U THA EKOBILDORDI NË TETOVË, DHURATË NGA GJERMANIA ME VLERË PREJ 25.000 EUROVE

U THA EKOBILDORDI NË TETOVË, DHURATË NGA GJERMANIA ME VLERË PREJ 25.000 EUROVE Instalacioni ekologjik i quajtur “Druri i qytetit” i tha tre muaj pas vendosjes së tij (Foto: SDK.MK)

Për pak më shumë se tre muaj pas vendosjes së tij, pothajse është tharë instalacioni ekologjik i quajtur “Druri i qytetit”, gjegjësisht druri ekologjik apo ekobilbordi. Një pjesë e madhe e bimëve të cilat janë mbjellur në strukturën e tij janë zverdhur, ndërsa pjesa tjetër është vjedhur. Ky ekobilbord ka qenë i vendosur për të kontribuar drejt zvogëlimit të ndotjes së ajrit në qytet, pasi sipas donatorëve, ai ka aftësinë të neutralizojë 240 tonë dioksid karbon në vit, respektivisht të kompensojë për ndotjen e prodhuar nga 417 automobila në vit dhe ka të njëjtin efekt si 275 drunj.

Në të është mbjellur kombinim i kulturave specifike të myshqeve dhe bimëve vaskulare të cilat i largojnë grimcat PM, oksidet e azotit dhe ozonin nga ajri i ambientit.

Mirëpo, ç’rëndësi ka e gjithë kjo, kur tetovarët janë jashtëzakonisht të papërgjegjshëm për punët të cilat duhet të kontribuojnë në pastrimin e ajrit të ndotur në qytet. Disa prej tyre thjesht këpusin pjesë nga bimët e bilbordit apo i marrin me gjithë rrënjë.

“Ja, pikërisht para disa ditësh, ndërkohë që po rrija pranë këtij druri ekologjik, erdhi një grua dhe filloi të merrtë bimët e bilbordit. Madje pa pikë turpi hipi mbi banko që t’i arrijë bimët më jeshile të cilat ndodhen në pjesën e sipërme. Kur e pyeta se çfarë po bënte, ma ktheu me të bërtitur: “Më duhet për në shtëpi, ç’të duhet ty se çfarë bëj unë”, sikur të isha unë fajtori, e jo ajo. E pastaj, ankohemi se ajri i qytetit tonë është i ndotur. Si mos të jetë i tillë kur në vetë nuk përkujdesemi për të”, thotë një tetovar të cilin e takuam pranë bilbordit.

Ekobilbordi ka një sistem të veçantë për mirëmbajtjen e vet si dhe ujitjen, ndërsa çdo muaj kërkon vetëm pak përkujdes nga njerëzit. Se a ka degraduar sistemi i mirëmbajtjes, a është dashur që ndërmarrja publike e Tetovës të tregojë më shumë vëmendje ndaj kësaj çështjeje, apo ndoshta vjedhja e bimëve është shkaku për tharrjen e ekobilbordit, ne nuk mundeshim ta zbulojmë, pasi organet e autorizuara të pushtetit lokal nuk ishin të disponueshëm për një informacion të tillë.

Ky instalacion është dhuratë nga Gjermania, ndërsa në Tetovë është vendosur nëpërmjet organizatës joqeveritare “Eko-svest”, dhe me ndihmën finansiare nga disa firma të Maqedonisë. Vlera e tij është 25.000 euro.
Ekobildordet e këtilla janë gjithmonë e më tepër të pranishme në qytetet më të mëdha të botës si në Berlin, Drezden, Paris, Oslo, Hong-Kong, ndërsa në Maqedoni gjenden në Shkup dhe Tetovë.

Z. ANDONOV

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира