edhe të rrënojë disa objekte. Pa çliruar disa hapësira për shfrytëzimin e lirë nga ana e qytetetarëve, nuk mund të bëhet shumë gjë për qytetin”, thotë arkitekti Vidoeski.

Z. ANDONOV 

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира